Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel, ku i pranishëm është dhe ministri shqiptar, Niko Peleshi. Peleshi zbuloi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë , ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuese e NATO-s përmes misioneve të saj, raporton Euronews Albania. Mes tjerash ai theksoi se Shqipëria po investon në mbrojtjen kombëtare, për blerjen e sistemeve të ndërlikuara ndërsa kanë në prioritet sistemin anti-dronë. “Baza ajrore e Kuçovës do të hapet me 4 mars, dhe portin e Porto Romanos duam ta fusim në këto plane. Të gjitha këto janë…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska ka shkruar një letër të hapur në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit, të cilat u shpallën dje. Grkovska në letrën e saj thekson se është shumë e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces të kenë parasysh vazhdimisht ligjet dhe parimet etike gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre. Ajo shtoi se zbatimi i drejtë i zgjedhjeve është baza dhe parakushti kryesor për inkorporimin e të gjitha parimeve të tjera të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës, transmeton Portalb.mk. Zëvendëskryeministrja vë theks të veçantë në rëndësinë e…
Tetëmbëdhjetë vjeçari Sh.I. nga Tetova, mbrëmë (14-shkurt) në ora 21:50, në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë, në të cilën ka qenë duke drejtuar veturën e tij “Volksfagen Polo” me targa të Tetovës, rreth orës 09:00 është sulmuar fizikisht nga disa persona. Më herët ai me veturën e tij ka aksidentuar një të mitur dhe kur ka dalë për të parë se çfarë ka ndodhur është sulmuar, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuat në Spitalin klinik të Tetovës. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Gazi Babës efektivët e policisë kanë arrestuar 34-vjeçarin me iniciale V.K. nga Shkupi, në veturën e të cilit është gjetur drogë e tipit heroinë, përcjell TV21. Me qëllim të sigurimit të provave shtesë, me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në tri lokacione në Shkup, ku policia ka hasur në vështirësi “Gjatë një prej bastisjeve, po ashtu në zonën e Gazi Babës, efektivët e policisë gjetën dy gra të cilat nuk pranuan të identifikoheshin. Njëra prej tyre është larguar nga vendi me veturën e pasagjerëve “Seat Leon” me targa…
Kryeprokurori i ri në RMV, Ljupço Kocevski thotë se prokuroria publike do të formojë lëndë për të gjitha denoncimet dhe nuk do të bëjë përjashtime. Këto Kocevski i tha pas deklaratës solemne që e dha para kryetarit të Kuvendit. I pyetur nëse do të ndërmarrë diçka për të hapur lëndë për vonesat që po shkaktohen në marrjen e dokumenteve personale për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit, kryeprokurori i ri Ljupço Kocevski, nuk dha detaje konkrete por u shpreh se lëndë do të hapet për çdo denoncim që arrin në prokurori, qoftë edhe me të dëgjuar, dhe se…
Gjatë javës së gjashtë të vitit 2024, nga data 5 deri më 11 shkurt, në vend u raportuan 1.875 raste të raportimeve për persona që vuanin nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 13.4 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e gjashtë të sezonit të kaluar, është rritur për 2.7 herë, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). “Gjatë javës së gjashtë raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP – RMV kanë mbërritur 56 materiale nga kontrollet rutinë për testime laboratorike, të…
Multimiliarderi Jeff Bezos ka shitur disa nga aksionet e tij në Amazon, duke e çuar vlerën totale të shitjeve në ditët e fundit në më shumë se 4 miliardë dollarë. Gjiganti i teknologjisë, të cilin Bezos e themeloi në vitin 1994, tha se ka shitur 24 milionë aksione të Amazon këtë muaj. Bezos shiti për herë të fundit aksionet e Amazon në vitin 2021. Në fillim të këtij muaji, kompania tha se ai po planifikonte të shiste 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, të cilat kanë vlerë rreth 8.4 miliardë dollarë. Bezos ka dhuruar gjithashtu aksione në Amazon si…
Njoftimi i Policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ura e 13-të”, dyshohet se për shkak të një defekti, është djegur plotësisht automjeti i shtetasit B. M., rreth 65 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
Riindërtimi i ekonomisë së Ukrainës pas pushtimit rus gati dy vjet më parë pritet të kushtojë 452 miliardë euro, sipas një studimi të ri nga Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe qeveria e Ukrainës. Vlerësimi i publikuar sot, të enjten, mbulon periudhën nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt 2022 deri më 31 dhjetor 2023 dhe përcakton sasinë e dëmeve të drejtpërdrejta materiale në ndërtesa dhe infrastrukturë tjetër, ndikimin në jetën dhe jetesën e njerëzve dhe kostot për “përmirësimin e rindërtim”, tha Banka Botërore. Ky vlerësim 10-vjeçar është dukshëm më i lartë se vlerësimi prej 411 miliardë dollarësh…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan Maqedoni ka folur për mënyrën se si bashkë me kryeministrin Xhaferi zgjodhën problemin e fëmijëve të Çashkës dhe mësimit të tyre në gjuhën amtare. Shaqiri ka deklaruar se gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur problemi në fjalë ka qenë në kontakt me prindërit, fëmijët dhe autoritetet locale, shton se gjithmonë është mbështetur në të drejtën që kushtetuta e garantonë mësimin në gjuhën amtare. “Jam thirur nga e drejta kushtetuese e gjithësecilit, padallim, që duhet tu mundësohet e drejta për mësim në gjiuhën amtare. Nga…
Largohet nga banesa 36 vjeçarja nga Tetova bashkë me djalin e saj 4 vjeçar, familjarët e shqetësuar kërkojnë ndihmë për t’i gjetur! 36 vjeçarja M.S. bashkë me djalin e saj 4 vjeçarë S.S. është larguar nga banesa me lokacion përballë Universitetit të Tetovës, dje më datë 14 shkurt, në orët e mbrëmjes pa njoftuar familjarët të cilët të shqetësuar rastin e kanë lajmëruar në polici dhe kërkojnë ndihmën tuaj për informacione shtesë nëse dikush i ka parë dikund shkruan Pa Censurë!
OBRM-PDUKM sot ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se se përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 milionë denarë. “Qeveria në largim po përgatit një krimi të madh që peshon 9 miliardë denarë. LSD dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 miliardë denarë para publike përmes kompanive të afërta të tyre. Pak para zgjedhjeve, qeveria në largim shpall dy nga tenderët ndoshta më të mëdhenj të zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Rreth 6 miliardë denarë për importin e thëngjillit dhe rreth 3 miliardë denarë me TVSH për nxjerrjen e thëngjillit dhe mbeturinave në TEC…

