Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se rafineria kryesore e naftës në vend, e operuar nga Gazprom Neft i Rusisë nëpërmjet Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), nuk arriti të sigurojë licencën e SHBA-së të kërkuar për të vazhduar operimin nën sanksione dhe tani do të mbyllet. Duke folur pas një takimi në Beograd me zyrtarët që mbikëqyrin stabilitetin dhe sigurinë energjetike të Serbisë, Vuçiç foli për mbylljen e afërt të rafinerisë, e cila është përballur me muaj të tërë zgjatjesh që kur u listua nën sanksione më 10 janar së bashku me Gazprom Neft, një nga prodhuesit dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e ndaluar dje, 2 dhjetor, në kuadër të një hetimi për mashtrim që përfshiu Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm dhe Kolegjit të Europës, u lirua gjatë natës, rreth orës 01:00. Kështu raportojnë mediat italiane si La Repubblica apo Corriere della Sera. Janë liruar edhe dy të ndaluarit e tjerë, Stefano Sannino dhe një drejtues i Kolegjit. “Sipas deklaratës së policisë gjyqësore federale belge, pas intervistimit, tre individët u njoftuan zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta. Akuzat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij, këngëtarin shqiptar – Bejta. Në pamjet të cilat janë publikuar në rrjete sociale, pos Bejtës i pranishëm shihet të ketë qenë edhe aktori Flamur Aljiji. Beja u bë i famshëm me këngën e tij “Lule” e cila pushtoi estradën dhe e njëjta numëron mbi 30 milionë klikime në YouTube.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme, se sa si rrjedhojë ekskluzive e aftësisë së kufizuar. Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. Përpjekjet e OBSH-së për të mbështetur shtetet…
Turqia, në parim është e gatshme që me pjesëmarrjen e partnerëve të tjerë, të marrë përgjegjësinë dhe të udhëheqë sigurinë në Detin e Zi, në lidhje me garancitë e sigurisë që do të ofrohen bazuar në një marrëveshje paqeje të rënë dakord nga palët pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Sipas burimeve diplomatike turke, të informuara mbi sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, Turqia paralajmëron kundër rrezikut të zgjerimit të luftës drejt brigjeve të saj dhe përhapjes në të gjithë rajonin e Detit të Zi dhe thekson se nuk do të lejojë që siguria e Detit të…
Administrata Trump ka pezulluar të gjitha përpunimet e imigracionit për qytetarët e 19 vendeve që kanë qenë nën një ndalim udhëtimi që nga qershori, duke ngrirë aplikimet për karta jeshile dhe shtetësi amerikane, sipas një konfirmimi nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së , siç raportohet nga New York Times. Pezullimi mbulon qytetarët nga vendet që i janë bashkuar kufizimeve të administratës Trump, duke përfshirë Afganistanin, Myanmarin, Çadin, Republikën Demokratike të Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin , të cilat janë nën një ndalim të plotë, si dhe vendet me kufizime të pjesshme…
Një samit pesë-orësh në Kremlin mes presidentit rus Vladimir Putin, Steven Witkoff dhe Jared Kushner nuk ka sjellë ende një kompromis mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë. Lajmin e konfirmoi këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, i cili tha për AFP se “një kompromis nuk është gjetur ende”, sidomos në lidhje me territoret e pushtuara në Ukrainë. Sipas Ushakov, “disa propozime amerikane duken pak a shumë të pranueshme”, por palët duhet të vijojnë negociatat pasi “ka ende shumë punë për t’u bërë”. Ndërkohë, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje historike…
Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington, duke komentuar situatën në Ukrainë, të cilën e përshkroi si një “rrëmujë”. “Po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje. Kam zgjidhur tetë luftëra. Kjo do të jetë e nënta dhe njerëzit tanë janë në Rusi tani për të parë nëse mund ta zgjidhim,” tha Trump. “Nuk është një situatë e lehtë, më lejoni t’ju them. Çfarë rrëmuje,” shtoi ai. Komentet e ish-presidentit vijnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Irlandë, shprehu një ton më optimist. Në një aktivitet…
Kryetari i Dibrës Fisnik Mela së bashku me ekipin e komunës dhe koordinatorët e projektit, inspektuan punimet ndërtimore që po kryhen në tre rrugë në qytet, informuan nga pres shërbimi i komunës. “Këto projekte janë pjesë e angazhimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës lokale, sigurimin e cilësisë së lartë të ndërtimit dhe respektimin e afateve. Për ne, çdo metër rrugë e rregulluar përfaqëson një hap përpara drejt një Dibre të lidhur, më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar”, tha Mela. Ka shprehur bindje se punimet do të përfundojnë shumë shpejt dhe rrugët do të vihen në…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e filloi serinë nacionale të punëtorive kushtuar mbështetjes së komunave në përgatitjen dhe realizimin e sa më shumë projekteve për efikasitet energjetik. Këto tranime, siç kumtojnë nga Ministria, do të mbahen në disa qytete të vendit me qëllim që të përforcohen kapacitetet lokale dhe të avancohet zbatimi i standardeve evropiane në planifikimin energjetik. Në kuadër të kësaj nisme sot në Shkup u mbajt punëtori për ndërtim të kapaciteteve të administratës komunale për prëgatitje të programeve për efikasitet energjetik. Ngjarja realizohet në përputhje të projektit Mbështetje për reformat energjetike në RMV, financuar nga…
Studentët e universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup vazhdojnë të mos kenë linja të rregullta dhe të qasshme drejt kampusit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme ndaj autoritetetve. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup për Portalb.mk njoftoi se ende është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Ndërmarrja e Transportit Publik dhe Qytetit të Shkupi për hapjen e linjës së re të transportit publik, e cila pritet të lehtësojë lëvizjen e studentëve nga konvikti “Pellagonia” deri te kampusi universitar. Qyteti i Shkupit vazhdon të injorojë këtë kërkesë dhe pyetjet gazetareske, raporton Portalb.mk. Sipas njoftimit, universiteti ka dorëzuar disa kërkesa zyrtare, së bashku me…
Po shqyrtohet mundësia, që gjobat të shtyhen me afat deri në fillim të shkurtit (1 shkurt). Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë nëse do të nevojitet edhe një muaj shtesë për adaptimin. Ndoshta do të vazhdojmë edhe plus një muaj, me qëllim që të sigurohemi nëse qytetarët janë njoftuar mire me rregulat e reja”, ka thënë njeriu i parë i Ministrisë së Punëve të Brenndshme (MPB) Pançe Toshkovski. Veturat e huaja të cilat do të bëjnë shkelje të dispozitave ligjore në trafik në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndalohen ta kalojnë kufirin (gjatë daljes nga shteti), por shoferët…

