Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të bëjë të martën një vizitë të papritur në Kiev, sipas burimeve të gazetës britanike Guardian. Mykhailo Podolyak, asistenti i Zelenskit, nuk ka dashur të komentojë vizitën, por burime të tjera të gazetës britanike e kanë konfirmuar atë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i kryeministrit hungarez në Ukrainë që nga fillimi i luftës së nisur nga Rusia më shumë se dy vjet më parë, me Budapestin që ka marrë dje presidencën e rradhës të Këshillit Evropian. Planet e udhëtimit thuhet se u finalizuan pas negociatave të gjata mbi çështjen e të drejtave për…
Author: Hamdi Kumanova
Sot shënohet 34 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga delegatët e Kuvendit të Kosovës. Në atë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënoi hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake. Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët e…
Teuta Arifi ka njoftuar ne fb se ka ndëruar jetë babai i saj. Të nderuar, Me dhembje të thellë Ju informojme qe në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë babai ynë, mësuesi dhe profesori i këtij qyteti, Musa Arifi. I qoftë i lehtë dheu i kësaj toke kaq të dashur nga Ai dhe gjenerata e ndritur e kohës së Tij. Varrimi bëhet sot me 2 korrik pas namazit te Iqindisë në Varrezat e vjetra te qytetit në Tetovë
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë sot raportin e trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga ana e gjykatave, me fokus në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut për gjykimin e drejtë. Raporti bazohet në analizën e 141 rasteve civile dhe penale të monitoruara nga OSBE-ja në vitin 2023 dhe njëherësh jep rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet për adresimin e mangësive të identifikuara. Në këtë ngjarje, e cila fillon nga ora 10:00, do të flasin: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë, njëherësh koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga…
Grabitësi i shumëkërkuar i argjendarisë në Suharekë, Korab Gashi, u arrestua të hënën në mbrëmje pas një aksioni të gjerë, ku u angazhuan njësi të shumta policore. Gashi i cili arriti ta shijojë lirinë nga arratia që shtatë muaj, u kap mbrëmë në Prishtinë nga Njësia Speciale Intervenuese (FIT). Korabi është vëllai i Dukagjin Gashit, i cili u vra në nëntor të vitit të kaluar në operacionin për kapjen e tyre, në Dragodan të Prishtinës. Grupi i të dyshuarve që kryen grabitjen e armatosur si në filma tashmë është kompletuar dhe së shpejti edhe Korab Gashi pritet të dalë para…
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë po i drejtojnë sërish sytë te vendet e huaja për gjetjen e forcës punëtore. Emigracioni dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë hendekun e gjetjes së punonjësve. Fillimisht u tentua me punonjës kryesisht nga Bangladeshi, skemë e cila dështoi pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve. Në situatë të vështirë për punonjës janë edhe fermat e mëdha dhe të mesme. Përveç ofrimit të pagave deri 1,000 euro në muaj për stallier nga drejtuesit…
Në maj, shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në Greqi ra nga 10,7 për qind në prill në 10,6 për qind dhe tashmë është më e ulëta në pothuajse 15 vjet, që nga dhjetori i vitit 2009, njoftoi sot Enti i Statistikave Greke ELSTAT. Numri i të papunëve në Greqi ra me 11,500 në 504,900 në maj, por po ashtu ra edhe numri i të punësuarve, me 63,100 në 4.24 milionë, sipas faqes së internetit të organizatës. Në të kundërt, numri i personave nën moshën 75 vjeç që nuk janë aktivë në tregun e punës u rrit me 72,200 në…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”. Teksa foli për tre kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatitet për ndonjë sulm eventual. “Dhe derisa ne po flasim këtu, institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai. Ai shtoi se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose…
Mickoski: Pas 60 viteve Butel 2 bëhet me kopsht të ri, mbi 200 fëmijë do të kenë kushte të mira jetese Teksti integral nga fjalimi i sotëm i Kryeministrit Mickoski gjatë vizitës dhe vendosjes së gurrthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën Butel të Shkupit: “ Të nderuar qytetar të Komunës së Butelit, I nderuar kryetar i Komunës Darko Kostovski, I nderuar ministër për Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, E nderuara ministre e Arsimit dhe Shkencës, profesoresha Vesna Janevska, Të nderuar miq, vëllezër dhe motra, Kam kënaqësi të veçantë…
Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për planin e qeverisë së re për shërbimet e inteligjencës. “Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të shkrihen dhe do të bashkohen në një agjenci dhe mund të them se do të jetë një proces që do të zgjasë disa muaj. Pres që të përfundojë me sukses në Kuvend”, tha Mickoski. Ky lloj bashkimi i shërbimeve është bërë nga shumë vende që janë vende anëtare të NATO-s. Ndër…
Për shkak të mungesës së dëshmitarëve, seanca e sotme për rastin kundër mjekut Zhan Mitrev në Gjykatën Themelore Penale në Shkup është shtyer për më 4 shtator të këtij viti Policia për të dy dëshmitarët të propozuar nga Prokuroria nuk ka mundur t’u dërgojë ftesë në adresën ku ata jetojnë në Tetovë dhe Gostivar, përderisa dëshmitari i tretë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë dhe ka kërkuar që të lirohet nga marrja në pyetje për arsye shëndetësore. Prokurori publik, për ekonomizim të procedurës ka bërë propozim për tërheqjen e këtyre dëshmitarëve, por një propozim i tillë nuk është pranuar nga…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nga viti i ardhshëm nuk duhet të ketë specializime private pasi siç bëri të ditur, Maqedonia është i vetmi vend që ka specializim privat. Taravari tha se do të këtë një takim me specializantët dhe do të mundohen të gjejnë një zgjidhje ku të dy palët janë të këmaqur. “Brenda javës besoj se do të kem një takim me specializantët privat sepse askund në botë nuk ka specializime private. Unë besoj që të merremi vesh, t’i dëgjoj edhe ata se çfarë kërkojnë, tu japim vendime pune dhe prej vitit tjetër mos të këtë…

