Shpërthime të fuqishme u dënuan në orët e para të ditës së sotme në portin në qytetin Feodosia në bregun e Detit të Zi të Krimesë. Ky fakt u raportua nga forcat ajrore ruse dhe komandanti i saj i emëruar nga Rusia përmes Telegram. Videot e shkurtra të ngarkuara në këtë platformë tregojnë shpërthimet. Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë i instaluar nga Moska, tha përmes Telegramit se “zona e portit është rrethuar, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është kontrolluar. Të gjitha shërbimet kompetente të urgjencës janë në vend dhe banorët e shtëpive ngjitur do të largohen urgjentisht nga zona”, shtoi…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti,ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin. “Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”. “Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së. Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua nga fshati Vitomiricë në Pejë, e cila ka raportuar se ka përjetuar dhunë nga djali i bashkëshortit të saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 44-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari derisa ishte në gjendje të dehur i ka bërë presion, duke i shkaktuar dhunë psikike, për çka…
Në listat e opozitës shqiptare për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të ketë edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës. Kështu njoftuan dje nga Lidhja Europiane për Ndryshim, duke njoftuar se e gjithë fushata dhe programi politik, do të qëndiset në bashkëpunim mes tre partive që formuan Lidhjen Europiane për Ndryshim, dhe Vetvendosjen. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, nuk ka asgjë të keqe nëse partitë simotra mbështeten mes vete, mirëpo sipas tij, opozita duhet të risqarohet rreth deklaratave për pjesëmarrje të Vetëvendosjes në zgjedhje. Kovaçevski thotë se duhet të shihet ligji për zgjedhje dhe parti politike sepse nuk…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se në vitin 2024 do të ketë masa më rigoroze për pirjen e duhanit. “Sot flasim në kolegjiumin e rregullt të së hënës me shërbimet në Ministri. Do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit në vitin e ardhshëm, 2024, ndërkaq u nënshkrua protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Le ta mendojnë duhanpirësit se si më tej”, tha në përgjigjen e tij ministri Mexhiti. Në pyetjen se deri ku është procesi për përfshirje të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike me medikamentin “trikafta”, Mexhiti theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje pragmatike dhe…
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se është arrestuar një 43-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës në spitalin e Gositvarit. “Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24- dhjetor) rreth orës 17 në Gostivar kanë privuar nga liria 43-vjeçar S.Gj i cili më parë ishte raportuar nga 42-vjeçari L.B. nga Turcani i Vogël se në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit Ferid Murad, ku ai është i punësuar, e kishte sulmuar fizikisht atë. S.Gj. është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme, dhe gjithashtu është kërkuar për…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka ironizuar aksionin e policisë Finaciare për të hetuar blerjen e bredhit të vitit të ri. Ajo ka shpërndarë një fotografi duke luajtur shah me një babadimër, duke e shoqëruar me një koment ironik. “Duke pritur rezultatet e hetimit për bredhin”, ka shkruar Arsovska në Facebook. Reagimi vjen pasi sot u njoftua se inspektorët e Policisë Financiare do të hyjnë në qytetin e Shkupit për të shqyrtuar blerjen për dekorimin e kryeqytetit për Vitin e Ri, gjë që shkaktoi një ortek komentesh dhe reagimesh, ngriti edhe pyetja nëse ishte shpallur…
Nuk kam pasur një takim të fshehtë. Takimet sekrete nuk janë pjesë e karakterit tim. Nëse Kovaçevski dëshiron që të diskutojmë për qeverinë teknike apo për disa procese të tjera politike që pasojnë, jam në dispozicion, vetëm të koordinojmë terminet, kështu është përgjigjur në pyetjen e një gazetari kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski gjatë konferencës së sotme për media. Ai shtoi se nuk e sheh pse një takim i tillë do të mbahet larg syve të publikut dhe se populli është i ngopur me takime të tilla sekrete. “Ju e dini që kam kohë që e kërkoj një takim të…
Në teatrin politik të Kosovës, po zhvillohet një akt i ri nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti, teksa fshihen pëshpëritjet për zgjedhje të parakohshme në gusht të vitit 2024. Kështu vlerëson analisti Baton Haxhiu në një shkrim autorial të publikuar sot. Sipas tij, ky nuk është vetëm një cikël tjetër zgjedhor. “Është një lëvizje strategjike në një lojë komplekse gjeopolitike dhe një rrëfim i formuar nga dinamikat e brendshme dhe rrjedhat ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu. “Imagjinoni diasporën kosovare, të shpërndarë anembanë globit, që kthehet në atdheun e saj në zemër të verës dhe ndikimi i tyre nuk është vetëm numerik”.…
Sindikata e punëtorëve nga Administrata, Organet e Drejtësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve, përmes një proteste të qetë para Ministrisë së Financave, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese të ketë kujdes kur të merr vendimin final sa i përket kontestimit të shtesave prej 30% në pagat e administratorëve, përcjell TV21. Tërpe Deanoski nga kjo Sindikatë, thotë se punonjësit e administratës, edhe ashtu kanë paga të vogla dhe pas rritjes së shtesave për 30% ata kanë marrë kredi dhe nëse vendoset të shfuqizohet dekreti, atëherë ato administratorë do të detyrohen t’i kthejnë të gjitha të hollat prapa në buxhet. “Nëse sillet vendim për shfuqizim…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,53 % në raport me vendimin e datës 22.12.2023. Nga data 26.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 74,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 42,075 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës…
S’ka mbetur as edhe një javë për të pritur natën e ndërrimit të moteve, e në qendër të Shkupit po bëhen edhe përgatitjet e fundit për të përcjellë vitin 2023. “Më pak i zbukuruar se vitet e kaluara”, “nuk ka kush feston – kanë ikur të gjithë”, “skamje, nuk ka para”, ishin disa nga komentet e qytetareve që takuam në qendër të Shkupit. “Qendra është mizëri, nuk e ka atë bukuri më, për fat të keq. Kjo është mizëri. Nuk ka shtet, nuk ka qeveri, nuk ka kush të kujdeset për këtë shtet, çfarë të them, u zbraz më dhe…

