Profesori Binak Maxharraj i ka reaguar ashpër deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila ka thënë se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare. Maxharraj ia ka kujtuar një prej pazareve më drastike që ka bërë LDK-ja me PDK-në, duke thënë se LDK nuk merr pjesë “në pazare të vogla, por ajo shkon në pazare të mëdha, ku ndahen copat e mëdha”. Shkrimi i plotë: Para disa diteve kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu bëri ftesë te gjitha partive politike për një takim pune. Takimet tilla janë të shëndetshme për politika të shëndetëshme për shtetin?! Në takim shkoi vetëm…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë shtetërore dy-ditore, teksa të dy vendet synojnë të thellojnë më tej një marrëdhënie që është afruar më shumë që kur Moska filloi agresionin mbi Ukrainë më shumë se dy vjet më parë. Vizita vjen disa ditë pasi Rusia nisi një ofensivë të re në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës dhe siç pretendon ajo përparon në vijën e frontit 1000 km (600 milje) ku forcat e Kievit janë penguar nga dërgesat e vonuara të armëve dhe municioneve nga Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja. Transmetuar drejtpërdrejt në televizionin…
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të…
Nëse dëshironi të vizitoni Suedinë, është mirë të dini disa gjëra se si të përshtateni me shoqërinë, por edhe si të silleni në mënyrë që të mos shkelni aksidentalisht asnjë nga ligjet suedeze. “Lagom”, termi suedez për të moderuar ose “aq sa duhet”, është një nga kodet për të funksionuar mirë në shoqërinë suedeze. Nëse mund ta hapni kodin, ka shumë mundësi që të përshtateni. Gjatë qëndrimit tuaj në Suedi, harrojini puthjet – kur të takoni suedezët, shtrini dorën dhe pasi t’u afroheni, mund t’i përshëndesni me një përqafim. Gjithashtu, nëse vendosni t’i trajtoni me një pije pa paralajmërim, mund…
Pas marrëveshjes mes presidentit të RS Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor në Beograd. Mediat boshnjake paralajmërojnë se ky parlament rrit shansin për tensione apo edhe shtrëngim të marrëdhënieve përfshirë Kosovën dhe pjesët e tjera të shteteve ku jetojnë serbë. Parlamenti i Serbisë së Madhe do të mbahet më 8 qershor në Beograd, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet seanca për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e planifikuar për më 23 maj. Fillimisht, asambleja e madhe serbe ishte paralajmëruar për Pashkë, por ajo…
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për një rritje të konsiderueshme të ritmit të prodhimit të armëve, pas dy viteve të luftës kundër Ukrainës. “Ne duhet të dyfishojmë dhe trefishojmë përpjekjet tona në këtë drejtim,” tha ai në një takim me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes. Vetëm duke futur sisteme armësh moderne sa më shpejt që të jetë e mundur Rusia mund të ketë sukses të qëndrojë një hap përpara Ukrainës në luftë, tha ai. Ai arsyetoi gjithashtu emërimin e zëvendëskryeministrit Andrei Belousov si ministër i ri i mbrojtjes, duke thënë se ka nevojë për risi dhe menaxhim efikas.…
Autoritetet në rajonin Tatarstan të Rusisë i mbyllën për disa orë dy aeroporte të mëdha të mërkurën, për shkak të një sulmi me dronë. Aeroporti në kryeqytetin e këtij rajoni, Kazan, dhe një tjetër në qytetin Nizhnekamsk, u mbyllën për “arsye sigurie”, thanë autoritetet ruse. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “një dron ukrainas i llojit avion” u rrëzua mbi rajonin Tatarstan në orën 7:30 sipas kohës lokale. Muajin e kaluar, dronët e goditën një rafineri nafte në Tatarstan dhe një konvikt në zonën e veçantë ekonomike Alabuga, në Nizhnekamsk, e cila është vend i më shumë se 20…
Vladet Xhaferi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se VLEN me bisedimet me VMRO-DPMNE-në po i kthen shqiptarët mbrapa. Xhaferi tha se VLEN-i do të marrë postet që do t’ia ofrojë VMRO-DPMNE-ja. “Si humbës nuk mund të merrni më tepër sesa do të ju japë VMRO-DPMNE-ja. Është për të ardhur keq gjithë kjo që po e dëgjojmë sot nga bashkëfolësi ynë se si në këtë formë po tentohet të minohet e e gjithë ky avancim të cilin e kanë pasur shqiptarët dhe gjitha ajo sakrificë që është bërë ato 20 vite, për të qenë të barabartë në këtë…
Gjendja e rënduar ekonomike dhe sociale ka bërë që kohëve të fundit përveç shumë dukurive negative që ndodhin në shoqërinë tonë, vend të posaçëm të ketë edhe dhuna në familje. Kësisoj, edhe dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese në rajonin e Pollogut. Nga viti në vit, dhuna në familjet e këtij rajoni shënon rritje enorme, ndërsa gjithnjë kohëve të fundit viktima shfaqen edhe prindërit. Por ajo që është më shqetësuese në këtë drejtim është se viktimat e dhunës nuk u shkojnë deri në fund proceseve gjyqësore dhe pas procedimit të padisë nga policia në gjykatë, gratë tërhiqen duke mos…
Maqedonia si pjesë e aleancës perëndimore ka ndaluar RT, Sputnik dhe rrjete të ngjashme ruse në Maqedoni, por efekti është zero, sepse mediat në Maqedoni me shumë komoditet përcjellin mediat ruse. Direkt jo, informacionet vijnë përmes mediave maqedonase të cilët përcjellin lajme nga Tass, jo kritike, ashtu siç është dërguar”, tha redaktori i “Media Civil”, Dragan Mishev. Ai shtoi se lajmi nuk vjen as direkt nga Tass, por nga një përkthim serb, i cili ndoshta është më i lehtë për t’u përkthyer për mediat maqedonase. “Problemi është se interneti dhe zona e zezë nuk kontrollohen siç duhet, nuk është e…
Pasi udhëtuan për 10 ditë dhe përshkuan gati 2000 kilometra, katër mërgimtarë nga Ohri dhe Struga arritën në vendlindje me biçikletë nga Zvicra, shkruan Alsat. Ata u pritën në Ohër nga të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre. Thonë se në rrugëtimin e gjatë janë përballur me aksidente të lehta, por se dëshira për të realizuar këtë ëndërr ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër. Me çantë shpine mbi vete, në të cilën vendosën gjithçka që u nevojitet për udhëtim, kanë kaluar nëpër disa shtete duke parë vende të bukura. Por rrugëtimi i tyre ka edhe karakter humanitar. 1800…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, ka denoncuar në polici se ka marrë kërcënime për jetën, pasi para garazhit të saj kishte gjetur një krevat të improvizuar dhe një thikë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia. “Më 14 maj në SPB Shkup, D.K ka denoncuar se në rajonin e Qendrës në garaxhet nëntokësore, në vendparkimin e saj, janë gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine” – thonë nga policia. MPB-ja thotë se për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Publik kurse gjësendet janë marrë për ekspertizë dhe se po punohet për zbardhjen e rastit./tvklan.mk

