Akuza e gjyqtarit suprem Nake Georgiev për marrje ryshfeti prej 10 mijë euro është vetëm një konfirmim se Maqedonia me pushtetin e SDS-së dhe BDI-së nuk ishte as shtet juridik, e aq më pak evropian, tha Mile Lefkov, anëtar i VMRO-DPMNE. “Gjyqtari, i cili gjithë karrierën e tij gjyqësore dhe avancimin e ka fituar në kohën e LSDM-së, dje është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në këmbim të rrethanave lehtësuese në procedurën kundër ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev. Georgiev u bë gjyqtar në vitin 1997, pastaj u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit në vitin 2004, pastaj gjykatës suprem…
Author: Hamdi Kumanova
“Fakti që ky terror ndaj infrastrukturës vazhdon edhe pas dimrit tregon se presidenti rus dëshiron të shkatërrojë vendin, dëshiron të shkatërrojë jetët e njerëzve”. Kjo është akuza ndaj Vladimir Putin nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila vizitoi një nga termocentralet më të mëdha në Ukrainë. Baerbock foli me Ministrin ukrainas të Energjisë Herman Galushchenko për situatën në termocentralin, shkatërrimi i të cilit u denoncua nga ukrainasit në prill. Galushchenko akuzoi rusët se sulmuan me 11 raketa, vetëm gjashtë prej të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës me Kievin që vazhdon të kërkojë më shumë ndihmë…
Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli. 55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë. Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit. Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij. Në fund ai ka tentuar…
KOMISIONI ANTI-DISKRIMINIM Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit në vitin 2023 ka shqyrtuar 523 ankesa apo mbi 100% më shumë se në vitin 2022 – thuhet në Raportin Vjetor të Komisionit. Ankesat që janë dorëzuar në Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriiminit kanë qenë nga fusha e marrëdhënieve të punës, mosqasjes nëpër media, arsimi dhe shërbimet e mira. Bazat e diskriminimit kryesisht janë orientimi seksual dhe identiteti gjinor por edhe përkatësia kombëtare dhe etnike. “Krahasuar me vitin 2022, shënojmë trendin e uljes së diskriminimit në bazë të përkatësisë kombëtare dhe etnike. Mirëpo, kemi rritje të rasteve të diskriminimit…
Gjykatësi suprem Naqe Georgiev dje është arrestuar pasi u kap në flagrancë gjatë pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, me qëllim për t’i shqiptuar dënim sa më të lehtë një të akuzuari. Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme në orët e mbrëmjes ka kryer bastisje në shtëpinë e tij me qëllim për të gjetur dëshmi të tjera. Bastisje janë kryer gjithashtu edhe në zyrën e gjykatësit, në godinën e Gjykatës Supreme. Njoftimi zyrtar erdhi nga Prokuroria Publike. “Dje në orët e pasdites, MPB ka realizuar aksion ku nga liria është privuar gjykatës suprem aktiv. Prokurori…
Numri i përgjithshëm i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë të vitit 2024 është 10 766 mijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është zvogëluar për 17.2 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetërorë për Statistikë (ESHS) Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 22.2 për qind, në transportin periferik është zvogëluar për 13.1 për qind, në transportin ndërurban është rritur për 6.6 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 32.6 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e njëjtë të…
Një burrë 50-vjeç ka nxitur reagime të ashpra pasi u filmua duke u hedhur mbi balenën derisa ishte në një jaht në brigjet e Zelandës së Re, e miqtë që ishin më të e duartrokitën për veprimin. Videoja amatore shfaq burrin nga Auckland, i cili dënua me 600 dollarë për këtë veprim – duke u hedhur nga anija dhe ra mbi balenën që ishte pranë tij në Devonport, transmeton Telegrafi. Pamjet janë shpërndarë në Instagram, dhe kanë nxitur reagime të ashpra nga adhuruesit e kafshëve që dënuan ashpër veprimin e tij. Në videon njëminutëshe, shihet balena duke dalë mbi sipërfaqen…
Kryetari i Lëvizjes qytetare në Serbi, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullsisë civile në Kosovë. Ai ka thënë se zyrtarisht ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Për mbështetje ndaj Kosovës, Bogdanoviq thotë se vitin e kaluar është intervistuar nga BIA serbe. Në një lidhje direkte me emisionin Kosova Today, ai shprehet se në nëntor ka ikur nga Serbia dhe ka kërkuar azil jashtë shtetit të tij, për shkak se i është rrezikuar jeta pas të gjitha aktiviteteve politike që ishin…
Mëngjesin e sotëm në ora 06:15 në kuadër të SPB Veles është lajmëruar se në autostradën A-1, në pjesën Veles – Shkup, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Velesit i drejtuar nga P.K (31) nga Velesi ka dal jashtë rrugës. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Velesit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe me autorizim të tij, në vendin e këqyrjes kanë bërë zyrtarë policorë nga SPB Veles./Telegrafi/
Bashkimi Evropian ka deklaruar se e ka vëzhguar me një shqetësim operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës. Në reagim thuhet se veprimi i mbylljes së gjashtë filialeve të kësaj banke ishte përkallëzues dhe bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se ai minon mirëbesimin e Prishtinës në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut. “Përsëri, veprimet e pakoordinuara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Operacioni i Policisë së Kosovës po ashtu rrezikon negociatat…
RAPORTET GREQI – RMV Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, sërish u ka dërguar mesazhe udhëheqësisë së re të Maqedonisë së Veriut, që të heqin dorë nga retorika provokative dhe e jashtëligjshme. Këto komente kreu I qeverisë greke I bëri gjatë një fjalimi në Asamblenë e Asociacionit të eksportuesve në Greqinë Veriore. “Retorika e RMV-së është e jashtëligjshme dhe provokative. Si Qeveri e re e respektojmë nënshkrimin grek të marrëveshjes ndërkombëtare. Mirëpo, duke shikuar ngritjen e nacionalizmit në Shkup, mbetemi të kujdesshëm lidhur me pranimin e memorandumeve. Vendi fqinj duhet të kuptojë se rruga drejt Evropës dhe progresit kalon edhe përmes vendit…
Bullgaria do të dërgojë trupa në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Zëvendësministri bullgar i Mbrojtjes, Radostin Iliev, dhe Shefi i Mbrojtjes, Admiral Emil Eftimov, do të marrin pjesë me një ceremoni formale për të përcjellë njësinë e tyre ushtarake për në Kosovë e cila vjen në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, raporton medium bullgar, Novonite. Mbi 100 anëtarë nga Brigada e tretë Komanduese në Blavgoevgrad, do të dërgohen për operacione të këitj misioni. Kontigjenti bullgar do të përfshihet në aktivitete që kanë për synim mbështetjen e përpjekjeve për të rikthyer dhe ruajtur sigurinë në Kosovë.

