Ne presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane, tha zëvendësndihmës sekretari dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë online për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik. Escobar, gjatë bisedës për rolin e Shteteve të Bashkuara përballë sfidave në Ballkanin Perëndimor, u pyet nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe shqetësimit në rritje për Marrëveshjen e Prespës, ai ende beson se rruga drejt Evropës do të vazhdojë. “Po. Unë mendoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia bënë shumë të qartë qëndrimin presidentes pas inaugurimit se ne presim plotësisht që Maqedonia e…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba. Prej gjobave të shqiptuara 14 kanë qenë për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për kalim në semafor të kuq, ndërsa 20 iu shqiptuan këmbësorëve. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së…
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë një 24-vjeçar. Burime zyrtare bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet E. B., është plagosur nga djali i xhaxhait të saj, I. B., 33 vjeç. NJOFTIMI I POLICISE Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B. Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit). Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se…
Të martën në Emergjencën e Gjilanit është dërguar një pacient me lëndime të rënda trupore, ku me pas është transferuar për QKUK Prishtinë. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, pas informatave preliminare është kuptuar se viktima ka rënë nga çatia e shtëpisë ku kishte punuar. “Në vendngjarje ka dalë patrulla policore si dhe inspektorët e punës. Nga QKUK rreth orës 17:27 është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, njoftoi ai. Tutje Hashani bëri të ditur se njësiti i hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikën dhe prokurorin kanë dal në vendin e ngjarjes, janë kryer të gjitha…
Në orën 7 janë hapur katër vendvotime, dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, ku mbahen zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhore. Votimi ka nisur pa probleme konfirmojnë komisionet komunale zgjedhore.
Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në gjurmët e policisë greke për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë. Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar. Sipas të njëjtave informacione, 48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e plaçkës së tyre arrin në 140 mijë euro. Mashtruesi shqiptar i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke i thënë se të afërmit e vetë kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se 313 serbë kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS në 12 ditët e para të zbatimit të vendimit. Këto shifra i ka bërë me dije kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me ç ’rast u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi. “Për 3 muaj, ata që kanë patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë në patentë shoferë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi…
Një kope bagëtie është sulmuar nga një ari të premten, në fshatin Shoshare rreth 13 kilometra larg Vitisë, raporton PlusTV. Pronari Xhevxhet Ferizi, ka treguar se ferma e tij është sulmuar nga ariu ku afër stallës ka gjetur një lopë të mbytur dhe një të plagosur rëndë. “Kemi probleme me arinjtë dhe ujqërit, jam i dëmtuar nga sulmi që ka ndodhur të premten, një lopë e kemi gjetur të mbytur dhe një të plagosur keq. Ariu ka hyrë brenda në stallë, dhe ka sulmu lopët. Nuk ka ndodhur më parë diçka kështu“, thotë ai. Ky rast ka shkaktuar frikë tek…
Shirat e dendur në shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese, duke lënë 158 të vdekur dhe të paktën 88 të zhdukur. Gati dy të tretat e 500 qyteteve të shtetit janë prekur, duke zhvendosur qindra mijëra banorë. Zona të fatkeqësisë janë shpallur në shumë komuna dhe mbi një milion banorë janë pa energji elektrike. Vullnetarët po përdorin kanoe dhe kajakë për të kërkuar dhe shpëtuar individë dhe kafshë. Fushatat për mbledhjen e fondeve për ushqim, veshje dhe ndihmë financiare janë duke u zhvilluar. Ekipet e Mbrojtjes Civile raportojnë se më shumë se 2.3 milionë…
Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se vendimin që Kosova të mos futet në agjendë në ditët kur u mbajt takimi i ministrave është vendim i gabuar. Ai theksoi se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk duhet të përzihet me bisedimet. “Mendoj se fatkeqësisht ka një përzierje të organizatave dhe negociatave ndërkombëtare. Ne kemi Këshilli i Evropës, kemi vlerat tona, masat tona, procedurat monitoruese për sa i përket situatës së demokracisë dhe të drejtave të pakicave sidomos, pra komuniteti…
Në Maqedoninë e Veriut sot rivotohet për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Përsëritja e votimit bëhet për shkak se pas zgjedhjeve të 8 majit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranoi ankesat e partive politike për parregullsi në këto vendvotime, me çka anuloi votimin në këto pika. Vendimi për rivotim u vërtetua edhe nga Gjykata Administrative e cila i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga Fronti Evropian kundër vendimit të KSHZ-së. Më poshtë Portalb.mk ju sjell të gjitha zhvillimet mi votimin e sotëm. Ku ka rivotim? Rivotim ka në vendvotimet 2101 në…
Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 544, datë 22.5.2023, “Për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2022”, caktoi 9 ekspertë kontabël të licencuar (audites ligjor) për auditimin e…

