Author: Hamdi Kumanova

“Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi. “BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare”, vijon shkrimi i…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës kërkon nga 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, të cilët akuzohen për “kallëzim të rremë” për të ashtuquajturin “atentat” ndaj Doshit. Ditën e djeshme u mbajt pas tre vjetësh zvarritje edhe pretenca në Gjykatën e Tiranës, shkruan “Panorama”. Prokuroria, e cila përfaqësohej nga prokurorja Elsa Miha, kërkoi që Doshi, Frroku dhe Bami të dënohen me nga 1 vit burg për kallëzim të rremë dhe pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit të vendosej përfundimisht në 8 muaj burgim për secilin. Në seancë munguan tre të pandehurit, por u përfaqësuan…

Lexo më Shumë

Festivali në Dojran ka përfundur në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia ka arrestuar 19 persona tek të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur lëndë narkotike. “A.S.(29) nga Strumica, D.S.(24) nga Gjevgjelia, J.R.(23) nga Shkupi, K.V.(24) nga Kumanova, A.A.(32) nga Kumanova, D.A.(34) nga Shkupi, G.I.(32) nga Gostivari, V.G (18) nga fshati Crniçani, T.P (18) dhe K.C Miravci, G.M (47) nga Shkupi, F. I. (19) nga fshati Batinci, B.S Valandova, N.A.(18 ) nga Shkupi, S.P.(20) nga rrethina e Velesit dhe dhe një shtetas turk 17 vjeçar.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar deklaratat e fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha se çdokush ka të drejtë të shpreh pakënaqësitë në mënyrë demokratike “Por, nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar, dhe në dëm të ligjit dhe Kushtetutës, atëherë ne si qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, kuptohet. Unë çuditem si BDI, udhëheqësia e BDI-së, nuk mori mësim se është e nevojshme që ta shfrytëzojnë këtë periudhë në opozitë, që të reformohen, të freskojnë kuadrot, programin, dhe në zgjedhjet e ardhshme të ofrojnë kuadro dhe programe të reja. Çuditem se si udhëheqësia e BDI-së…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar ambasadoren e Gjermanisë, Petra Drexler, që është takimi i parë i përbashkët i dy bashkëbiseduesve pas emërimit të ministrit Mucunski në këtë post, njoftojnë nga MPJ. Mucunski, theksojnë nga MPJ, shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen dhe përkushtimin e parezervë të Gjermanisë në rrugën e vendit tonë drejt BE-së, duke theksuar se Qeveria e re është e fokusuar fuqishëm në integrimin evropian dhe zbatimin e reformave. “Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për aleancën brenda NATO-s, me theks të veçantë për bashkëpunimin në Samitin e ardhshëm në Uashington. Ajo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria po përgatit zgjidhje ligjore për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Mickoski tha se zgjidhja ligjore përfshin edhe përgjegjësi për vendimet e qeverisë së kaluar për këtë çështje. “Përgatisim edhe këtu zgjidhje ligjore, zgjidhje ligjore që nënkupton fillimisht rishikim të të gjithë asaj që e ka dhënë qeveria e kaluar, respektivisht të gjithë ata pajtime që janë dhënë, sepse ne jemi thellësisht të bindur se këtu ligjet janë thyer dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Mickoski.

Lexo më Shumë

Elena Petrova sot zyrtarisht ka marrë pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë e të Ardhurave Publike nga zëvendësdrejtori Mevludin Sinani. “Elena Petrova është një profesioniste me përvojë pune shumëvjeçare në DAP, e cila në kohën e emërimit ka qenë udhëheqëse e Sektorit të Pagesave dhe Menaxhimit të Borxheve”, kumtuan sot nga DAP-i. Drejtoresha Elena Petrova deklaroi se agjenda e saj afatgjatë dhe strategjike është transformimi i DAP, krijimi i një “pamje të re” në DAP, një “ambient i ri” për tatimpaguesit, për shërbimet tatimore dhe punonjësit e administratës tatimore. “Në DAP unë do të inkurajoj një kurs dinamik pune me synimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot i shoqëruar nga ministri Fatmir Limani kanë vendosur gurëthemelin e çerdhes së re në komunën e Butellit në Shkup, shkruan Top24 “Sot vendosëm gurëthemelin e kësaj çerdhes që simbolizon renesancën dhe shpresoj që gjatë qeverisjes sonë do të ketë mjaftë investime dhe ky është një investim prej 100 milion denarë” tha Mickovski. Mickovski uroi që të ketë më shumë fëmij që në këtë çerdhe të ketë gurthemel të ri.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se një 68-vjeçar ka raportuar se i është vjedhur një veturë nga shtëpia e tij. “Më datë 01.07.2024 në ora 05.20 në SPB Tetovë F.S. (68) nga Tetova ka raportuar se një motoçikletë pasagjerësh është marrë nga para shtëpisë së tij automjeti “Clio”, me targa të Tetovës, pronë e vajzës së tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se çdo ditë pune (E hënë – e premte) në zyrat e komunës do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuar nga vërshimet. “Bazuar në vendimet e Këshillit të Komunës së Tetovës nga mbledhja e mbajtur më 29.06.2024 që ka të bëjë me dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi komunën tonë, ju njoftojmë se të gjithë qytetarët që kanë dëme duke filluar nga dita e hënë (01.07.2024 deri e premte (05.07.204) mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmeve në pronat e tyre, si dhe në kulturat bujqësore në territorin e Komunës së Tetovës…

Lexo më Shumë