Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, gjatë vizitës së parë zyrtare në Bruksel siguroi se vendi do të ndjek rrugën evropiane, por sipas tij, pa kushtëzime të ndonjë kërkese dypalëshe. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë që do të lejojë vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, pa vonesa të imponuara në bazë të një kërkese dypalëshe” – tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë. Edhe pse procesi eurointegrues është zgjatur me vite, për Ministrin Timço Mucunski e rëndësishme është që të ruhet besueshmëria e procesit, e cila do të kontribuojë në integrimin gradual përpara…
Author: Hamdi Kumanova
“Nxënësit vuajnë për ujë të pastër, nuk kemi ujë të pastër, çdoherë që janë bërë analizat uji ka dalë i ndotur”. Për më shumë se 50 vite, banorët e fshatrave Llojan, Vaksincë dhe Tabanoc jetojnë në ambient të ndotur nga arseni, i kthyer në deponi pas mbylljes së minierës në afërsi të fshatit Llojan. Arseni është helm i cili është vdekjeprurës për shëndetin e njerëzve. Mbetjet e arsenit, ndotin ajrin, ujin dhe tokën. “Ndotet edhe toka, për arsye se në hyrje të fshatit i kemi arat dhe ato mbjellën me kultura të ndryshme bujqësore e sidomos kur fryn era e…
Komuna e Kumanoves iu ka bere APEL qytetareve qe t’i paraqesin me kohe dëmet nga permbytja e mbremshme qe i shkaktoi bresheri dhe shiu intenziv ne rajonin e Komunes se Kumanoves. Me kete rast, njoftojne perfaqesuesit e Komunes se Kumanoves, duhet te parashtrohet Kërkesë tek Arkivi, me c’rast do te evidentohet dhe shkruhet dëmi qe iu eshte shkaktuar “Njoftohen qytetaret ne territorin e komunes se Kumanoves se per shkak te reshurave intenzive te shiut dhe permbytjeve, te gjitha ata qe kane pesuar dëme, ta njoftojne shtabin komunal per Mbrojtje dhe Shpetim, duke parashtruar Kërkesë se per cfare lloji te demit…
Në shekullin 21 kur shumë vende po përparojnë në teknologji dhe infrastrukturë, fshati Rramanli i Kumanovës ende përballet me mungesën e një sistemi bazik të kanalizimit. Banorët e fshatit janë të zhgënjyer dhe të zemëruar për shkak të kësaj situate, që sipas tyre, është rezultat i inateve dhe interesave politike të kryetarit të komunës. “Për vite me radhë, ne kemi kërkuar një zgjidhje për këtë problem të rëndësishëm, por kërkesat tona janë injoruar,” thotë një banor i fshatit Rramanli. “Kjo mungesë e kanalizimit ndikon negativisht në shëndetin dhe jetën tonë të përditshme.” Kryetari i komunës ka qenë subjekt i kritikave…
Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadorën gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë. “Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e…
Komisioni Rregullator për Energjetikë, (KRRE), njofton opinionin se furnizuesi universal EVN Home e ka zbatuar përkatësisht sistemin tarifor gjatë përgatitjes së vendimit për çmimet e reja, duke i radhitur shpenzimet nëpër blloqe, në atë mënyrë që për 88% të amvisërive që bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike rritet për 0,4 %. “Për 88% të amvisërive, të cilat bëjnë pjesë në bllokun e parë dhe të dytë, çmimi i energjisë elektrike ka korrigjim për 0,4%. Për ata konsumatorë, të cilët janë në bllokun e tretë, të cilët përbëjnë rreth tetë për qind të amvisërive,…
Për rrahjen masive që ndodhi pasditën e djeshme në Burgun e Idrizovës, ministria e Punëve të Brendshme ka dalur me detaje, transmeton TV21. Nga MPB thonë se dy persona kanë marrë lëndime nga mjete të mprehta, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor. “Më 26.06.2024 në ora 13.10 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës kanë lajmëruar se rreth ores 10.30 në reparti e mbyllur ambulantor, rendi dhe qetësia publike janë prishur nga një përplasje fizike mes disa personave të dënuar, gjatë së cilës ka pësuar lëndime E.M (26), derisa S.D(43) dhe…
Shqetësuese anketa e fundit e Odës Ekonomike, e cila dëshmon me numra konkretë përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë që u largua. Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshallonet pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani. Vazhdimisht kemi thënë se BDI-ja u ka sjellë vetëm të këqija qytetarëve…
Gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) është shtyrë për më 9 korrik, pasi në seancën e parë sot nuk u paraqit i akuzuari i parë Darko Kaevski Siç informoi avokati i tij, Petre Shilegov, Kaevski është duke u trajtuar në shtëpi pas një operacioni në tetivë. Në rastin, përveç Kaevskit, të akuzuar janë edhe drejtori i ARS-së Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Komitetit olimpik të Maqedonisë Daniel Dimevski, pastaj Ognen Stojanovski, Gjorgi Tasev, Natasha Smilevska, Bejtula Emini, Drilon Lleshi, Mijazi Elmazov, Ivan Minovski, Daniel Karov dhe Sasho Popovski. Sipas informacioneve të Prokurorisë…
Deputetët e “Së Majtës” kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Afrim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Punë e pakujdesshme në shërbim” e dënueshme nga neni 353-c të Kodit Penal, me burgim me kusht deri në tre vjet, informojnë nga partia. “Ky kallëzim i parë kundër kryeparlamentarit aktual është bërë për shkak të mosveprimit zyrtar dhe sjelljeve të paligjshme me vetëdije e keqdashëse në rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi të BDI-së për shkak të papajtueshmërisë së kryerjes së funksioneve të kryeministrit dhe deputetit,…
Amirhossein Qazizadeh Hashemi, njëri nga kandidatët për president të Iranit, është tërhequr nga gara në mënyrë që ta mbështesë një kandidat tjetër të krahut të ashpër konservator. Irani mban zgjedhje presidenciale më 28 qershor, për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili e humbi jetën nga rrëzimi i helikopterit në maj. Qazizadeh Hashemi, i cili kishte shërbyer si zëvendës i Raisit, njoftoi tërheqjen nga gara mbrëmjen e 26 qershorit, duke thënë se vendimi i tij ka për qëllim “ruajtjen e unitetit për forcat e revolucionit”. Raisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë humbën jetën më 19 maj, kur helikopteri…
Rusia kreu sulme ajrore në Ukrainë mëngjesin e së enjtes dhe i bombardoi vendbanimet civile në rajonin lindor të frontit, Donjeck, duke e vrarë në person dhe duke i plagosur 14 të tjerë, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë. Vrasja ndodhi në qytetin industrial Toretsk, ndërsa të plagosurit janë banorë të Memrisk, Selidovo dhe Komar, tha në Telegram guvernatori rajonal Vadym Filashkin. Ushtria ukrainase raportoi se Rusia e sulmoi Ukrainën me gjashtë raketa lundruese dhe me 23 dronë mëngjesin e së enjtes. Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi pesë prej raketave dhe të gjithë dronët e lëshuar mbi objektivat në Ukrainë, tha…

