Author: Hamdi Kumanova

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta do të zhvillohet sot në Tiranë, Forumi shumë i rëndësishëm Rajonal me temë “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”. Me ftesë të Presidentit Meta në këtë Forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre ish-Presidenti i Kroacisë, z.*Stjepan Mesiç*, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe lideri historik i Partisë malazeze Demokratike të Socialistëve, z.Milo Gjukanoviç, ish-Kryeministri i Turqisë dhe lideri i partisë turke “E Ardhmja”, Prof.Ahmet Davutoglu, ish-Presidenti i Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë njëherazi Kryetari i “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut, z.Arben…

Lexo më Shumë

Në territorin e RMV-së, zjarre aktive ka në afërsi të fshatit Dobroshinci të komunës së Vasilevës, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe bimësi, si dhe mbi vendbanimin Varosh në komunën e Prilepit, ku digjet bimësi e ulët. Qendra për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar informacioneve të QMK-së rajonale të Strumicës, njofton se është bërë xhiro në terren dhe është konstatuar se nuk ka djegie aktive. Nga ora 05:00, Njësiti Territorial i Zjarrfikësve nga Strumica me katër vetura dhe 16 zjarrfikës janë në terren dhe po bëjnë shuarjen zjarreve në vendet ku ka zjarre aktive. “Nëse gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE në lidhje me zgjedhjen e Venko Filipçes kryetar i LSDM-së “Venko Filipçe u bë kryetar i LSDM-së me 9000 vota, numri i nevojshëm për këshilltar në një komunë, thuhet në njoftimin partiak të VMRO-DPMNE-së në pushtet. Njëri Zaev u zëvendësua nga një tjetër Filipçe. Një fund i trishtuar i sagës së një udhëheqësi të ri me zakone të vjetra. Filipçe nuk është lider i ri, por një ruajtës i kolltukut të Zoran Zaevit. Njeriu është përgjegjës për programkn me Covid, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, përgjegjës direkt për tenderët e turbullt ku referenca e përzgjedhjes…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh në fshatin Batincë të komunës së Studeniçanit ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, me çrrastë ka mbetur i vrarë një person, mëson jozyrtarisht Alsat. Raportohet se persona të panjohur kanë gjuajtur me armë, supozohet kallashnikov, nga dy makina në lëvizje. Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Më shumë detaje pritet gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Një grua ka abortuar jashtëligjshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me ç’rast edhe është arrestuar. Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se e dyshuara fillimisht kishte kërkuar tretman mjekësor, pasi që ishte shtatzënë. Policia këtë rast e ka cilësuar “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”. Ndërkohë, përveç saj është arrestuar edhe një grua tjetër. “Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në…

Lexo më Shumë

Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Joe Biden është i aftë mendërisht për të shërbyer si president. Sondazhi nga mediumi CBS News dhe kompania e të dhënave, YouGov, u bë pas debatit në mes të Bidenit dhe kundërkandidatit republikan, Donald Trump, javën e kaluar. Ai tregon se 72% e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndet mendor për të shërbyer edhe një mandat. Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm. Sondazhi…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan. Ditën e djeshme E. H., 41 vjeç, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. M., 94 vjeç, këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, ku si pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital. Policia ka vënë në pranga shoferin, i cili shkaktoi aksidentin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Faturat e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, pra të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, nga sot deri në fund të vitit do të jenë më të larta për shumicën e konsumatorëve. Vendimin për rritjen minimale të çmimit e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetik (RKE) të enjten. Siç tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski pas marrjes së vendimit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 për qind, në bllokun e tretë 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt prej 1.88 për…

Lexo më Shumë

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ismail Kadare është shkrimtar, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe. Kjo është një humbje e madhe për kombin tonë. Kadare lindi në Gjirokastër, ku kreu studimet e mesme. U diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës dhe në vijim studioi në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë. Fillimet letrare të Kadaresë janë kryesisht në poezi (“Frymëzime djaloshare”, 1954; “Ëndërrimet”,…

Lexo më Shumë