Author: Hamdi Kumanova

Në renditjen më të re të qendrës së universiteteve botërore, universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2 mijë universitete më të mira në botë për vitin 2024. Në renditjen më të re “Kirili dhe Metodi” shënon ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1 964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesësh janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi. Nga Serbia janë ranguar katër universitete. Nga Bullgaria në mesin e universiteteve më të mira në botë janë renditur 2, nga…

Lexo më Shumë

Më datë 13.05.2024 në ora 00:30 në Gostivar, në prani të prindit të tij, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Gostivari. Ai dyshohet se më 12 maj 2024, pas orës 23:00 në Gostivar, pas një debati të mëparshëm ka goditur me mjet të mprehtë personin L.M.(18). Lënda e mprehtë është gjetur dhe konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Lexo më Shumë

Më datë 12.05.2024 rreth orës 19.00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve të KF “Skhendija” nga Tetova dhe KF “Struga Trim Lum” nga Struga, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin Z.M. (18) nga Zubrina e Kërçovës pasi që ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me një person tjetër. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. TS

Lexo më Shumë

Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij. Shërbimet policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga ku me autoambulancë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se qeveria e re do t’a largoj terrorin partiak. “Askush nga ata që nuk na ka votuar mos të ketë ndroje, ne jemi të zotuar të largojmë njëherë e mirë Terrorin Partiak! Nuk ka hakmarrje politike! Ka vetëm Përgjegjësi Ligjore!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. “Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev duke përkujtuar se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse. “Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e…

Lexo më Shumë

Shtyhet për në datë 3 qershor seanca paraprake për ish-ministrin Ilir Beqaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të mbahet në orën 9. Shkak për shtyrjen është bërë mosnjohja e të pandehurve me të gjitha aktet e dosjes hetimore për çështjen e sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë, është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor, në zonën e Fermo. Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40 vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona. Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Autoritetet lokale kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Kanadanë perëndimore, për shkak të zjarreve. Sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas autoriteteve federale. Pothuajse 3,500 banorë u detyruan të largohen, 400 kilometra më në jug, të premten mbrëma. Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, njëra prej të cilave ishte rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Fort McMurray. Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj. Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150…

Lexo më Shumë

Nga Ministrie e Punëve të Jashtme kanë reaguar pasi presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova gjatë betimit të saj nuk e përdori emrin zyrtar të shtetit, Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Nga MPJ bëjnë thirrje deri te politikanët dhe të përzgjedhurit që të respektojnë marrëveshjet ligjet, Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Më në fund, e me një vit vonesë, pritet implementimi i Ligjit për Çmimin e Produkteve Mjekësore. Kësisoj, gjatë kësaj vere pritet të unifikohen çmimet e barnave në secilën barnatore në Kosovë. Kjo do të mundësohet nga implementimi i Ligjit për Çmimin e Produkteve Mjekësore, ndonëse ky ligj u aprovua në verën e vitit 2023. Sipas kryeshefit të Agjencisë së Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale, Sejdë Tolaj, është duke u bërë një punë e madhe nga Komisioni dhe Ministria e Shëndetësisë për implementim të këtij ligji. Ai në emisionin Sytë 7, tha se gjatë këtij muaji (maj) pritet të përmbyllet lista…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua, pasi që të njëjtit ishin të përfshirë në një mosmarrëveshje. Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërkohë gruaja është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjakovë. “Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, të cilët janë përfshirë ne një mosmarrëveshje. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedure te rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Lexo më Shumë