Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tipit Ferrari mori flakë dhe u dogj e tëra. Zjarri e kaploi veturën pasi shoferi kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me një pemë. Para se makina të merrte flakë, shoferi dhe pasagjeri arritën të shpëtojnë në kohë. Sipas policisë, dëmi material pritet të jetë rreth 100 mijë euro, shkruan Bild. Shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga mjeku i urgjencës por kanë shpëtuar me lëndime të lehta dhe nuk kanë pasur nevojë të dërgohen në spital. Pas aksidentit ata morën një taksi.
Author: Hamdi Kumanova
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një grua është sulmuar nga dy familjarë, një grua dhe një burrë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, derisa thuhet se lëndime ka pësuar edhe një person që ka tentuar t’i ndajë. Dy të dyshuarit janë arrestuar. “DHUNË NË FAMILJE – Gjilan 09.05.2024-16:30. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimen femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore, e me pas gjatë përleshjes lëndime trupore pëson edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili kishte tentuar per ti…
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në prag të largimit nga detyra, aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku strategji të reja janë paralajmëruar se do të aplikohen në procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. E për t’u përgatitur për “betejën e fundit” të dialogut, diplomati sllovak takoi Emisarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili gjithashtu pritet të largohet nga pozita në kuadër të rotacionit diplomatik në shërbimin e jashtëm amerikan. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, njoftoi se emisarët janë…
Kanë dalë detaje nga ekzekutimi i shqiptarit Roan Brahimi në Greqi mbrëmjen e djeshme. Ai u qëllua në automjetin e tij për vdekje nga dy persona të cilët ishin me një motoçikletë. Gruaja 37-vjeçare që ndodhej me të në makinë, i shpëtoi këtij atentati duke u plagosur lehtë. Sipas mediave greke, Roani jetonte me gruan e tij e pranë vendit të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve ata kishin shkuar të merrnin djalin e tyre i cili po luante me fëmijë të tjerë. “Vajza ime e vogël po luante me fëmijën e tij, dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte…
Janë kthyer çmimet e vjetra të polisave të sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve. Komisioni për përgjegjësi të automjeteve dha rekomandim, ndërsa Qeveria miratoi vendimin për kthimin e çmimeve, pasi më 25 prill u shtrenjtuan për 15,4 për qind. Kompanitë se sigurimeve prej ditës së djeshme kanë filluar zbatimin e vendimit, që tashmë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të lagështa. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. “Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë a automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, gjenerali Erik Kristofersen, i cili prej dje ndodhet për vizitë zyrtare dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Ohër do të realizojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski. Ceremonia për pritje me nderime ushtarake, informuan nga SHM e Armatës, do të mbahet në Kampin për trajnim në ujë, afër ankorimit tek Burimet e Biljanës, pas çka gjenerali Kristofersen do të realizojë takim me nikoqirin e tij, gjeneralin Gjurçinovski. “Temë e bisedimeve zyrtare, krahas bashkëpunimit bilateral, do të jenë edhe aktivitetet në…
Ish-kryeministri dhe ish-ministri Vllado Buçkovski dje ka analizuar të dhënat për rënien e votave të “ZNAM”-it dhe Maksim Dimitrievskit në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale me zgjedhjet parlamentare. Sipas Buçkovskit, ka pasur sukses meteorik, por edhe rënie meteorike për dhjetë ditë. Ai beson se Dimitrievski bëri një fushatë të gabuar. “Ai po mundohej të ishte një “vmrovec” më i madh se “vmrovecët” dhe padyshim që disa përkrahës të tij vendosën të zgjedhin rrugën që të çon në burim, dhe jo nga ajo që të çon në të. Për herë të parë që kur OBRM-PDUKM fitoi, nuk do…
Afatet për ankesat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare deri tek Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) përfundojnë në mbrëmje në ora 19:00, gjegjësisht 23:30. KSHZ-ja dje i shpalli rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve dhe deri në ora 19:00 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit. Sipas rezultateve zgjedhore të votave 100% të numëruara, të shpallura mbrëmë nga KSHZ, Siljanovska Davkova ka marrë 561.001 vota, ndërsa kundërshtari i saj…
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi në gjuhën maqedonase Gordana Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj në zgjedhjet presidenciale. “Një faqe e re po hapet me miqtë tanë maqedonas. E mirëpres përkushtimin e guximshëm të Stevo Pendarovskit dhe i dërgoj urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkovës për zgjedhjen Presidente. Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për ta shoqëruar atë në reformat dhe të ardhmen e saj evropiane”, ka shkruar Macron përcjell “Fokus”.
Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për urimin e tij lidhur me zgjedhjen e saj në krye të shtetit. Ajo që bie në sy është fakti se Gordana Siljanovska Davkova, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, komunikon shqip me Presidentin Begaj. Pak orë pasi ky i fundit uroi Zonjën Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen në krye të shtetit me anë të një postimi në platformën X, Presidentja e Maqedonisë së veriut reagoi në shqip. Ajo ftoi Presidentin e Shqipërisë për bashkëpunim mes dy vendeve dhe për integrimin në…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin. Presidenti Zelensky nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë. Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë. SBU-ja tha se atentatet do të kishin qenë një “dhuratë” për Presidentin Vladimir Putin ndërsa ai u betua të…

