Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ai e mbështetë shpërndarjen e Kuvendit vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së kryeministrit. Haradinaj ka thënë se kryeministrit Kurti si duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. “Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet. Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës. Sot mbushen 25 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj. Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd. Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri grek Alexis Tsipras ka biseduar në telefon me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, raporton “Kathimerini”. Burime pranë Tsipras i thanë gazetës se ish-udhëheqësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së Marrëveshjes së Prespës 2018 dhe vazhdimit të bashkëpunimit midis vendeve të tyre, veçanërisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ata kanë ngritur shqetësime për rritjen e populizmit nacionalist nga të dyja palët, duke e cilësuar atë si hipokrit dhe të rrezikshëm. Dy politikanët ranë dakord…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” thotë se Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri vitin 2028. “Disa thonë në 2030, unë mendoj se deri në fund të mandatit ka gjasa që disa shtete, katër shtete të Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Europian. Nuk e them sigurt, por e them që ka gjasa reale”, tha Taravari në “ClickPlus”. Taravari foli edhe për Marrëveshjen me Bullgarinë për të cilën tha se është çështje e mbyllur, sikurse e Ohrit dhe e Prespës, por pajtohem me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kur thotë se duhet të pritet…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj. Qëndrimi i përfaqësuesit të ministrisë amerikane erdhi pas pyetjes nga korrespondentët grekë në Uashington, për faktin se presidentja e re ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, duke mos e përmendur emrin kushtetues gjatë betimit të saj. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Me formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeministrit, ne…

Lexo më Shumë

Pavarësisht zbatimit të mësimit inkluziv në arsimin fillore, shumë shkolla të vendit nuk plotësojnë kushtet për pranimin e nxënësve me aftësi të posaçme. Vërejtjet, posaçërisht kanë të bëjnë me mungesë e shtigjeve brenda objekteve shkollore për t’ju mundësuar këtyre fëmijëve lëvizje të lirë. Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg, me investim të huaj u bë ndërtimi i një ashensori për këta fëmijë. “Duke ju dhënë mundësi për të lëvizur lirshëm dhe sigurt ne po e përmirësojmë qasjen e tyre në arsim dhe po u ndihmojmë që të hapërojnë drejt suksesit”, tha Suzana Kurbardoviç Jakupi, drejtore e sh.f”25 Maji”. Defektologjia…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë e shfuqizoi votimin edhe në tre vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe për vendvotimet 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga Koalicioni “Maqedonia Juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, u konfirmua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të vendosur me hyrje manuale. Ankesa u miratua me një votë kundër. “Kundër” votoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha…

Lexo më Shumë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë një lidhje direkte për një program televiziv ku ka folur për tubimin e Edi Ramës në Athinë. Idrizi tha se politikanët shqiptarë kanë qenë gjithmonë inferiorë ndaj Greqisë dhe se me grekët duhet të ulemi në tavolinë si të barabartë. Idrizi vlerësoi disa aspekte të tubimit të Ramës dhe tha se ai preku disa çështje të interesit kombëtar. “Edhe Rama dhe vizita e tij, padyshim do të krijonte debate dhe sensibilitete. Varet nga këndvështrimi nga i cili do ta shohim. Nëse do të shohim që një ofiqar i shtetit shqiptar, bën një takim me…

Lexo më Shumë

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë që ajo të hynte në qeverisje me PDK-në. Gërvalla tha se nuk e sheh si mundësi, por në rastin “ekstrem” tha se do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në nëse kjo pari, siç tha Gërvalla do të “çlirohej nga figurat e lidhura me krim dhe korrupsionin”. “Prandaj unë kam qenë kritike ndaj aleancave PDK-LDK, sepse e kam ditur që kjo ka për ta zhbërë LDK si parti e rëndësishme në skenën politike. Edhe pse PDK-ja të them të drejtën jo vetëm në Kosovë, por edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë ka…

Lexo më Shumë

Analisti Fatos Lubonja komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, në kuadër të turit të takimeve me emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për mediat dje , Lubonja theksoi se kryeministri në Athinë bëri patriotizëm për shpëlarje. Sipas tij, Rama dhe politikanët e tjerë dëbuan shqiptarët nga atdheu me politikat e tyre. Ai tha se parë në këtë sens, Rama dhe politikanët e tjerë të Shqipërisë janë armiq të vendit. “Unë mendoj se shkaku kryesor pse Rama ka shkuar në Greqi është patriotizëm për shpëlarje, dmth kur regjimet kërkojnë të shpërlajnë veten nëpërmjet një evenimenti. Kështu bën për shembull Arabia…

Lexo më Shumë

Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën ‘TikTok’. Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ‘ByteDance’ i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI. “Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë. Në shkurt, gjithashtu dhe ‘Meta’ njoftoi se po…

Lexo më Shumë

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi sot fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në jug të qytetit të Cluj-Napoca. Gjatë manovrës, trupat kanë për detyrë të çlirojnë aeroportin ushtarak në Câmpia Turzii, i cili është kapur nga forcat armiqësore. Rreth 1500 trupa do të zbarkojnë rreth fushës ajrore. Manovra “Reagimi i Shpejtë” është pjesë e një serie manovrash të “Steadfast Defender”, e nisur nga NATO pas situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, si rezultat i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se dy vjet më parë. “Reagimi…

Lexo më Shumë