Lidhja Evropiane për Ndryshim e vlerëson si humbje për shqiptarët zgjidhjen e Qeverisë për arsimin shqip në Çashkë. Në reagimin e opozitës shqiptare thuhet se në rastin e Çashkës nuk shihet asnjë triumf i shqiptarëve, por vetëm fitore e VMRO-DPMNE-së. Nga LEN thanë se zgjidhja e Talat Xhaferit është si në kohën e “aparteidit”, e arritur nën presion dhe në favor të prindërve, të cilët, të motivuar politikisht, protestuan kundër të drejtave elementare njerëzore të fëmijëve shqiptarë. Sipas LEN-it kthimi i kompetencave të arsimit për kryetarin e Komunës së Çashkës është shenja më e madhe e pafuqisë së BDI-së. Prandaj, shtojnë se duhet kujtuar BDI-së se shqiptarët nuk janë mysafirë në këtë vend, por janë realitet demografik, historik, ekonomik e politik. / Alsat.mk
Data 18.10.2026
Aktuale
- Protestat në Shqipëri: A po e rrezikojnë stabilitetin e Ramës dhe rrugën drejt BE-së?
- ‘Çmendet’ Benita, shfaqet e zhveshur nga dhoma e gjumit
- Parashikimi i motit
- Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë koke boshë
- Të dhënat e protestave në Tiranë: Flakët përfshijnë Gjykatën e Lartë
- Mevlan Ademi solidarizohet me studentët e Tiranës, publikon foto nga protesta
- Zjarri shkatërron pjesë të Gjykatës së Lartë në Tiranë
- IOM: Zhvendosjet e përsëritura përkeqësojnë gjendjen e strehimoreve në Gaza në prag të dimrit



