Numri i të vdekurve nga sulmi i së shtunës në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite, ka arritur në 13, pasi një shtetas indian, i plagosur gjatë sulmit, ka ndërruar jetë.
Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite njoftoi se tre shtetas indianë të tjerë vazhdojnë të trajtohen në kujdesin intensiv, por gjendja e tyre është e qëndrueshme. Dy të tjerë janë shtruar në repartet e zakonshme, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve është liruar nga spitali.
Sipas zyrtarëve, më shumë se 300 persona janë plagosur nga sulmi.
Ndërkohë, një sulm i dytë ndaj aeroportit ndërkombëtar King Khalid, të dielën pasdite, la të vdekur një shtetas pakistanez. /mesazhi



