Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informacioni për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës A2, pjesa Kërçovë-Ohër. “Është konfirmuar se ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër është prioritet. Dhe Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, është e vendosur të vazhdojë përfundimin e tij, si pjesë e Korridorit 8 evropian. Qeveria autorizoi Zyrën e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, për të filluar negociatat me kontraktorin, për të përfunduar një aneks të kontratës, për të zgjatur…
Author: Hamdi Kumanova
Nga MPB thonë se është zbardhur plotësisht grabitja e 26 nëntorit në fabrikën për kanabis medicinal në Çegran, përcjell TV21. Për rastin në fjalë janë arrestuar 5 persona. “Pardje dhe dje (26.12 dhe 27.12.2023) policët kanë privuar nga liria pesë persona, ndërsa zyra e jashtme për çështje kriminele në Gostivar, deri te PTHP ka parashtruar kallëzim penal në për veprën penale “grabitje” kundër; N.I.(39) nga Dibra, N.R.(29) dhe G.S.(36) nga Struga dhe gostivarasit R.B.(32) dhe G.B.(18). Ata dyshohen se me datën 26 të muajit të kaluar, rreth orës 22:30 kanë sulmuar fizikisht punonjësin e sigurimit të fabrikës në Çegran,…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot informoi se Armata e Maqedonisë nuk ka mundur t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për ndihmë ushtarake, transmeton Portalb.mk. Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë sonë, fatkeqësisht kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive, sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, përkatësisht e nevojës së ushtrisë maqedonase, informoi ministrja Petrovska. Ushtria maqedonase i ka dhuruar dy herë pajisje ushtarake Ukrainës, e cila kufton kundër Rusisë që nga shkurti i vitit 2022. Shumica e pajisjeve të dhuruara në Ukrainë ishin të vjetruara dhe ushtria maqedonase nuk…
Ljupço Janevski pas gati gjashtë vitesh që ishte në krye të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT), dha dorëheqje nga pozita e drejtorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thotë ai në një deklaratë për AIM-në, dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Në postimin e djeshëm në Facebook, në të cilin njofton për dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit në Agjenci, Janevski thotë se në pesë vitet e fundit që kur është në krye të Agjencisë, janë arritur rezultate historike. “Rezultatet historike që kemi arritur në 5 vitet e fundit flasin për punën tonë. Ajo që…
Prokurorja Fatime Fetai, e cila dje u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publik, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, Fetai bëri apel deri te Këshilli ta rishqyrtojë aplikimin e saj. “Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se plotësohen që në zgjedhjen tonë për prokurorë. Nëse nuk i plotësojmë këto dy kushte, nuk do të mund të punonim fare si prokurorë”,…
SPB Tetovë sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në fshatin Çellopek, në të cilën humbën jetën dy persona dhe u plagosën tre të tjerë. “Me datë 27.12.2023 rreth orës 14.30 në fshatin Çellopek Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Reparti Policor Zherovjanë, kanë kanë ndaluar I.I.(59) nga fshati Çellopek, duke vepruar pas raportimit se rreth orës 14:10 në fshat me armë zjarri ka vrarë të afërmit e tij F.Xh.(52) dhe M.Xh.(28) dhe ka plagosur A.Xh.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. I dyshuari, i cili gjithashtu është lënduar me…
Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska informoi se po punohet që të gjithë personat që janë në listën e zezë të SHBA-së të mos kenë poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Siç tha ajo, masa ka për qëllim rritjen e besimit te institucioneve. “Unë dhash iniciativë të cilën Qeveria e pranoi, për ndryshimin e Ligjit për masat kufizuese me të cilin do të rritet shtrirja e masave kufizuese dhe do t’i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, ndërsa me trupin koordinues të përbërë nga disa institucione u dakorduam të shtohen edhe…
Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 137-të, në të cilën do të parashtrohen pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë plenare mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Kjo është seanca e fundit për parashtrim të pyetjeve të deputetëve. Konform praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua shtrojnë deputetët e opozitës.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i ka bërë thirrje partisë opozitare OBRM-PDUKM që t’i respektojë dispozitat ligjore për pjesëmarrjen e saj në qeverinë teknike, e cila duhet të nisë punën më 27 janar 2024. Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 maj. Pjesë e kësaj qeverie duhet të jetë edhe opozita, së cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta,…
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, të kapur në flagrancë me 2 kg kokainë. Si pjesë e një kontrolli midis San Benedetto del Tronto dhe Ascoli Piceno, një patrullë, e përbërë gjithashtu nga qeni ushtarak si dhe një qen nuhatës droge, ndaloi një makinë “Jeep Renegade” me një burrë dhe një grua në bord. Gjatë verifikimit të dokumenteve të qarkullimit dhe drejtimit të automjetit, qeni “Denzel” tërhoqi vëmendjen e mbajtësit të tij duke treguar për praninë e mundshme të një lënde narkotike. Policia ka kryer kontroll të detajuar në makinë dhe ka gjetur të fshehura në mënyrë të…
Prokurorja Fatime Fetai, e cila sot u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, thotë për “Fokus” se Këshilli duhet ta rishqyrtojë këtë vendim. Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste, përcjell Telegrafi. “Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se i plotësojmë…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bëri të ditur se në vend është kryer edhe një transplant i zemrës dhe veshkave. “Falë humanizmit të një familjeje, e cila me gjithë dhimbjen e humbjes së një familjari, arriti të mbledhë kurajo dhe të vendosë të shpëtojë jo një, por disa jetë, sot tre pacientë morën organe të shëndetshme dhe një shans për një jetë të re. Shprehi falënderim të madh familjes së donatorit, shpreh ngushëllimin e thellë për humbjen e tyre, por edhe respekt për vendimin e tyre, për humanizmin dhe guximin e tyre. Jeta mund të jepet si dhuratë vetëm nëse…

