Është parandaluar hyrja dhe dalja e paligjshme e devizave në Maqedoni, në vlerë prej 18 mijë eurove, përcjell TV21. Në tre raste të ndryshme, gjatë kontrollit të udhëtarëve, doganierët zbuluan sasi më të mëdha të devizave, të cilat udhëtarët në mënyrë të paligjshme donin t’i transferonin pa i deklaruar. Siç informojnë nga Drejtoria doganore, në të dyja rastet bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi të pyetur nga doganierët nuk kanë paraqitur asgjë për kontroll doganor. “Në të njëjtën kohë gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, te një shtetas grek…
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 27.12.2023 në ora 20.10 në SPB Shkup, nga Burgu Idrizovë, është raportuar se me datë 26.12.2023 në burg, për shkak të moszgjidhjes së marrëdhënieve për shkak të një borxhi, i dënuari A.M.(27) është sulmuar me send të fortë nga i dënuari. B.R (33), të dy nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Me datë 27.12.2023 në ora 13:30 në bulevardin “Osloboduvanje” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë privuar nga liria A.E.(28) nga fshati Arangel i Kërçovës. Ai me letërnjoftim të një personi tjetër dhe pa pëlqim ka tentuar të marrë kredi nga një kompani kreditore në Kërçovë dhe në këtë mënyrë të përfitojë përfitim pasuror të kundërligjshëm. Gjatë kontrollit në vendin e tij, efektivët e policisë i gjetën dhe i konfiskuan letërnjoftimin. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tijdo të bëhet kallëzimi përkatës.Pa Censurë
Të njëjtin fat me autostradën Kërçovë-Ohër e ndan edhe pishina e mbyllur në Ohër. Ky objekt sportiv ka tetë vite që po ndërtohet ndërsa pushteti jep vetëm premtime. Nga viti i kaluar këtu nuk zhvillohet asnjë aktivitet ndërtimor. Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski tani premton se pishina do të jetë gati deri në shtator të viti 2024. Premtimi i mëparshëm ishte se projekti do të përfundonte në fund të vitit të kaluar. “Kemi pasur probleme me kontraktorin: Jo për fajin tonë, sigurisht për fajin e tij. Tashmë janë gjetur nënkontraktorë të ri, fillojnë nga data 7-10…
Sa i përket anëtarit në KSHZ, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, thotë se nuk ka asgjë të keqe që vendin e lirë ta merr Aleanca për Shqiptarët dhe anëtarët të jenë pesë me dy, shkruan TV21. Sipas Llogës, një praktikë të tillë ka patur edhe në vitin 2020 dhe zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike. Lloga propozon që përbërja e KSHZ-së të zgjerohet në nëntë anëtarë. “Unë e di se në vitin 2020 ne kishim praktikë të tillë ku shumica kishte pesë anëtarë të KSHZ-së ndërsa opozita dy, ndërsa zgjedhjet ishin fer dhe demokratike. Nëse njëherë ju keni…
Në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave Fatmir Besimi, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, informoi se është miratuar punësimi i përhershëm për 1.117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike, transmeton Portalb.mk. “Investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Në krijimin e politikave shëndetësore, jetike është zgjidhja e statusit të mjekëve, tteknikëve, personelit mjekësor dhe jomjekësor me punësim të përhershëm. Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi…
Qeveria rekomandon që gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, gjegjësisht më 31 dhjetor të vitit 2023 dhe 1 janar 2024 dhe 7 janar dhe 8 janar të vitit 2024, të punojnë shitoret, tendat dhe kioskat të cilat kryejnë tregti me pakicë. Propozues është Ministria e Ekonomisë. Ky rekomandim është nga mbledhja e sotme e 214-të e Qeverisë. Siç informon shërbimi qeveritar për informim, qëllimi i këtij rekomandimi është që tu dilet në ndihmë nevojave të qytetarëve gjatë festave, veçanërisht në qytetet më të vogla dhe vende ku nuk ka qendra tregtare. “Gjithashtu gjatë festave të…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) në fillim të muajit janar do të mban Kuvendin Qendror në të cilin do të vendoset se si subjekti i udhëhequr nga Arben Taravari do të vepron në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Taravari tha se ka një vendim të kryesisë se ASH-ja duhet të shkon vetëm, por i njëjti mund të vërtetohet ose ndryshohet varësisht kërkesës së anëtarësisë. Kreu i ASH-së pranoi se momentalisht në negociatat është edhe me BDI-në edhe me opozitën shqiptare, shkruan Alsat. “Ka një vendim të kryesisë së partisë me të cilin neve duhet të dalim vetë në zgjedhjet parlamentare. Ky vendim…
Përkatësia etnike nuk mund të jetë profesion, thotë kryeministri Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes pse Klinika Gjinekologjike ka shpallje për punësim vetëm për mjekë të përkatësisë shqiptare. “Përkatësia etnike është profesion vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe askund tjetër në botë”, tha Kovaçevski. Ai megjithatë ka theksuar se shpallja për punësim në Gjinekologji është sipas ligjit. Edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pajtuar që të trajtohet përvoja dhe njohuria, jo përkatësia etnike, por ka shtuar se shpallja është sipas ligjit./Telegrafi
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se ndihma financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare është paguar. Në këtë grup të pagesave përfshihen përfituesit e shtesës së veçantë, përfituesit e së drejtës së shtesës për shkak të nevojave të veçanta, prindër e vetëm, të cilët janë përfitues të regjistruar të ndihmës minimale të garantuar dhe shfrytëzuesit e së drejtës për pension në shumën deri në 19.000 denarë. Nga MPPS-ja informojnë se mbështetja financiare për shfrytëzuesit e përfshirë me këtë ligj është 2.000 denarë në muaj për shfrytëzuesit e shtesës së veçantë, për shfrytëzuesit e së drejtës së shtesës për shkak…
Ish-gazetari Musa Ibrahimi do të jetë deputeti i ri në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër të Qeverisë teknike. Këtë e bëri të ditur Xhaferi në brifingun e fundit me gazetarë këtë vit. Xhaferi potencoi se në listën zgjedhore i radhës ka qenë ministri aktual i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, por siç informoi, ai mbetet në pozitën aktuale. Musa Ibrahimi më herët ishte deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në përbërjen parlamentare 2014-2016.
Në rajon, jeta e punës e grave dhe burrave gradualisht po barazohet dhe më shpesh burrat dalin në pension në moshën 65 vjeç. Sipas legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, si burrat ashtu edhe gratë, nëse kanë të paktën 15 vite stazh, dalin në pension në moshën 64 vjeç, ndërsa gratë zgjedhin të dalin në pension edhe më herët, në moshën 62 vjeç. Sipas informacioneve, në institucionet shtetërore gratë tentojnë të qëndrojnë në punë deri në moshën 64-vjeçare, ndërsa në sektorin privat, edhe nëse duan, u bëhet presion për të dalë në pension, por shumë prej tyre u ofrohet të qëndrojnë…

