Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kritikoi LSDM-në dhe BDI-në për kaosin e shkaktuar me pajisjen e qytetarëve me dokumente personale. Ai u bëri thirrje deputetëve të mbështesin nismën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së për ndryshime në ligjin për dokumentet e udhëtimit siç u mbështet vazhdimi i afatit të patentë shoferit. Në këtë mënyrë sipas Mickoskit do t’i jepet fund golgotës së qytetarëve. “I bëj thirrje deputetëve që t’i japin fund golgotës së qytetarëve të mos mbetemi të burgosur dhe të paraburgosur për shkak të politikave të këqija, politikat joshtetërore të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Të mos jemi të paraburgosur…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim ishin të pranishëm zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Kjo është vizita e parë e Xhaferit në Bruksel si Kryeministër dhe Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, e përgëzoi për funksionin e tij, duke theksuar se periudha e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin, i cili duhet të zbatojë zgjedhje evropiane dhe të ruajë drejtimin…
Unë nuk e fsheh dhe publikisht e kam thënë që opozita shqiptare dua të jetë pjesë e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së. Këtu nuk ka asnjë dilemë. Por që kemi ndonjë marrëveshje, nuk kemi. Sepse, amerikanët kanë një deklaratë interesante që thonë “first in first”. Ejani fillimisht të mbarojmë punën e parë – detyrën e shtëpisë: të fitojmë zgjedhjet parlamentare dhe pastaj të vijmë te hapi i radhës, të bisedojmë se në çfarë ne mund të bashkëpunojmë dhe në çfarë baze do ta krijojmë koalicionin në Qeverinë e ardhshme. Por po, nuk e fsheh. Kështu në një intervistë ekskluzive për gazetën KOHA,…
Të martën në ora 09:40 në SPB-Tetovë është raportuar se ekipi i Emergjencës së Gostivarit ka intervenuar në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku ka gjetur të rënë në trotuar 63-vjeçarin K.N. nga Gostivari. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Rasti është duke u zbardhur.
Me tërheqjen e njërit prej kandidatëve për anëtar të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), janë hapur mundësitë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ta zgjedhë anëtarin e shtatë të KSHZ-së, kumtoi sot koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili mori pjesë në hapjen e shkollës së renovuar rajonale SHFK “Strasho Pinxhur” në fshatin Tarinci në Komunën e Karbincit. me këtë, siç thotë, tejkalohet problemi me vendin e zbrazur në KSHZ, të cilin duhet të plotësojë një anëtar i opozitës shqiptare. Theksoi se zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së bëhet me shumicë prej dy të tretave dhe…
Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski thotë se pasi refuzoi nënshkrimin e dekretit mbi Ligjin për kazinotë dhe bastoret, i njëjti duhet të kalojë në Kuvend në procedurë të rregullt, shkruan TV21. Pendarovski thotë se nëse kalon në procedurë të rregullt, është i obliguar me Kushtetutë që ta nënshkruajë të njëjtin. https://www.facebook.com/watch/?v=311613301892346 “Pas vendimit tim të djeshëm, nuk mund të hyjë me flamur europian, duhet të shkojë në procedurë të rregullt, ndërsa çfarë do të ndodhë, ashtu siç thotë Kushtetuta, nëse sot e miratojnë me 61 vota, sot do ta nënshkruaj”, theksoi Pendarovski.I I pari i shtetit tha se nuk e…
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar me qëllim të strehimit të viktimës së trafikimit, e njohur edhe si rasti i 11 vjeçares. Banesa prej 100 metra katrorë do të jepet në shfrytëzim për të dhe familjen e saj. Kryeministri Kurti tha se kjo dëshmon përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e viktimave, sidomos të atyre që janë viktima të dhunës. “Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar me sipërfaqe prej 100 metra katrorë për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe…
Lëvizja Anti-Bixhoz i ka reaguar presidentit Stevo Pendarovski për mos nënshkrimit të ligjit për lojërat e fatit. Nga atje thonë se Presidenti me mos nënshkrimit të ligjit, ai po mbron krimin dhe kriminelët të cilët pastrojnë para në vendin tonë. “President, mirë se erdhe në Tetova Vegas”, “Jeta nuk është kumar”, “Ti mbron grabitësit”, “Turpi nuk njeh kufi” etj, janë mbishkrimet në pankartat që duhet të të kishin dërguar në tempullin e dijes. Do të donim shumë të dinim se si do ta nisni temën e planifikuar sot “Rinia dhe Shoqëria” sa paradoksale aq edhe lojë e dyfishtë dhe e…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Bruksel ka takuar euro deputetët Ilhan Kjuçuk, Tonino Picula, Tineke Strik dhe Karlo Resler. Në delegacionin qeveritar që e kryeson Kryeministri Xhaferi janë edhe zëvendësi i parë i kryetarit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në takim u shkëmbyen mendime për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për politikat e Qeverisë në prag të zgjedhjeve të dyfishta në vend, si edhe për aktivitetet e Qeverisë që rrjedhin nga përgatitjet për realizimin e suksesshëm të Planit për rritje. Në vizitën e…
“Jo, më vjen keq. Seriozisht më vjen keq për gjendjen shpirtërore dhe emocionale të tij. Nuk do ja kisha dashur. E kam kundërshtar politik. Por unë e kuptoj… Mundohem ta kuptoj sepse jam gjatë kohë në politikë dhe shpesh herë në pavetedije i shprehim në opinion shqetësimet e brendshme tona”. Ky është reagimi i Bilall Kasamit në ClickPlus në TV21 pasi shikoi videon e deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit të dhënë vite më parë “kur fton partitë shqiptare të organizohen dhe të bashkohen”. Kasami: Beteja nuk është me Ali Ahmeti, beteja është me vetveten nëse do të realizojmë…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski urdhërori inspektim në punën e MPB-së për rastin e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në fillim të dhjetorit, për të cilën i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski. Toshkovski për “TV24” nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, përveç se dyshon në mënyrën se si ka vepruar MPB në zbardhjen e rastit dhe ka urdhëruar hetim për të parë nëse policia i ka respektuar të gjitha procedurat dhe standardet. “Cilido qoftë rezultati i shqyrtimit të brendshëm, publiku do ta dijë. Dyshimet e mia mund të jenë të pabaza, por kjo temë…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov sot nënshkruan marrëveshjen e re kolektive për të punësuarit në mbrojtje dhe pjesëtarët e Ushtrisë. Me këtë marrëveshje kolektive, në mënyrë të konsiderueshëm avancohet standardi i të punësuarve në mbrojtje dhe në tërësi vlerësohet puna e të punësuarve të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në alkën e sistemit të mbrojtjes. “Personeli i mbrojtjes është vërtet kyç në të gjithë sistemin e mbrojtjes. Më vjen mirë që krahas investimit në pajisje, po përmirësojmë njëkohësisht kushtet e punonjësve dhe standardin e tyre, si dhe reputacionin e tyre…

