Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nuk dekretoi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për lojrat e fatit, bastoret dhe kazinot që u miratua javën e kaluar në Kuvend, përcjell INA.
Pas këtij vendimi të presidentit ka reaguar BDI, e cila theksoi se vendimi i presidentit është për keqardhje.
“Vendim për keqardhje i Pendarovskit. Dy vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë. Motivet i njohim të gjithë. Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, srb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijtë”, si edhe nga shoqatat antibixhoz.
Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijtë tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjërim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove. Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën. Nuk dorëzohemi nga kjo betejë dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegjë të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove“, thuhet në reagimin e BDI.
Por presidenti Pendarovski theksoi se “vendimi është sjellur pas një analize të detajuar të tekstit të Ligjit dhe të procedurës përmes të cilës ky ligj është sjellur si dhe pas konsultimeve të realizuara me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si njëri nga partnerët tanë më të rëndësishëm në procesin e bisedimeve.”
Pendarovski i bënë thirrje Kuvendit që prolongim, të filloj debati dhe procedura nga fillimi për këtë çështje, por në procedurë të rregulltë ligjore me debat të zgjeruar dhe inkluziv me të gjitha palët e tanguara, ashtu siç i takon, siç thonë më tej, një shteti parlamentar demokratik.(INA)