Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kundër Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i cili u miratua në Parlament një ditë më herët. Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka mbështetur protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj ligjit. Ajo ka dhjetë ditë afat që të ushtrojë të drejtën e saj të vetos. Megjithatë, Ëndrra…
Author: Hamdi Kumanova
Familjarët kanë bllokuar pjesën ku mund të ngjitesh për në tarracën e banesës. Ata kanë kërcënuar se do të konsumojnë medikamente dhe do të digjen me benzinë. Banorët deklarojnë se janë gati të ndërmarrin aktin ekstrem. “Jam me katër jetimë ku do të shkoj unë? Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”, -thotë njëra prej tyre. Ndërkohë në tarracën e banesës ku banorët janë ngjitur, banorët kanë marrë me vete edhe fëmijët.
Televizioni Alsat është rekorder për fitime nga reklamat e paguara politike nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me 22 milionë denarë ose rreth 358.000 euro. Pason Sitel me 333,340 euro dhe Kanal 5 me 302,440 euro. Në bazë të raporteve të publikuara, Kanal 77 ka llogaritur se të tre televizionet së bashku kanë fituar 993.503 euro, që është pothuajse gjysma e fitimeve të 37 stacioneve televizive dhe 27 radiove, të cilat raportuan në AShMAA se kishin paguar reklama politike, transmeton Portalb.mk. Për këta 64 transmetues, kryesisht nga buxheti i shtetit, duhet të paguhen mbi 2.1 milionë euro për reklama…
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit “BE – Mbështetje për sundimin e ligjit” do të marrë një sistem të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve. Përfaqësuesit e projektit dje në takim me prokurorin publik Lupço Kocevski informuan për aktivitetet e planifikuara që duhet të realizohen në kuadër të projektit për periudhën e ardhshme, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë njofton se në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti, lidhur me teknologjinë informative, fokusi i mbështetjes do të jetë në përgatitjen e specifikacionit teknik për implementimin e sistemit të ri elektronik për menaxhimin e lëndëve…
Me datë 14.05.2024 në ora 16:30 në fshatin Dobrejci, Strumicë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë kanë ndaluar D.K (45) nga fshati Dobrejci. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan edhe marijuanë, disa kërcell të mbjellë të bimës së kanabisit dhe një peshore digjitale me mbetje marijuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se mënyra më korrekte për shkruaje në zgjedhje të reja është përmes dorëheqjes së Kurtit, ndërsa PDK dhe AAK sipas tij, mbështesin në heshtje një mocion për shpërbërjen e Kuvendit, dhe mocion mosbesimi. “Darka e fundit pa qenë as e para as e dyta, ndodhi mes PDK dhe zotit Kurti mbrëmë. Nuk doli agjenda legjislative për të cilën është ftuar, por dolën zgjedhjet si çështje që është diskutuar dhe tanimë po dihet e shihet se zoti Kurti ka ofruar dy sezone, pranverën ose vjeshtën në këto zgjedhje dhe shpresoj që…
Përfaqësuesi në Parlamentin Evropian (PE) Tonino Picula vlerësoi se në kontekstin e tensioneve gjeopolitike dhe jostabilitetit në rajon, Perëndimi nuk po heq dorë nga qasja “mos u tund” në Ballkan. Picula, përndryshe raportues i përhershëm i PE për Malin e Zi që nga tetori 2019 dhe shef i grupit punues për Ballkanin Perëndimor që nga janari 2020, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se “Serbia dëshiron të kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimi i saj në vendet fqinje, mbi të gjitha në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, që ndikoi në hiperpolarizimin e viteve të kaluara”. “Qeveritë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin këtë mëngjes, ku një baba kishte marrë peng dy fëmijët e tij në një shtëpi me qira. Kur forcat RENEA shkuan për të shpëtuar fëmijët e mitur, ai qëlloi drejt tyre me kallashnikov. Pas disa orës negociata, RENEA dhe policia arritën të nxirrnin fëmijët nga shtëpia, ndërsa babai 40-vjeçar Aleks Marku u vu nën prangat e policisë. Paraprakisht dyshohet se ky akt është kryer pasi ka qenë nën efektin e drogës dhe po hetohen të gjithë elementet e deritanishme për të zbardhur motivin e marrjes peng të fëmijëve të tij të mitur dhe…
Nga Sindikata e Shërbimit Korrektues thonë se e shohin problem nëse pas një vendimi të një klasifikimi të tillë, do të paguhet rrezikshmëria ose jo. “Ai është vendimmarrës. Nëse e kanë paraparë ata qashtu, ne jemi sindikatë nuk ndikojmë ne. Problemi është se nëse bëhet klasifikimi për rrezikshmëri, ata mbesin pa u paguar, qashtu ata po thonë. Ata mundën mos me u pagu për rrezikshmëri”, thotë Zenun Sadikaj. Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrrektues, Zenun Sadikaj, thotë se po pyetet nga stafi se çka do të ndodh nëse ua marrin armët.
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov konsideron se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë 63 ose 64 deputetë edhe pa koalicionin VLEN të opozitës shqiptare. Ai në emisionin Argument+ në TV24 nuk ka treguar se cilët janë ata deputetë, por ka thënë se janë deputetë të partive më të vogla që dikur kanë qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM. “Në një front kaq të organizuar gjerësisht, VMRO-DPMNE-së i duhej të votonte ndryshimet në Ligjin për Qeverinë për të realizuar premtimet zgjedhore për një strukturë të re të Qeverisë me portofol të rinj ose duke shfuqizuar dhe…
Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve, të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese. Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi. Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i Republikës së…
MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. “Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J. Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po…

