Në qytetin e Pejës, njësitë policore në bazë të urdhëresës së prokurorit kanë bastisur shtëpinë, pronë e një të dyshuari.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 54 fishekë, 27.300 euro, 2980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme,” shkruhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.