Author: Hamdi Kumanova

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit. Kështu kanë paralajmëruar sot nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjia Stajkoski pasi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri ndarjen e certifikatave për deputetë për mandatet e vërtetuara parlamentare, foli për përbërjen e re parlamentare dhe qeverinë. “Me marrjen e certifikatave presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në mes të qershorit presim që të kemi Qeverinë e re në Republikën…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 20:00 në ujërat e lumit Vardar është vërejtur trupi i pajetë i një burri. Sipas dëshmitarëve okular, trupi i pajetë i gjetur te ura e Gurit në Shkup, është larguar nga ana e policisë. “Policia e njësisë për intervenim në kuadër të SPB Shkup e kanë tërhequr trupin nga ujërat dhe tek ai nuk janë gjetur dokumente të identifikimit”, thonë nga SPB Shkup për “Makfax”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll, dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur sot se taksimi i profesioneve të lira shtrenjton jetën e qytetarëve. Tabaku foli nga Gjykata Kushtetuese, ku u paraqit pasi në kalendar ishte data e parashtrimit të argumenteve të tjera, në lidhje me padinë e depozituar nga grupi i PD-së kundër taksës, ajo u shpreh se bizneset në vend po mbyllen dhe një pjesë po zhvendosen jashtë Shqipërisë “Një pjesë e bizneseve të profesionistëve të lirë po mbyllen, një pjesë e tyre janë duke u larguar dhe jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye ne do ta vazhdojmë mbledhjen e informacionit, do ta vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 1.000 euro për ta kaluar muajin. Por, sipas Sindikatës, nëse një familje jeton me qira në një banesë prej 60 metra katrorë, shporta konsumuese rritet në 75.465 denarë. Për një muaj, sipas Sindikatës, më shumë para apo 21.689 denarë harxhohen për ushqim dhe pije. Kjo përbën 36.1% të buxhetit familjar. Për veshje dhe veshmbathje duhen 4.928 denarë ose 8,2% e buxhetit, për harxhimet e faturave 6.014 denarë, për transport 5.020 denarë, për higjienë 1.788 e kështu me radhë.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se do të largohen rekuizitat argëtuese përballë sallës sportive “Boris Trajkovski” në Karposh të Shkupit. Nga MPB thonë se autoritetet kompetente kanë kryer kontroll në lokacionin përkatës gjatë ditës së djeshme. “Njësiti kundër krimeve ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup, në koordinim me zyrtarë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektori Ndërtimor nga Komuna e Karposhit, kanë dalur në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete konkrete përkatëse në kuadër të rrethit të kompetencave dhe autorizimeve të tyre. Përkatësisht, nga ana e shërbimeve inspektuese, pas masave dhe aktiviteteve…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 20, trupi i një burri është pikasur në ujërat e lumit Vardar në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i burrit u tërhoq nga policia, në qendrën e qytetit – mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”. Për momentin policia nuk e di identiteti i tij. “Policët e Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga lumi dhe me të nuk janë gjetur dokumente identifikimi”, kanë thënë për “Makfax” SPB Shkup. Është kryer inspektim dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

Shoferi 32 vjeç nga Kërçova ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm në rrugën magjistrale A2, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se edhe pasagjeri në veturën “VW Touran” ka pësuar lëndime trupore. “Me datë 20.05.2024 në ora 13:00 në Departamentin e Policisë në Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore A2, afër fshatit “Trapçin Doll”, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Touran” nga Kërçova me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.B. (32) nga fshati Kolibarë i Kërçovës ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë shoferi A.B. në vendin e aksidentit, ndërsa pasagjeri L.XH. ka pësuar lëndime trupore,…

Lexo më Shumë

RIVOTIMET E 22 MAJIT Nis zbatimi i rivotimit në disa vendvotime ku KSHZ-ja konstatoi, kurse Gjykata Administrative konfirmoi parregullsi gjatë votimeve në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Të mërkurën e 22 majit, në të shtatë vendvotimet, të drejtë vote, kanë gjithsejt 4.336 qytetarë. Në Njësinë e 6-të Zgjedhore do të votohet vetëm në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës. Në këtë vendvotim të drejtë vote kanë 992 votues. Në zgjedhjet e 8 majit, votuan 48.29% e votuesve apo 479. Në Njësinë e 5-të Zgjedhore votohet në gjashtë vendvotime. Në Strugë votohet në vendvotimin 1848, ku janë të regjistruar 576 votues.…

Lexo më Shumë

Më datë 20.05.2024 në ora 15:00 në SPB-Tetovë, D.S.(45) nga Gllogja e Tetovës ka raportuar se rreth orës 10:20 në vendin e punës në fabrikë në Bërvenicë të Tetovës, pas një debati të mëparshëm ka qenë e sulmuar fizikisht nga kolegja e saj M.K (50) nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

Lexo më Shumë

Pas kallëzimit paraprak të djalit të një të pandehuri në një rast që po zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasditen e djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer një aksion në të cilin gjyqtarit suprem aktiv Nake Georgiev i është hequr liria. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale Shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm nga neni 359 i Kodit Penal, transmeton…

Lexo më Shumë

Më datë 20.05.2024 në ora 22.40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin E.I (33) nga Kumanova, pas raportimit të mëparshëm se është sjellë në mënyrë agresive, e ka kanosur me sende të mprehta dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij të pakurrorëzuar, në shtëpinë e të afërmve të saj ku ajo ishte për vizitë. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Lexo më Shumë

Më datë 20.05.2024 në ora 17:30, zyrtarë policorë nga Departamenti i policisë-Gallatë, kanë privuar nga liria personin A.F. i cili në ora 17.00 ka qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij 26-vjeçare se e ka sulmuar fitikisht dhe e kishte mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë