Author: Hamdi Kumanova

Një bombë molotov është vendosur nga persona të panjohur mëngjesin e sotëm jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos në Greqi. Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit. Për pasojë automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës. Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja…

Lexo më Shumë

Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazhe. Burimet e medias nga organet e sigurisë, mësojnë se deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI). Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës. Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, ku për motive akoma të panjohura u gjuajt në drejtim të një shtëpie. Viktima e këtij rasti ka kërkuar ndihmë në Polici dhe ka zbuluar identitetin e të dyshuarit. Media merr vesh se rasti është denoncuar nga një 26-vjeçar, i cili ka raportuar se djali i hallës së tij është personi që ka shtënë me armë te shtëpia e tij, e po ashtu edhe në drejtim të veturës së tij. Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar nga shkrepjet me armë dhe tashmë janë…

Lexo më Shumë

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërtojë një linjë mbrojtjeje përgjatë kufirit të bllokut me Rusinë dhe Bjellorusinë për të mbrojtur BE-në nga kërcënimet ushtarake dhe veprimet e tjera të dëmshme nga Moska, përcjell Bota sot. Udhëheqësit e katër vendeve, të cilat secili ndajnë një kufi me Rusinë ose Bjellorusinë, hartuan një letër drejtuar Presidentit të BE-së duke detajuar shkallën dhe koston e projektit. Vendeve të BE-së do t’u kërkohet të angazhohen për mbështetje politike dhe financiare. “Krijimi i një sistemi të infrastrukturës mbrojtëse përgjatë kufirit të jashtëm të BE-së me Rusinë dhe Bjellorusinë…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, e ftoi Prokurorinë Publike që të shqyrtojë funksionimin e NP “Hekurudhat” dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, mbi bazë të raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion. Nikollski beson se Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të “Hekurudhave” ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, projekt për të cilin thotë se ka rreziqe arbitrazhi, si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër me 175 milionë euro, për të cilat janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit. Për fazën…

Lexo më Shumë

Ashensori në të cilin kishte ngecur një ekip i ndihmës së shpejtë ka rënë nga kati përdhes në bodrum, njoftoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov. “Ashensori ra nga kati përdhe në bodrum. Në të kishte një ekip mjekësor të urgjencës, të paktën 4 persona ndodheshin në ashensor në momentin e rënies. Nuk kishte pacient”, thotë Angellov. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën Hristo Tatatrçev në Kisella Vodë të Shkupit.

Lexo më Shumë

Sipas marrëveshjes xhentëlmene në koalicionin qeveritar, Izet Mexhiti do të jetë zv. kryeministër i parë i Qeverisë, konfirmoi sot kryeministri Hristian Mickoski “Sipas ligjit që është në fuqi, Qeveria apo kryeministri ka zëvendës, ndërsa marrëveshjen që kemi brenda koalicionit është që të ketë zëvendëskryeministër të parë dhe ai do të jetë Izet Mexhiti. Por kjo është jashtë ligjit. Ligji thotë apo nënkupton vetëm zëvendës të kryetarit të Qeverisë. Ajo që deri tani është bërë në të egër dhe joligjore, nuk do të jetë praktikë në punën e kësaj Qeverie. Por, po, marrëveshja xhentëlmene në kuadër të koalicionit…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se më 25.06.2024 në orën 22:30, në SPB Tetovë B. Sh. (23) nga Tetova dhe A. Sh. (18) nga Tetova raportuan se po atë ditë rreth orës 20:30, në kryqëzimin e rrugëve “Bllagoja Toska” me rrugën “117”, ata dhe nëna e tyre ishin sulmuar fizikisht nga J. J. dhe A. N. Gjatë incidentit, J. J. i ka shkaktuar lëndime A. Sh. me një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një paraqitje e duhur.

Lexo më Shumë

Qytetarët e vendit kanë besimin më të madh te Hristijan Mickoski, më shumë se gjysma presin që qeveria e re të jetë më e mirë se ajo e mëparshme, një e treta kanë mendim pozitiv për përbërjen e Qeverisë së re, ndërsa nëse do të kishte zgjedhje numrin më të madh të votave do të fitonte VMRO- DPMNE, tregon anketa e Institutit për Hulumtime Politike (IPIS) e kryer përmes telefonit me mostrëen e 1089 të anketuarve të rritur në periudhën 18-21 qershor 2024. Në pyetjen se te cili politikan keni më shumë besim, 27,8 për qind kanë zgjedhur Hristijan Mickoskin,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se të gjithë pensionistët në vend nga shtatori do t’u rriten pensionet për 2.500 denarë. Rritje të re për 2.500 denarë do të ketë në mars të vitit të ardhshëm, transmeton Portalb.mk. Mickoski tha se aktualisht nuk ka para në buxhet për rritjen e pensioneve, por me ribalancimin që duhet të miratohet në gusht do të sigurohen para për rritje lineare të pensioneve. “Buxhetit i mungojnë 2,5 miliardë denarë apo 40 milionë euro për pagesën e pensioneve aktuale. Ato para janë shpenzuar për gjëra me të cilat organet hetimore do të merren shumë në periudhën…

Lexo më Shumë

Sindikata e policisë në Maqedoni sot deri te PTHP Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave O.S., në momentin e kryerjes së veprës penale ministër i Punëve të Brendshme dhe D.Ç kryetare aktuale e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurat e punësimit në shkallë të dytë, për shkak të dyshimit të kryerjes së dy veprave penale “shkelje e së drejtës së marrëdhënies së punës” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Pas procedurës së zhvilluar më parë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të punonjësit në MPB për shkelje të lehtë të disiplinës së punës, i paraqituri i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se zbardhi plotësisht rastin e denoncuar në Departamentin për krime kompjuterike me datë 24.06.2024 nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese D.K., i cili ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të drejtuar nga S.I. përmes një rrjeti social. Nga MPB thonë se menjëherë pas denoncimit, MPB ka marrë masat përkatëse dhe është zhvilluar bisedë zyrtare me S.I në SPB Tetovë. “Sot (26.06.2024), Departamenti për krime kompjuterike ka bërë kallëzim penal kundër S.I. (69) për veprën e kryer “rrezikimi i sigurisë” neni 144 paragrafi 5 i paraparë dhe i dënueshëm me…

Lexo më Shumë