Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov thonë nga MPJ. “Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit…
Author: Hamdi Kumanova
Një 57 vjeçar është gjendur i varur nga familjarët e tij në afërsi të banesës në një pemë,ngjarja ka ndodhur në fshatin Snosëm në Gramsh. 57 vjeçari me inicialet G.B është babai i dy fëmijëve,familja jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Në vëndngjarje ka mbërritur forcat e poliisë ku po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Trupi i 57 vjecarit është dërguar në morgun e spitalit ku po i bëhet autopsia për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”, duke vënë në pranga autorin. Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë teksa merrte shumën e eurove në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. closevolume_off Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit B.G., i cili është ndaluar me urdhër të prokurorit më 19 maj 2024. “I pandehuri dyshohet se më 19.05.2024, rreth orës 00:30 min., në Graçanicë, më konkretisht në një autolarje, në bashkëkryerje me një të mitur (i cili gjendet në arrati), me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë hapur me forcë aparatet e autolarjes dhe nga aty kanë marrë para metalike në vlerë prej 500 eurosh, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm pasuror”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Po…
Presidenti i RP të Kinës, Xi Jinping ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën me rastin e zgjedhjes së saj për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia kineze e lajmeve Ksinhua. Kina dhe Maqedonia e Veriut ruajnë miqësi të thellë tradicionale, thotë presidenti kinez në urim, duke shtuar se në vitet e fundit, bashkëpunimi praktik mes dy vendeve ka bërë përparim solid dhe ka sjellë përfitime për të dy popujt. Duke theksuar se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Si Xhinping thekson se është “i gatshëm të punojë me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për të thelluar…
Kur të përfundojnë negociatat me “Vlenin”, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit, tha anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një paraqitje i ftuar në televizionin Alfa, transmeton Portalb.mk. Këtë e tha Milloshoski i pyetur për deklaratat e liderit të partisë Hristijan Mickoski se kanë 61 deputetë, ndërsa me rivotimin e së mërkurës në shtatë vendvotime në zonën e pestë dhe të gjashtë, VMRO-DPMNE pret të ketë 62 mandate në Kuvend. “Po, është e saktë deklarata e kryetarit Mickoski se në këtë moment VMRO-DPMNE ka konsoliduar 61 deputetë. Me rivotimin e të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Satibaldi Burshakov. Ministri Osmani shprehu kënaqësi për vendimin e sjellë për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, duke thënë se ky veprim do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale dhe diskutuan mbi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të përgjithshëm, me theks të veçantë në mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e…
Policia e Kosovës ka zbardhur detaje lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së hënë në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale. Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinar, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollar amerikan, 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim. “Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të…
Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën në rrugën ” Kongresi” i Tiranës i cili ka pësuar një atak kardiak. Mësohet se i moshuari teksa po ecte i vetëm në rrugë është rrëzuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu ekipi i urgjencës dhe policia kanë shkuar në vendngjarje.
Në vetëm dy ditë kanë qenë të paktën tre raste me tre humbje jete dhe një plagosje me armë gjahu. Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi. Faik Basha, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë rreth 15 mijë shqiptarë që mbajnë armë gjahu me leje të cilat çdo 5 vjet duhet t’i nënshtrohen kontrolleve. “Kemi 15 mijë armë që janë në duart…
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Kosovë dhe rajon “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”. Anushiq këto komente i bëri të hënën në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it. “Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme të dërgonim forcat e armatosura në misionin e KFOR-it. Shpresojmë që NATO dhe KFOR të arrijnë të stabilizojnë situatën, që të mos ketë përshkallëzim të dhunës,” tha ai,…
Këshilli Gjyqësor mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, ndërsa anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe kërkesën për paraburgim të gjyqtarit. Gjithashtu, është marrë vendim për shkarkimin e përkohshëm të tij nga posti i gjyqtarit. “Imuniteti gjyqtarit të lartë po i hiqet për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Miratohet kërkesa për miratimin e masës së paraburgimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup. Ai largohet përkohësisht nga ushtrimi i funksionit gjyqësor, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, deri në zgjidhjen…

