Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat katër kandidatë garojnë për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit para më shumë së një muaji. Kandidatët, përfshirë një reformist të vetëm, janë përzgjedhur nga pushteti politik i republikës islamike. Fituesi mund të luajë rol kyç në zgjedhjen e pasuesit të liderit suprem në moshë të shkuar, Ayatollah Ali Khamenei, në një kohë kur zemërimi është i madh në Iran për shkak të mungesës së lirisë, kushteve të këqija të jetës dhe ekonomisë së dobët. Analistët…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e re e Maqedonisë sot do të mbajë seancë e parë ku do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrit drejtues në disa institucione shtetërore. Në njoftim thuhet se seanca do të filloj në mesditë dhe pas përfundimit, opinioni do të njoftohet përmes një komunikate për media për vendimet e marra.
Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit. Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut. Të akuzuar janë Nedelko Spasojeviq, ish-polic; Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut; Sillvana Arsoviq, sekretare e Ivanoviqit; Dragisha Markoviq, ish-polic, dhe Zharko Jovanoviq, ish-polic. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe, gjithashtu, janë mbrojtur në liri. Javën e kaluar, Rade Basara, i cili po ashtu…
Trendi i heqjes së sanksioneve ndaj oligarkëve rusë duhet të ndalet dhe kufizimet ekonomike ndaj përfaqësuesve të bizneseve të mëdha ruse duhet të forcohen, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij hapës në një takim të Këshillit Evropian në Bruksel. “Tani ne shohim se si janë hequr sanksionet kundër oligarkëve rusë. Ne duhet ta ndalojmë këtë dhe të forcojmë sanksionet, sepse kjo është ajo mbi të cilën bazohet regjimi i Putinit,” tha Zelensky . Në këtë kontekst, ai kujtoi edhe vendimin e liderëve evropianë për të përdorur fitimet nga asetet ruse për të mirën e Ukrainës. “Jam mirënjohës për…
Policia dhe prokurorët në Gjermani konfirmuan se trupi i gjetur në fillim të kësaj jave në një fermë në Behrste, rreth 80 kilometra në perëndim të Hamburgut, ishte fëmija i zhdukur 6-vjeçar, Ariani. 6-vjeçari që ishte me autizëm u zhduk në muajin prill të këtij viti, raporton DW. Instituti i Mjekësisë Ligjore Hamburg-Eppendorf konfirmoi identitetin e fëmijës përmes një testi të ADN-së dhe u konstatua vdekja e tij. Akoma nuk dihen detajet dhe rrethanat e tjera.
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një tren pasagjerësh dhe autobus u përplasën në një vendkalim hekurudhor në Sllovakinë jugore. Përplasja ndodhi pak pas orës 17:00 (15:00 GMT) pranë qytetit jugperëndimor të Nové Zámky, njoftoi agjencia e lajmeve CTK. Zëdhënësja e hekurudhave, Vladimira Bahylova, tha për AFP se treni Eurocity ishte nisur nga Praga në Budapest. Petra Klimesova, një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit, tha se të lënduarit kishin nevojë të menjëherëshme për mjekim dhe shtoi se numri i njerëzve të vrarë në këtë aksident mund të rritet. Shoferi i trenit përsoi djegie…
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika. Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024-…
Pas rreth 20 vjetëve punë të suksesshme të Universitetit të Prishtinës, vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë. Me ardhjen e Sllobodan Millosheviq në krye të Serbisë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të mëdha që çuan deri në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip. Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë. Gjendja në universitet erdhi duke u përkeqësuar, krahas gjendjes në gjithë Kosovën. Qendra Universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e…
Si një vend në zhvillim, Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet shëndetësore, përfshi edhe medikamentet, por pagesat nga xhepi janë në nivele shumë të larta për një vend që ofron shëndetësinë falas. Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore në vitin 2021, shpenzimet për frymë për shëndetin në Shqipëri ishin 465 dollarë. Nga kjo shumë, po sipas BB, 59.7%, ose 277 dollarë për frymë janë shpenzime për frymë nga xhepi. Në total për një popullsi prej rreth 2.7 milionë banorësh, shpenzimet nga xhepi për vitin 2021 ishin rreth 750 milionë dollarë. Nëse do të llogarisim një…
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dhe e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim burrin që akuzohet se e ka kanosur bashkëshorten e tij se do ta vriste atë dhe vëllain e saj. Në njoftimin e gjykatës thuhet se A.Gj. akuzohet se më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30, seriozisht e kishte kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është i martuar dhe kanë 3 fëmijë të përbashkët. Kanosja potencohet të ketë ardhur pas problemeve të vazhdueshme në mes të çiftit. “…ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim,…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një 32-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë. Përballë…
Reshjet e rrëmbyeshme të mbrëmshme kanë bërë që uji të depërtojë një pjesë të bllokut të operacioneve në spitalin “8 Shtatori”, por pacientët janë transferuar në dy sallat e sapohapura, ndërsa çatia është duke u riparuar, tha për “Sloboden Peçat” drejtori Hristijan Kostov. “Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm dhe një fluksi të madh uji në sipërfaqen e çatisë që ndodhet mbi bllokun operativ, një pjesë e atij uji nuk arriti të derdhej përmes sistemit të kullimit nga çatia. Në një vend ka rrjedhje uji në bllokun e operimit midis sallës së parë dhe të dytë të operacioneve dhe është…

