Propozimi i Partisë Demokratike Evropiane për anëtar të KSHZ-së Zulfi Adili është tërhequr nga gara për anëtar të KSHZ-së. Këtë për Alsat e konfirmojnë nga grupi parlamentar i opozitës shqiptare por edhe nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Lidhja Evropiane për Ndryshim pret që pas këtij hapi, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime të caktojë vazhdim të seancës për ditën e nesërme dhe të zgjedhë kandidatin e tyre për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demirin. Çështja ishte problematizuar prej muajsh pasi opozita shqiptare këmbëngulte se i takon pozita e anëtarit në KSHZ me qëllim që procesin zgjedhor të jetë i besueshëm dhe fer. Ata kishin akuzuar ish kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Marija Georgievska për bllokim të qëllimshëm.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Protestat në Shqipëri: A po e rrezikojnë stabilitetin e Ramës dhe rrugën drejt BE-së?
- ‘Çmendet’ Benita, shfaqet e zhveshur nga dhoma e gjumit
- Parashikimi i motit
- Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë koke boshë
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta
- Zjarri shkatërron pjesë të Gjykatës së Lartë në Tiranë
- IOM: Zhvendosjet e përsëritura përkeqësojnë gjendjen e strehimoreve në Gaza në prag të dimrit



