Pas më shumë se pesë muaj të kaluara në paraburgim ekstradues në Turqi, mbrëmë është kthyer në vend Lupço Palevski Pallço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska më 27 nëntor të vitit 2023 dhe pensionistit Pançe Zhezhovski. Palevski mbrëmë me përcjellje policore është dërguar në burgun hetues të Shutkës, pasi paraprakisht ateroi në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit me fluturim të rregullt Stamboll-Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e konfirmoi procesin e ekstradimit të Palesvskit, duke theksuar se nëpunës policor nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor të MPB-së në bashkëpunim me policinë turke kanë përfunduar procesin e…
Author: Hamdi Kumanova
Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot në ora 14 do të nisin takimin e parë për formimin e Qeverisë së Re, njofton INA. Siç bëhet e ditur në takimin e parë që do të zhvillohet në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, por e dhe fushat për harmonizimin e programit të Qeverisë së ardhshme. Ekipi i VMRO-DPMNE-së është i përbërë në nivel nënkryetarësh: Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska-Koçovska dhe Timço Mucunski. Ndërsa, ekipi i koalicionit VLEN do të përbëhet nga: Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Visar Ganiu…
Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një realitet të vështirë me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi diplomati bullgar dhe ish-zëvendës shefi i diplomacisë bullgare, Lubomir Quçukov. “Nga njëra anë, ata do të jenë nën presion nga premtimet e tyre për të rinegociuar kuadrin e negociatave me BE-në dhe nga ana tjetër nga pamundësia praktike që kjo të ndodhë”, shpjegoi ai në një deklaratë për mediat bullgare, duke shtuar se e vetmja gjë që është e paracaktuar është se “negociatat reale për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk do të fillojnë derisa të plotësohet parakushti…
Nënkryetari i dorëhequr i LSDM-së dhe tani deputet i sapozgjedhur, Fatmir Bytyqi ka përgënjeshtruar shkrime të disa mediave se ai do të braktisë partinë e tij Lidhjes Social Demokrate (LSDM) dhe do t’i bashkohet një parti tjetër, e që siç u aludua VLEN-it. U bëj thirrje mediave, por edhe subjekteve politike që të mos spekulojnë dhe të mos publikojnë lajme të tipit “jozyrtarisht…”. Anëtarësimi im në LSDM dhe roli i nënkryetarit janë të rrënjosura në vlerat që i ndaj me pjesën më të madhe të bashkëpartiakëve të mi. Si deputet do të përfaqësoj me dinjitet të gjithë ata që votuan…
Mediat sllovake raportojnë se autori i atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico është një poet 71-vjeçar. Autori i dyshuar Juraj Cintula kishte shërbyer në të kaluarën si një ish-punonjës i një kompanie private sigurie dhe është autor i një koleksioni poezish. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni lokal Markiza. Në vitin 2016, vetë Cintula i mbijetoi një atentati kur u sulmua në një qendër tregtare në qytetin Levice nga një i ri i cili ishte në gjendje të dehur. Djali i Cintula deklaroi se babai i tij kishte një leje për armë dhe mohoi informacionin që kishte dalë se…
Një 62-vjeçar shqiptar tentoi të vriste gruan e tij 57-vjeçare duke e goditur tre herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit në Fatebenefratelli 50 në San Maurizio Canavese. Autori u arrestua nga karabinierët, ndërkohë që bashkëshortja e tij, u transportua në spital ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e saj paraqitet e rëndë por është jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë se gruaja është qëlluar dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi dëgjuan britmat e gruas.
Anëtarët e grupit punues që do t’i udhëheqë negociatat me OBRM-PDUKM-në për formimin e shumicës parlamentare tashmë janë nominuar, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. “Në “VLEN” tashmë janë nominuar anëtarë nga të gjitha subjektet politike. Në grupin punues nga Lëvizja Demokratike është Visar Ganiu, nga Aleanca për Shqiptarët, Azir Aliu dhe dy anëtarë nga Lëvizja Besa dhe Alternativa. Në pjesën e programit do të përfshihet edhe Bekim Qoku nga Vetëvendosje. Ai nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, por do të jetë në grup parlamentar dhe do të ketë zërin e tij si deputet, tha Majiti në sonte…
Kryeministri sllovak, Robert Fico nuk është më në një gjendje të rrezikshme për jetën pasi u qëllua disa herë me armë. Lajmi i mirë konfirmohet nga zëvendëskryeministri. Tomas Taraba i tha BBC-së se operacioni i Fico-s kishte shkuar “mirë” dhe “Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë”. Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën e tij” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova. Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.…
Sot pritet të fillojë rigjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Kjo ishte bërë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht të vitit të kaluar e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim. Por, Gjykata e Apelit,…
Gjendet e vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit një 40 vjeçare shqiptare në zonën Menidhi të Athinës. Policia thotë se trupi i 40-vjeçares u gjet në rrugë me një thikë në trup. Pranë saj u gjet edhe çanta në të cilën duket se nuk mungonin sendet e saj dhe paratë, çka i bën autoritetet të besojnë se nuk ka qenë shkak grabitja. Ajo ishte veshur mirë dhe dukej se kthehej nga aktivitet zbavitës. Policia po heton për gjetjen e autorëve. Po shoqërohen familjarët e saj.
I ftuar në ClickPlus, Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se koalicioni VLEN po mundohet që ta manipuloj opinionin se gjoja kanë pasur vota vetëm nga shqiptarët pasi tha se ky koalicion ka marrë vota edhe nga komunitetet e tjera ndërkohë që numëroi vendet të cilat nuk janë të banuar me shqiptarë por që ata kishin votues, përcjell Nistori. “Ne themi shumë ballë hapur si Front Europian dhe nuk fshehemi pas dështimit që kanë pasur ata dhe tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja vota të pastra shqiptare por edhe vet Arben Taravari thotë se po kemi pasur votues edhe maqedon…
Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe kandidate për Bashkimin Evropian, duhet me doemos tu përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara me fqinjët që të qëndrojë në kursin e nisur të politikës së jashtme, në kë kundërtën, vendi rrezikon të hyjë në krizë të re diplomatike. Kështu shprehen për Portalb.mk njohësit e çështjeve ndërkombëtare në lidhje me betimin e presidentes së shtetit, Gordana Sijlanovka Davkova, e cila nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit. Për profesorin universitar të shkencave sociale, Murat Aliu, akti i betimit të presidentes përbën një skandal, parë nga sytë e ndërkombëtarëve. Maqedonia e Veriut si anëtare e…

