Deri sa bisedat per formimin e qeverisë së re ne Shkup po i afrohen fundit, sot në Prishtinë do të realizohet një takim mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë njoftuar burime partiake për portalin Lideri.mk nga Shkupi. Sipas këtyre burimeve, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku sot në ora 14 e 45 do të priten nga kryeministri Kurti në Qeverinë e Kosovës. Temë e bisedimeve, siç merr vesh lideri.mk, do të jenë bashkëpunimi mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe Taravari dje ka…
Author: Hamdi Kumanova
“Më datë 17.05.2024 në SPB-Ohër është raportuar se në ora 08:10 në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër ka ndërruar jetë një foshnje 9-muajshe, që paraprakisht me ndihmë të shpejtë u soll në gjendje të pakontaktueshme. Është kryer kontroll, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për abduksion”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër.
MPB parashtroi kallëzim penal kundër L.K (66) nga Stajkovci për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Ai dyshohet se më 14.05.2024 në shtëpinë e tij me objekt të fortë ka sulmuar vëllanë e tij dhe bashkëshorten e tij të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Pas propozimin nga prokurori për caktimin e masës së paraburgimit, gjykatësi në procedurë paraprake pranoi propozimin e Prokurorit. Caktimi i paraburgimit tani vjen pasi që të dyshuarit i është përmirësuar gjendja shëndetësore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Velesit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të energjisë elektrike, përcjell TV21. Personi në fjalë është dorëzuar në burgun e Idrizovës. “Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria personin E.R. (44) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është…
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në ora 22:55 në SP Kërçovë është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Kërçovë – Osllomej. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes makinës “fiat” e drejtuar nga S.D (18), automjetit “Vw passat” e drejtuar nga D.D (33) dhe automjetit “audi” e drejtuar nga V.H (59), të gjithë nga Kërçova. Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “fiat”, ndërsa me lëndime kanë përfunduar edhe vozitësi dhe një bashkëudhëtar i tyre. Shoferi i automjetit “vw passsat” dhe bashkudhëtari i tij Q.R (30), po ashtu kanë marrë lëndime…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së arrestit për personin që dyshohet se ka kryer vepr[n penale “vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal. Kundër personit u zbatua procedurë hetimore më 14 maj, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në shtëpinë e tij në Stajkovci dhe dyshohet se ka vrarë vëllaun dhe bashkëshorten e tij. Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e vëllaut dhe objekt të fortë në kokë, dhe më pas ka vrarë edhe vëllaun. Pas ngjarjes i dyshuari ishte i hospitalizuar.…
Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria personin ER (44) nga Velesi. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror” nga neni 235-a i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.
Kosova arriti t’i kalojë dy faza për tu anëtarësuar në Këshill të Evropës, por për “çudi” në fazën finale Kosova nuk arriti të futet as në mbledhje diskutimin në Klshillin e Minsitrave të Jashtëm. Avokati Tomë Gashi ka thënë se shtetet anëtare të BE-së iu përulën edhe njëherë Serbisë. Postimi i plotë: Perulja e KiE Shtetet anetare te Keshillit te Europes edhe nje here iu perulen Serbise se Vuqicit siq me heret per 12 vite i peruleshin Millosheviqit Pjesa tjeter e asaj peruljeje dihet se si perfundoj …
Me seancën konstituive në Kuvend për përbërjen e re parlamentare me shumë gjasë do të udhëheqë deputetja e VLEN-it, Merita Koxhaxhiku, përcjell TV21. E pyetur nga TV21, Koxhaxhiku tha se do ta udhëheq seancën nëse ashtu e parasheh ligji. “Po nëse me takon mua, do ta udhëheq seancën konstituive”, tha Koxhaxhiku. Koxhaxhiku është deputetja më e moshuar në Kuvend, që ligjërisht i takon që ajo të udhëheq seancën, pasi është për një vit më e moshuar se deputeti/lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nga Lupço Dimovski nga Partia Socialiste, transmeton TV21. Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më…
Liqeni i Ohrit ndodhet në kufirin malor midis jugperëndimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thellë (294 m) dhe më të vjetër në Evropë, me një ekosistem unik unik që përfshin më shumë se 200 lloje endemike. Për shkak të rëndësisë së tij, liqeni u përcaktua një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1979, së bashku me qytetin e Ohrit, i cili është qyteti më i madh në liqenin e Ohrit dhe i teti më i madhi në vend. Në të njëjtën kohë, Ohri sot është një nga destinacionet turistike më…
“Muzetë për edukim dhe hulumtim” është motoja me të cilën sot do të shënohet 18 maji – Dita Ndërkombëtare e muzeve, datë të cilën institucionet e muzeve në mbarë botën e shënojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977. Në këtë ditë, siç njofton Ministria e Kulturës, muzetë në vend tradicionalisht ofrojnë hyrje falas për vizitorët të cilët mund të shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë kulturore lëvizëse. Dita Ndërkombëtare e Muzeve festohet tradicionalisht çdo vit më 18 maj për të promovuar rëndësinë e institucioneve të muzeve në shoqërinë moderne. Dita kushtuar muzeve është vendosur nga Këshilli…
“Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj se politikanët e atjeshëm të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka kaluar dhe nëse fjalimet dhe sjelljet destruktive shndërrohet në veprime të vërteta, kjo do të thotë shtyrje e vendit të tyre në izolim”. Kështu deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev duke komentuar mesazhet e fundit nga Maqedonia duke u përgjigjur në pyetjen nëse do ta ftojë presidenten Gordana Siljanovska Davkova në takim në Bullgari. Radev pret që çdo politikan bullgar që do ta përfaqësojë Bullgarinë në…

