Lëshimi i një rakete balistike drejt detit në lindje të Gadishullit Korean duket se ka dështuar, tha të mërkurën ushtria e Koresë së Jugut. Raketa duket se e ka origjinën nga Pheniani, tha shefi i shtatmadhorisë së Koresë së Jugut. Japonia njoftoi se një raketë balistike, që besohet të jetë e Koresë së Veriut, duket se ka rënë në det. Në fillim të javës, Koreja e Veriut kritikoi dislokimin e një aeroplanmbajtëse amerikane që do t’u bashkohet stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut dhe Japoninë dhe paralajmëroi për një “demonstrim të ri të pakalueshëm parandalimi”. Aeroplanmbajtësja amerikane me energji…
Author: Hamdi Kumanova
Zbardhet sistemi i pikëzimit me kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen punonjësit e administratës që aplikojnë për të përfituar kredi me interes zero për qind nga programi mbështetës i qeverisë. Mosha, përvoja e punës në administratë dhe kategoria e pagës do të jenë përcaktuese në renditjen e aplikuesve, duke iu dhënë përparësi atyre që janë më të rinj (jo më shumë se 40 vjeç), mbi një ose dy vite përvojë pune si dhe kategoritë e ulëta të pagave. Për secilin aplikant do të hartohet një sistem pikëzimi sipas kritereve të paraqitura në tabelën përbri shkrimit për secilën…
Zëdhënësi për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, dje deklaroi se Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. “Në lidhje me hetimin (për Banjskën): Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”,…
Statuja e dyllit të Presidentit amerikan Abraham Lincoln ka shkrirë pasi temperaturat u rritën gjatë fundjavës. Fillimisht shkrirja nisi nga koka duke u ndjekur nga këmbët. Karrigia u fundos në tokë. Memoriali qëndron në vendin e Kampit Barker në Uashington DC një kamp refugjatësh i kohës së Luftës Civile që strehonte afrikano-amerikanët e dikurshëm të skllevëruar dhe të liruar tani shtëpia e një shkolle fillore. Ajo u vendos jashtë shkollës fillore Garrison si pjesë e serisë së Monumenteve Wax nga artistja me bazë në Virxhinia, Sandy Williams IV. Kjo nuk është hera e parë që vepra ka probleme me shkrirjen.…
Një aksion antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, në ‘gjueti’ të shpërndarësve të drogës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar 1 kg kokainë, ndërkohë që janë arrestuar 3 persona. Deri më tani nuk dihen detajet nga aksioni në fjalë.
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë, por ndodhë që edhe anëtarët tjerë të familjes të kërkojnë ndihmë në Polici. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Mitrovicë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij. Media mëson se sherri ka plasur pasi babai ishte kapur me të birin si pasojë e një kredie që e kishte marrë ky i fundit. Konflikti verbal dyshohet se eskaloi në dhunë psikike dhe për pak mund të përfundonte edhe në…
Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket pesë përvojave negative. Nga ana tjetër, pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt. Të dhënat u bënë të ditura në raportin e Gallup Global Emotions 2024, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve. Gjetjet bazohen në afro 146,000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023. Indekset e…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e mbajtjes hapur të linjave të komunikimit, njoftoi Pentagoni. Ky është komunikimi i parë në më shumë se një vit. Palët ofruan vështrime të ndryshme lidhur me bisedën telefonike. Zoti Austin e nxiti bisedën telefonike, e para që nga marsi i vitit 2023, tha për shtypin zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se zoti Belousov e paralajmëroi Sekretarin Austin për rrezikun e vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë amerikane në…
“Pas 14 vitesh beteja ligjore, Julian Assange është i lirë të shkojë në shtëpi”. Kështu u tha gazetarëve avokatja Jennifer Robinson jashtë gjykatës në ishullin Saipan, ku u mbajt marrëveshja e themeluesit të WikiLeaks me drejtësinë amerikane. Gjykatësi Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe e liroi atë për shkak të kohës që ai kishte kryer dënimin tashmë në një burg britanik. Gjatë seancës dëgjimore tre-orëshe, Julian Assange u deklarua fajtor siç kërkohet nga marrëveshja: “Duke punuar si gazetar, inkurajova burimin tim të…
NIVELI I KORRUPSIONIT Oda ekonomike vlerson se pushteti qendror është korruptuesja më e madhe e biznesit provat. Sipas tzre, kompanitë nuk e paraqesin atë në organet kompetente, pasi nuk besojnë në to, ndërsa një pjesë e tyre kanë frikë se ajo do të ndikonte ndaj punës së tyre. Kërkimi i parave, dhuratave, apo shërbimeve të tjera janë format më shpeshta të korrupsionit me të cilat përballet sektori privat i biznes. Sipas të dhënave të hulumtimit të Odës Ekonomike për vitin 2023, sektorit të biznesit u është kërkuar mito për procedurat për marrje të lejes apo miratim, për mbikëqyrje inspektuese, për…
“Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës”, tha ish-deputeti Samka Ibraimoski, të cilin dje në MPB e ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për kërcënime ndaj gjyqtarëve kushtetues. Ibraimovski sot në një paraqitje para mediave ka treguar se është thirrur në polici, por për një pyetje të bërë në rrjetin social Facebook dhe se nuk ka kërcënuar askënd. “Unë kam bërë vetëm një pyetje – po sikur të ndodhin vrasje? E kam përcjellë zërin e popullit, ata që më kanë shkruar mua në inbox se: “Do të marr armën” dhe “Do…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut. Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE. “Urime për MickoskiHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE”, ka shkruar Kurti në rrjetin social…

