Më datë 26.06.2024 në ora 22:00, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë së Tearcës në rrugën rajonale nga fshati Përshevcë për në fshatin Jegunovcë kanë privuar nga liria J.Xh. (21), A.F. (23) dhe D.Sh. (18), të gjithë nga fshati Nerashtë. Gjegjësisht, kur zyrtarët policorë iu afruan automjetit të pasagjerëve “Audi” me shenja regjistrimi tetovare në të cilën ndodheshin personat, D.SH. hodhi marihuanën nga dritarja. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, më pas do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Prokurori publik nga Prokuroria publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 22-vjeçari i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – “Zhvatje” nga neni 259 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal. I dyshuari me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm përmes rrjeteve sociale ka kontaktuar një 20 vjeçare nga Shkupi, së cilës i është prezantuar rrejshëm dhe më pas e ka kërcënuar për një kohë të gjatë se nëse nuk i paguan 300 euro, do publikonte foto komprometuese si dhe video material, transmeton Pa Censurë. E kërcënuara i ka paguar 150 euro, por ai ka vazhduar…
Më datë 26.06.2024 në ora 13:15, zyrtarët policorë nga vendkalimi kufitar Jazhincë kanë privuar nga liria Z.N. (67) nga R. e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të padeklaruar në zonë. Pas dokumentimit të çështjes, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.TS
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, theksoi se koncepti aktual për arsim fillor nuk jep rezultate dhe duhet të ndryshohet. Ajo gjatë takimit me drejtorin e Byrosë për Zhvillim e Arsimit (BZHA), Abdulfeta Fetai, tha se aspekte të caktuara të Konceptimit për arsimin fillor do të pësojnë ndryshime, sepse as mësimdhënësit, e as nxënësit dhe as prindërit nuk janë të kënaqur me implementimin dhe efektet e arritura. Gjatë takimit mes Fetait dhe Janevkës u diskutua për gjendjet aktuale në arsim dhe përpjekjet për përmirësimin e tij, në interes të krijimit të gjeneratave kualitative të nxënësve. “Planifikuam që historia, gjeografia,…
Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë. “Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska. Petrovska tha se…
Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, kërkon që prokuroria të hetojë pse faza e tretë e planifikuar e hekurudhës drejt Bullgarisë do të kushtojë 24 milionë euro për një kilometër hekurudhë. Auditorët zbuluan se janë paguar 4.6 milionë euro komisione për shkak të vonesave të projekteve. E planifikuar 150 vjet më parë, hekurudha drejt Bullgarisë, një projekt rekord i premtuar nga të gjitha partitë politike në 30 vitet e fundit, duhet të bëhet objekt hetimi nga Prokuroria. Kështu ka pohuar ministrit i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski. Ai pohon se Prokuroria duhet të përcaktojë se…
MPB njofton se sot (27.06.2024) rreth orës 4, oficerët e policisë nga ekipi operacional për kërkime në bashkëpunim me Njësinë e Policisë së Intervenimit të Departamentit Rajonal të Policisë në Shkup arrestuan I.A. (49) nga fshati Moran, komuna Studeniçan. Ai ishte në kërkim sipas një urdhërese të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për një dënim me burg prej një viti dhe gjashtë muajsh. Personi do të dorëzohet në një institucion korrektiv kompetent.
Raportime për oborre të vërshuara, bodrume, shtëpi, dru të rënë, shtylla elektrike dhe automobilë të dëmtuar janë marrë në Numrin e vetëm për raste urgjente pas motit të ligë që pasdite dhe gjatë natës i kaploi rajonin e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza sonte informuan se në Shkup ka raportime për një çati e cila përfaqëson rrezik që të bie në rrugën “23 Tetori” përballë ndërtesës numër 15, ndërsa për shkak të një druri të rënë te qarkorja në Radishan drejt Butelit komunikacioni është ndërprerë. Në orën 20:30 është pranuar raportim për ulluqe në bulevardin…
Kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev do të insistojë që Këshilli Evropian të konfirmojë konkluzionet për Maqedoninë, njoftoi shërbimi i shtypit bullgar. Këshilli i Ministrave i Bullgarisë njofton se “vendi i tyre do të insistojë që Këshilli Evropian, kur të miratojë konkluzionet e takimit, të përfshijë një tekst për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Sipas mediave bullgare, Glavçev sot dhe nesër do të jetë në Bruksel, ku “gjatë diskutimit të temës do t’i kërkojë Këshillit Evropian të konfirmojë konkluzionet e datës 14 dhjetor 2023, si dhe konkluzionet e Këshillit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të 18 korrikut 2022 dhe t’i…
Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, kanë shprehur shqetësimet dhe vërejtjet e shoqërisë civile rreth Projektligjit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), raporton Ekonomia Online. Përmes një konference të përbashkët për media, i kanë bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet nga ky projektligji. Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka bërë që ky Projektligj të tërhiqet dhe të mos miratohet në lexim të dytë, ndërsa kritika ka për ekzekutivin e mazhorancën. Këto të dyja sipas tij nuk i kanë marrë parasysh vërejtjet e shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.…
Dy persona janë dhunuar me grushte ditën e djeshme tek Liqeni Artificial. Raportohet se dy të dhunuarit janë 50-vjeçari me iniciale A. M., dhe 26-vjeçari me iniciale R. C.. Ky i fundit raportohet se gjatë sherrit, i cili dyshohet se ka ndodhur për motive të dobta, është rrëzuar në një shkallë betoni dhe për pasojë është dëmtuar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë raportohet se është arrestuar një nga autorët, 46-vjeçari me iniciale F. M., dhe 34-vjeçari me iniciale Xh. B., të dy banues në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.…
Ditën e djeshme, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur një argjendari në Kamëz. Nën kërcënimin e një sendi të fortë, në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur punonjësit të argjendarisë disa aksesorë flori, porosi të bëra online. Policia po punon për kapjen e autorit. “Ditën e djeshme, rreth orës 15:35, në Valias, 2 shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi të fortë në dukje armë zjarri, i kanë vjedhur disa aksesorë floriri, (porosi të bëra online), shtetasit L. B., 22 vjeç, punonjës i një argjendarie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

