Author: Hamdi Kumanova

Nënsekretarja për Diplomaci Publike dhe Marrëdhënie me Publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë dhe janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka shfrytëzuar emrin kushtetues Maqedonia e Veriut gjatë inaugurimit Nënsekretarja Allen, e cili vizitoi Shkupit këtë fundjavë, nuk dëshiron të paragjykojë se çfarë do të ndodhë nëse qeveria vendos të mos respektojë Marrëveshjen e Prespës. “Kuptohet që ne mbështesim Marrëveshjen e Prespës dhe u zhgënjyem kur pamë se presidentja nuk e përdori emrin e plotë dhe formal Maqedonia e Veriut. Do të vëzhgojmë për të parë…

Lexo më Shumë

Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një makinë në të cilën ndodheshin tre persona ka dalë nga autostrada në fshatin Agino Selo. Nga aksidenti një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët me lëndime të rënda janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 15:00 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Shkup – Kumanovë, afër fshatit Agino në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Subaru Impreza” me marka të Kumanovës, i drejtuar nga I.A. (64) nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri B.N. nga Kumanova, ndërsa një mjek nga…

Lexo më Shumë

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i ka kërkuar Kinës të hënën t’i ndalë kërcënimet ushtarake dhe politike, duke thënë se paqja është zgjidhja e vetme dhe se Pekini duhet ta respektojë zgjedhjen e popullit tajvanez. Lai, duke iu drejtuar turmës pranë zyrtares presidenciale në qendër të Taipeit në fjalimin e tij inaugurues, e përsëriti thirrjen për bisedime me Kinën. Kina pretendon se Tajvani është territori i saj dhe i ka rritur kërcënimet për ta aneksuar atë me forcë nëse është e nevojshme. “Unë dua gjithashtu t’i bëj thirrje Kinës të mos e kërcënojë më Tajvanin politikisht dhe ushtarakisht, dhe ta…

Lexo më Shumë

Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu ka përfshirë Italinë pasditen e djeshme. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në disa zona, ndërsa dëme të konsiderueshme raportohet të kenë ndodhur në zonën e Borgo Mantovano . Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme një tren mallrash është përmbysur, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Si pasojë në këtë zonë thuhet se është ndërprerë qarkullimi hekurudhor. Kryetari i Bashkisë përmes një postimi në Facebook ka shprehur habinë dhe shqetësimin e tij për natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjeve. Ai i…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim të organizuar në Berat u shpreh se me projektligjin për Shëndetin e Riprodhimit, synohet të shkatërrohet familja, baza e shoqërisë tonë. Ai tha se po bëhet gjithçka për të nxitur vese në shoqëri, ndërsa shtoi se për zgjidhjen e situatës, Partia e Lirisë ka një plan të qartë, mes të cilave është mbështetja e grave, familjeve të reja dhe masa konkrete për gratë kryefamiljare. Ai ka prezantuar programin e PL për mbrojtjen e familjes. “Këta që sjellin ligjin për surrogacinë e duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të…

Lexo më Shumë

Tre persona (dy meshkuj dhe një femër) janë arrestuar pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht një person tjetër dhe i kishin grabitur telefonin dhe para të gatshme. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 09.03.2024 në Fushë Kosovë. Tutje bëhet e ditur se më vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. “Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur emrat e 50 kontigjentëve të krimit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, nga SPAK në kuadër të operacionit ku u goditën 7 grupe kriminale. Në listën e siguruar nga News24, figurojnë emrat e personave të njohur të botës së krimit, përfshirë këtu Emiljano Shullazin,Durim Bamin, Endrit Doklen e Ervis Martinajn, ky i fundit i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Lista e plotë: 1. Arben Ndoka 2. Arian Tuku 3. Ilia Ndoka 4. Samuel Ndoka 5. Vinçens Tuku 6. Ervis Martinaj 7. Jozi Kraja 8. Astrit Avdyli 9. Aldo Avdyli 10. Miri Bruli 11. Naim Stafuka 12.…

Lexo më Shumë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Një rast i tillë ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga një 20-vjeçar. Djali tentoi ta ‘shpëtojë’ babanë e tij nga prangat pasi e arrestuan për vjedhje, duke u kapur me Policinë. Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar një zyrtar policor dhe…

Lexo më Shumë

Autostrada e re Thumanë-Kashar është drejt përfundimit ku nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra. Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi. Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800 frangash. Dy persona janë arrestuar në kantonin Schwyz, të cilët u përpoqën të merrnin një leje qëndrimi duke përdorur pasaporta false kroate. Ata janë paraqitur në Zyrën e Migracionit në prill dhe menjëherë kanë ngjallur dyshime me pasaportat e tyre me pamje të dyshimtë. Ata pretendonin se ishin kroatë, transmeton albinfo.ch. Por, ekspertët nga policia kantonale Schwyz zbuluan shpejt se dokumentet e paraqitura ishin falsifikime. Pas hetimeve të mëtejshme u bë e qartë: Njëri nga ta ishte një…

Lexo më Shumë

Më 20 maj 1506, në Spanjë vdiq në moshën 55-vjeçare, detari italian Kristofor Kolombi, nismëtari i kolonizimit të Hemisferës Perëndimore, pa e ditur se kishte zbuluar një Botë të re. Ai ishte hulumtues dhe tregtar i cili kaloi i pari Oqeanin Atlantik dhe zbuloi Amerikën në vitin 1492 nën flamurin e Kastilës, Spanjë. Ai mendonte se Toka është relativisht e vogël dhe se mundet me anije të arrihet deri në Lindje të Largët duke lundruar në drejtim të perëndimit. Vlerësimi i tij i gabuar rreth madhësisë së Tokës, shkaktoi edhe në llogaritjen e rezervave ushqimore dhe të pijeve për një…

Lexo më Shumë

Në rang vendi, detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën me rreth 20%, krahasuar me vitin 2022, sipas raportit “Qeverisja Qendrore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Totali i detyrimeve të prapambetura për 2023 arrin në vlerën e 4,75 mld lekëve, kundrejt vlerës prej 5,9 mld lekë. Pavarësisht ecurisë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura, 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin bashkia Durrës (+201 milionë lekë), bashkia Lezhë (+75.4 milionë lekë), bashkia Elbasan (+74.3 milionë lekë) dhe bashkia Klos (+53.7 milionë lekë). Nga ana tjetër, vërehet ecuri…

Lexo më Shumë