Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Takimi, sipas zyrës së presidentes, do të fillojë nga ora 9:00, në Kabinetin e Presidentes. “Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad”, thuhet në njoftim.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka vdekur pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte ishte rrëzuar. Rrënojat e helikopterit që po bartte Raisin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdollahian, u gjetën në mëngjesin e së hënës, pas një operacioni të shpejtë kërkimi. “Presidenti Raisi, ministri i Punëve të Jashtme dhe të gjithë pasagjerët e helikopterit janë mbytur”, i ka thënë Reutersit një zyrtar i lartë Iranian, duke kërkuar që të mos i përmendet emri. Më vonë, vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëvendëspresidenti i këtij shteti, Mohsen Mansouri. Raisi shihej si pasardhësi potencial i Liderit Suprem, Ajatollah Ali…
19 maj 2024 është data kur Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” nga Kumanova u bënë bashkë me bjeshkatarët e “Dardanisë” nga Shkupi për një faqe të re të rrëfimit. “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, kjo porosi shekullore u vu në praktikë nga përfaqësuesit dhe bjeshkatarët e SHBA “Dardania” të cilët pritën bjeshkatarët nga Kumanova. Nëpërmjet ‘rrugëve të dhisë’ dhe dritëhijeve si në hamame, me humor të pandalshëm dhe bisedave nga sporti, politika e deri te familja e shoqëria, bjeshkatarët kaluan disa orë sa një çast. Malin Vodno lirisht mund ta llogarisim si bashçarshia e bjeshkatarisë me mijëra hyrje e…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova zgjodhi personat e parë në kabinetin e saj. Sekretar i përgjithshëm do të jetë avokati i diplomuar Gjorgji Bozhinov, ndërsa zëvendës i tij gazetari Goran Momirovski. Ata vijnë në vens të sekretarit të deritanishëm Mile Boshnjakovski dhe zëvendësve të tij Biljana Radeva dhe Toshe Zafirov, që janë shkarkuar nga pozitat e tyre. Sipas të dhënave të siguruara nga INA si pjesë e stafit profesional të ish-presidentit Pendarovski ishin angazhuar 11 ekspertë të fushave të ndryshme në rolin e këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve. Prej tyre 3 kuadro ishin shqiptarë. Këshilltar për Siguri Nacionale ishte Blerim Kolalli, i cili…
Një aksident në punë raportohet të këtë ndodhur pak momente më parë në fshatin Fush Bull në Elbasan. Betoniera e një firme ndërtimi, që drejtohej nga një 60-vjeçar, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar dhe është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonierës.
Çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë sa vijnë e rëndojnë jetën e qytetarëve. Madje kostoja e jetesës dikton edhe standardin jetësor të tyre dhe mirëqenien familjare. Ankohen se shpesh janë të detyruar që të kursejnë edhe për ushqime,, duke dëmtuar madje edhe shëndetin. Ata kanë shumë ankesa. “Marketet dhe pazaret i kanë ngritur çmimet si po duan vetë. Duhet të intervenoj qeveria, e cila besoj se ka rezerva që mund ti ndaloj këto rritje dhe të ndihmoj popullin. Besoj se do të realizohet diçka por jemi shumë skeptik”, tha një qytetar. “Sipas standardit tonë, janë shumë shtrenjtë. Po normalisht,…
Vazhdojnë negociatat VMRO-VLEN për Qeverinë e ardhshme. Nga e hëna priten takime të nivelit të lartë të grupeve të punës. Nga të dy taboret thonë se negociatat janë në fazën e harmonizimit të programeve, kurse në tavolinë nuk janë vënë resoret dhe kuadrot. Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet marrëveshja rreth qeverisë së re – VMRO – VLEN. Gjatë së premtes, Taravari deklaroi se mes grupeve të punës mbretëron atmosferë pozitive. Të hënën, sipas Taravarit, pritet të dilet me programin e përbashkët, kurse deri të premten të ketë marrëveshje përfundimtare për Qeverinë e re. Deri atëherë…
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit në 7 vendvotime dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate. Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione. “Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma…
Kryetari Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski njoftoi se në 6 vendvotime në Njësinë e 5 Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e 6 Zgjedhore do të rivotohet më 22 maj të viti 2024, të mërkurën e ardhshme. Nga KSHZ njoftuan se në cilat vendvotime do të votohet. Kalojmë në pikën 2. Propozim vendim për votim në Njësinë e 5 Zgjedhore në vendvotimet 1470/1, vendvotimi 1470 në komunën e Dollnenit. Vendvotimi 1184, vendvotimi 1202 në komunën e Krushevës, vendvotimi 1844 në komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në komunën e Ohrit. Konstatoj se Komisioni njëzëri e miratoi propozimin që të…
Qeveria e Kosovës e ka prezantuar të shtunën planin për reformim të skemës së asistencës sociale në Kosovë. Projekti i reformave është mbështetur dhe financuar prej Bankës Botërore. Kjo nënkupton që të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të kyçen në platformën shtetërore eKosova prej 18 majit për të kuptuar nëse kualifikohen për asistencë sociale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se skema e re do të krijojë barazi dhe do të nxisë punësimin, duke bërë vlerësimin e varfërisë në secilën familje. Ai e ka konsideruar diskriminuese skemën aktuale që e përjashton një familje nga asistenca pasi një…
Njëzet pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, me vite paguajnë çmim të lartë për pjesëmarrje në shërbimet shëndetësore. Ndonëse katër muaj më parë u publikua në “Gazetën zyrtare” vendimi me të cilin ata lirohen nga ky shpenzim, ende nuk është i zbatueshëm në praktikë, reagon Shoqata “Zemra e guximshme”. Nëpër klinika ende paguajnë shuma të larta për ndërrimin e baterive, servisimin e pajisjes dhe për kontrolle. “Pacienti nga shoqata “Zemër e guximshme” tentoi ta ushtrojë atë të drejtë, por i thanë se ne nuk jemi të përfshirë në sistem. Në veçanti ndërrimi i baterive, servisimi i pajisjes për të cilën…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk është problemi se Frontit Evropian me të cilin udhëheq ai po i merren dy deputetë, por problemi qëndron tek siç thotë ai marrëveshjet politike nëpër bodrumet e kuqe. Ai shtoi se marrëveshjet e tilla janë të dëmshme dhe do t’i demaskojë në kohë. Ahmeti para takimit me kryesinë qendrore të BDI-së shtoi se në KSHZ anëtarët shqiptarë janë mbivotuar. “Nuk është çështja këtu a i humbën apo i fiton Fronti Evropian dy mandate. Fronti Evropian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Ajo fitore është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet…

