Dje në orën 06:25 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale Kumanovë-s, atar i fshatit Makresh, komuna Staro Nagoriçane, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Seat Cordoba”, i drejtuar nga. J.S.(45) nga Kumanova dhe automjeti “Reno Megane”, i drejtuar nga A.S (36) nga fshati Kanarevë, Kumanovë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi J.S, ndërsa pasagjeri i tij S.A. dhe shoferi tjetër A.S. kanë marrë lëndime të lehta trupore që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipi policor nga SPB Kumanovë./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se është parashtruar kallëzim penal ndaj tre personave, pasi të njëjtit dyshohen se kanë mashtruar qytetarët gjatë shit-blerjes së materialit ndërtimor. “DPB Strugë ka parashtruar kallëzim penal ndaj B.A.(37) nga Shkupi, A.V.(35) dhe I.S. (37), të dy nga Probishtipi. Ata gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti kanë telefonuar disa qytetarëve nga Ohri dhe Struga, duke pretenduar se janë punëtorë të firmave ndërtimore dhe duke u ofruar materiale ndërtimi me çmime më të lira. Në atë mënyrë të pandehurit kanë përfituar përfitim pasuror kundërligjor prej 281.600 denarëve”, thuhet mes tjerash…
SPB Tetovë njofton se një 52-vejçare ka paraqitur se i janë marrë një shumë e parave nga xhirollogaria bankare. “Më 15.05.2024 në orën 15.15 në DPB-Gostivar, 52-vjeçarja B.S. nga Mavrova ka raportuar se rreth orës 13.00, duke kontrolluar llogarinë e saj bankare, ajo vuri re se ishin kryer dy transaksione, me të cilat është dëmtuar për shumën prej 61.880 denarë. Sipas raportimit, ajo menjëherë kishte kontrolloi në çantën e saj dhe vuri re se nuk e kishte portofolin në të cilin ishte kartela e saj bankare dhe dyshoi se i kishin vjedhur. Janë marrë masa për të pastruar çështjen”, njoftojnë…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë… “Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku…
Edhe nga 1.000 euro në muaj kanë marrë deputetët e përbërjes aktuale parlamentare për shpenzime rrugore deri te vendbanimi i tyre. Vetëm vitin e kaluar, për shpenzime rrugore të deputetëve janë shpenzuar mbi 366 mijë euro (22.554.520 denarë), tregojnë të dhënat të cilat Meta.mk i mori duke përdorur Ligjin për qasje të lire deri te informacionet me karakter publik, përcjell Nistori. Më së shumti para për karburant dhe për pika pagesore vitin e kaluar i janë paguar Jadranka Pockova-s, deputete nga Strumica e VMRO-DPMNE-së. Ajo ka marrë 751.777 denarë ose 12.200 euro, që domethënë se çdo muaj përveç rrogës që e ka marrë, në llogari…
Periudhën e kaluar edhe krahas faktit që Maqedonia e Veriut ka qenë në periudhën zgjedhore kemi punuar në mënyrë intensive në finalizimin e axhendës sonë reformuese 2024-2027. Projekt-versioni i fundit i axhendës reformuese i miratuar nga Qeveria është ndarë nga Komisioni Evropian në fillim të majit. Pres zbatim të udhërrëfyesve më të rinj që kanë të bëjnë me lëvizjen e përshpejtuar drejt tregut të brendshëm të përbashkët, por edhe të zbatimit të axhendës reformuese. Këtë në fjalim e theksoi kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, nën moton “Një rajon, vizion i përbashkët”, në…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare të shënuara në Kushtetutë: kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, kreun e Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Haxhi Shaqir efendi Fetai, kreun e Kishës Katolike, peshkopin e Shkupit dhe udhëheqësin e dioqezës së Strumicës – Shkupit, Kiro Stojanov, kryetarin e Përfaqësisë Kishtare të Kishës Ungjillore – Metodiste, Emil Zaev, kryetarin e Bashkësisë Hebraike, Pepo Levi, si dhe drejtorin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski. Siljanovska Davkova ishte inauguruar më 12 maj në Kuvendin e…
Më datë 15.05.2024 në orën 21.25 në DPB-Gostivar, 23-vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17.10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.K. nga Tetova me të cilin janë në procedurë shkurorëzimi. Janë marrë masa për zbardhjen e çështjes.
Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend. Siç njoftoi Drejtoria doganore, nëpunësit doganorë në vendkallimin kufitar Bogorodicë kanë selektruar një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç’rast është kryer kontrollim i plotë. Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmasë. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar pasi zbuloi arin konfirmoi se çanta ishte…
Ka ndërruar jete mësuesi dhe ish-futbollisti i “Bratstvo – Mërgimi”, Ismet Salih – Meçe nga Kumanova. Mësuesi Ismet Salih ka punuar për një kohë të gjatë si mësimdhënës i Edukatës Fizike ne shkollen fillore “Faik Konica” te fshatit Sllupcan, ndersa tanime disa vite ishte në pension.
Arben Zeqiri Etja për pushtet e opozitës shqiptare po përdoret si asnjëherë më parë për të defaktorizuar shqiptarët dhe fuqinë politike të shqiptarëve. Inzhinjeringu partiak në KSHZ dhe vendimet për rivotim kanë qëllime të shumfishtë, por vetëm një final, zbehjen e fuqisë së shqiptarëve. Zgjedhjet e 8 majit, për herë të parë në historinë e shtetit kanë nxjerë shqiptarët në një pozitë të rëndësishme, si udhëheqës së forcës së dytë politike në vend që në vete mbart edhe përgjegjësi të fuqishme shtetërore. Fronti Europian me rrezultatin e fituar i bën shqiptarët barikadë reale ndaj nacionalizmit maqedonas dhe fuqisë që fitoi…
Si dikastere udhëheqëse në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për Planin e rritjes, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Financave, i prezantuan prioritetet nga Agjenda e reformave të përcaktuara si detyrim i ynë në Plan. Nga BE-ja kemi njohje të larta për ato prioritete dhe ato janë harmonizuar edhe me prioritetet e Brukselit, tha në një videodeklaratë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas takimit të ministrave për Planin e rritjes i cili mbahet në Kotor të Malit të Zi. Duke e theksuar rëndësinë e Planit të rritjes së KE-së për Ballkanin Perëndimor, Mariçiqi theksoi se nuk ka kohë…

