Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim në lidhje me informacionet se disa qytetarë kanë pranuar SMS porosi nga pushteti ekzekutiv, për të marrë kompensim një shumë parash. Nga Qeveria thonë se nuk kanë dërguar SMS dhe mesazhe të tilla që ofrojnë kompensim. “Njoftojmë opinionin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut NUK ka dërguar SMS dhe mesazhe të tjera që ofrojnë kompensim. Në rastin konkret të shfaqur në orët e kaluara (të paraqitura në fotografitë e mëposhtme) bëhet fjalë për mashtrim dhe phishing mashtrim i cili është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse”. “Përderisa qytetarët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka lëshuar në përdorim shkollën e re komunale fillore ‘Vizbeg’, transmeton Almakos. “ Prej sot edhe zyrtarisht ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasës së parë në shkollën e re fillore komunale ‘Vizbeg’ në vendbanimin Vizbeg. Në detaje u njoftova me punën e Komisionit i cili bënë regjistrimin e nxënësve të klasës së parë. Kam qarkulluar edhe në klasat ku do të mësojnë nxënësit e ardhshëm. SH.F.K.’Vizbeg’ në tërësi është e përgatitur për nisjen e vitit të ri shkollor”, shkroi ndërmjet tjerash Kostovski./ Almakos/

Lexo më Shumë

Me datë 19.05.2024 në ora 23:50 në Dobëridoll të Gostivarit, punonjësit policorë të Departamentit të Policisë Gallatë, kanë privuar nga liria 44-vjeçarin M.D. nga Dobërdolli dhe 42-vjeçaren J.T. nga Strumica, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, sepse rreth orës 22:00 në shtëpinë e M.D. kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë. Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Skender Rexhepi-Zejdi në Daily Click në TV21 tha se Fronti Europian është përfaqësues i shqiptarëve edhe në vendvotimin e fshatit të lindjes së kreu të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami “Jemi përfaqësues të të gjithë shqiptarëve, edhe në fshatin Llërc, pavarësisht se është prishur vendvotimi në një vend ku shumica e votuesve janë me mbiemrin Kasami”, deklaroi mes tjerash Zejdi. I pyetur për bisedimet e VLEN-it me VMRO-në dhe për deklaratat e fundit të Kasamit se VLEN me shumë gjasa do të jetë pjesë e qeverisë, Zejdi tha: “Le të vazhdojë, le të vazhdojnë, VMRO-ja ka interes që të kenë…

Lexo më Shumë

-Ne si koalicion VLEN nuk jemi të interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti, apo mos të themi të një situate pak më të rëndë, këtë e tha mes tjerash Bilall Kasami nga VLEN në komentin e tij ndaj deklaratave të Ali Ahmetiti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve, përcjell TV21. Kasami tha se VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike. “Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria personin E.Z. i cili ishte denoncuar nga reja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Me datë 19.05.2024 në ora 20:10 në Departamentin e Policisë-Kamnjan, një grua 37-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj E.Z. Sipas raportit, rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati të shkurtër, vjehrri dhe bashkëshorti i saj B.Z. kanë nisur një përleshje fizike dhe pasi ajo ka tentuar t’i ndajë, ai e ka sulmuar…

Lexo më Shumë

Zjarrfikësit në vend, krahas shuarjes së zjarreve pyjore, në 24 orët e kaluara janë angazhuar edhe për punë të tjera. Katër zjarrfikës të Manastirit me një automjet zjarrfikës nga ora 18:45 deri në 19:35, kanë intervenuar në nxjerrjen e një personi që kishte rënë në lumin Dragor tek vendi “Ura Sali”. Personi që ra në lumë nuk është lënduar. Zjarrfikësit e Prilepit me një automjet zjarrfikës nga ora 12 e 13:50 kanë intervenuar në nxjerrjen e ujit me pompa nga hapësirat e mbushura të bodrumeve dhe sipërfaqeve të oborrit në fshatin Senokos, informojnë këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm është bërë përurimi i objektit të Klinikës së Onkologjisë, ku prezentë ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Kurti, është deklaruar se për realizimin e kësaj klinike është shpenzuar një shumë rreth 600 mijë euro. “Në këtë klinikë kemi një shpenzim substancial prej rreth 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fortë domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës ku të gjithë janë 70, por mbi të gjitha për pacientët këtë klinikë aq të nevojshme dhe të dobishme”, tha Kurti para gazetarëve. Ndërkohë, kryeministri bëri të ditur se lista e…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime pas një përleshjeje mes vete. Sipas njoftimit, në mesin e të lënduarve janë dy burra dhe një grua. Njëri nga të lënduarit më vonë ka pranuar trajtim edhe në QKUK. Në raportin e Policisë nuk janë bërë të ditura arsyet e përleshjes. “Tre viktima, dy burra dhe një grua kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.…

Lexo më Shumë

Nxënësit shqiptarë nga Ohri, të cilët mbarojnë arsimin fillor, nuk kanë ku të vazhdojnë arsimin e mesëm në gjuhën e tyre amtare. Asnjë nga shkollat e mesme nuk ka paralele me mësimin në gjuhën shqipe. Prandaj detyrohen të udhëtojnë në Strugë, ose të ndjekin mësimet e gjuhës maqedonase në Ohër. Këtë vit 26 nxënësve të shkollave fillore do t’u mohohet kjo e drejtë. Nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit”, thonë se nuk ka interes dhe për këtë arsye nuk ka pasur konkurs për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe. “Nuk ka interes. Ne, si institucion, jemi gjithmonë në…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, vazhdojnë edhe më tej negociatat për ndarje të resoreve në përbërjen e re qeveritare. Qëllimi i koalicionit VLEN është që me funksionin kryetar parlamenti përsëri të udhëheqë shqiptar, gjegjësisht njëri prej deputetëve nga koalicioni VLEN. Duke ndarë vendet ministrore, Taravari në një intervistë për RTK, thotë se do udhëheqin me ato ministri për të cilët kanë kuadër profesionist. Nuk tregon se me sa ministri do të udhëheqin.“Besoj se njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetarin e Parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptarë. Dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht…

Lexo më Shumë