Author: Hamdi Kumanova

Drejtoria për Punë Hirdometeorologjike njofton se nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten moti do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër. Temperatura ditore do të jetë në rënie graduale. Gjatë fundjavës pritet të jetë mot stabil dhe më i ngrohtë. DPHM njofton se deri të premten në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Gjatë takimit presidentja Siljanovska-Davkova dhe ambasadori Qehaja kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Ndërkaq është përshëndetur edhe dialogu i hapur për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe pret që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në…

Lexo më Shumë

Si pasojë e reshjeve të shiut, bodrumi i kirurgjisë ku është i vendosur fakulteti i mjekësisë në Spitalin Klinik të Tetovës, bodrumi i repartit për sëmundje interne si dhe reparti i radiologjisë janë jashtë funksionit. Shefi i repartit të radiologjisë Argjent Imeri tha për Alsat se reparti për incizime, do të jetë i mbyllur të paktën edhe një javë, deri sa të bëhet dezinfektimi dhe kontrolli i aparateve për rëntgen, me qëllim që të shihet siguria e kthimit në punë edhe të punonjësve por edhe të pacientëve. “Ne si repart jemi pa aftësuar për të punuar për një periudhë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e përmbushi premtimin që dha dje. Ai sot ka nënshkruar vendimet për shkarkimin e disa drejtorëve ekonomikë të Klinikave të Shkupit, ndër të cilëve edhe Besija Iljazin, ushtrues detyre e drejtorit ekonomik të Klinikës së Toksikologjisë. Pas përfundimit të procedurave administrative në shërbimin juridik, përveç Iljazit, janë shkarkuar edhe drejtorët ekonomikë të Klinikave për Dermatologji, Mjekësi Fizike, Stomatologji, Klinikë Psikiatrike, Endokrinologji, Neurologji dhe Kirurgji Maksilofaciale. Taravari dje tha se do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomikë, të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët që kryejnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njoftoi se do të ketë investim të ri në energjetikë që siç tha, rreth 450 milionë euro për pavarësi të plotë energjetike në Maqedoni. “Nga fryma maqedonase, investim në energjetikë për më shumë para në buxhet. Premtova punë për popullin dhe atë po e realizojmë. Sot publikojmë investimin nga Allkazar enerxhi, rreth 450 milionë euro për pavarësi të plotë energjetike në Maqedoni. 📌 rrymë për 100 000 amvisëri 📌 55 panele që do të prodhojnë 1 teravat orë rrymë 📌 përafërsisht 20% e prodhimit të gjithë energjisë elektrike në vend 📌 630 punësime…

Lexo më Shumë

Në seancën kuvendare sot u verifikuan mandatet për deputetët e rinj. Në seancën parlamentare janë verifikuar mandatet e Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilia Angelova, Vesna Gjorgjieva, si dhe Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, si dhe Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri nga VLEN. Deputetët e rinj zënë vendet e Mickoskit dhe ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Ljupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviç, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimesë prej se e aneksoi atë në vitin 2014, tha të martën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR). Në vendim e saj, gjykata tha se shkeljet përfshijnë trajtim çnjerëzor apo degradues, shkelje të së drejtës për të jetuar, shkelje të lirisë fetare dhe lirisë së shprehjes. Rasti u ngrit në ECHR nga Ukraina, e cila e akuzoi Rusinë edhe për përndjekjen e ukrainasve për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo veprimtarisë së tyre në favor të Kievit, të cilat ndodhën kryesisht në Krime, por…

Lexo më Shumë

Vitën e kaluar, përmbaruesit me detyrim kanë mbledhur pothuajse 160 milionë euro. Ky është shuma e dytë më e madhe në karierën e tyre 18-vjeçare, pas rekordit të vitit 2017, kur mblodhën mbi 166 milionë euro, sipas të dhënave nga Dhoma e Përmbaruesve, mbi bazën e të cilave portali “Pari” bëri këto llogaritje. Vitën e kaluar kishte 93 përmbarues me 327 të punësuar, ndërsa në vitin 2008 kishte 54 përmbarues me 231 të punësuar. Vitën e kaluar, numri i kërkesave të pranuara për përmbarim në zyrat e përmbaruesve ishte 170,325. Numri i çështjeve të përfunduara ishte 76,572. Sipas strukturës së…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje rreth orës 17:50 në SPB Veles është paraqitur se në rrugën “Partizanska” në fshatin Ivankovci të Velesit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Velesit, drejtuar nga një i mitur dhe motoçikletës i drejtuar nga G.D.(33), të dy nga fshati Ivankovci. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm – Veles. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipi policor i SPB Veles./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Në prag të fillimit të gjykimit për rastin “Zinxhiri” i caktuar për sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) përmes një komunikate njofton se gjashtë nga personat e akuzuar dhe kompanitë nuk do të jenë pjesë e procedurës gjyqësore sepse tashmë kanë pranuar krimet dhe janë dënuar sipas marrëveshjes paraprake, transmeton Portalb.mk. Në të njëjtën kohë, Prokuroria thotë se me marrëveshjet e arritura, të cilat janë pranuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, gjashtë të pandehurit janë dënuar me kusht dhe gati një…

Lexo më Shumë

BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, theksoi ish-kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Cipras dje në Strasburg kryesoi me Komitetin, ndërsa sipas informacioneve nga Greqia, fokusi ishte te rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një kohë sfidash të mëdha në rajon. Në takimin ishte pjesëmarrës edhe ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, ndërsa ftesë të veçantë për…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë 24.06.2024 në ora 17:50 në Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, punonjësit e policisë nga SPB Veles, kanë ndaluar N.A.(32) dhe E.S.(40), të dy nga Prilepi.. Ata dyshohen se në një shtëpizë në Prilep kanë marrë mjete nën pronësi të S.S.(61) nga Shkupi. 2Sendet i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe gjatë ekzaminimit tek E.S. janë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedha të falsifikuara. N.A. dhe E.S. janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo më Shumë