Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut. Aggeler thotë se është historike që për herë të parë një grua bëhet presidente e Maqedonisë së Veriut. “Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, shkruajti…

Lexo më Shumë

“Rezultati është zhgënjyes, LSDM-së i është dhënë goditje e rëndë”, tha kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, duke i uruar fitoren rivalëve të tij politikë. Ai theksoi se përgjegjësi për rezultatin e keq të zgjedhjeve kanë të gjithë zyrtarët partiakë, përfshirë edhe vetë atë. Kovaçevski paralajmëroi proces të rindërtimit të LSDM-së, që do të përfshijë zgjedhje brendapartiake për kryetar të partisë dhe për të gjitha organet e partisë në nivel qendror dhe lokal. “LSDM-ja do të duhet të shikojë mirë nga brenda për të parë se çfarë kemi bërë dhe cilat janë rezultatet dhe dobësitë në 4 vitet e fundit, ndoshta…

Lexo më Shumë

Qeveria e re do të formohet shumë shpejt, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij gjatë shpalljes së fitores në zgjedhje. Mickoski tha se ka qenë dhe është në komunikim me liderët e koalicionit VLEN për qeverinë e ardhshme dhe tha se do të bisedojë edhe me pari të tjera opozitare duke mos potencuar nëse zgjedhja e tij e parë do të jetë “ZNAM” ose “E Majta”. “Shumë shpejt do të fillojmë negociatat me partitë e opozitës për formimin e koalicionit dhe qeverisë më të mirë për Maqedoninë tonë. Maqedonisë i duhet kulturë politike e nivelit më…

Lexo më Shumë

Ridvan Ismaili, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave ka nxjerrë numrin e votave të minoriteteve tek Fronti Evropian. “Sipas analizave fillestare nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, për koalicionin Fronti Evropian kanë votuar 38.513 votues të pakicave etnike (romë, turq, boshnjak, ashkalinj, goran, torbesh etj.). +-3%”, ka shkruar Ismaili. (INA)

Lexo më Shumë

Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut iu përgjigjë urimit tê presidentes së Kosovës ” E nderuar Vjosa ( @VjosaOsmaniPRKS ), më gëzoi urimi Juaj i sinqertë. Jam e lumtur për faktin që gratë në rajonin tonë po bëjnë histori politike, duke qëndruar guximshëm në pozita kyçe. Uroj të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, …”, shkruan ndërmjet tjerash Siljanovska.

Lexo më Shumë

Ish presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka uruar Gordana Siljanovskën pêr rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale. Në vijim po ju përcjellim urimin e plotë: Urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë, Presidentes së parë grua të zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova. Besimplotë se do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe në përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Jam i bindur se Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas fitores së VMRO në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Me anë të një videomesazhi në facebook, Meta thotë se dihej që VMRO do fitonte, por jo kaq thelle. “Që VMRO do fitonte kjo dihej, por jo kaq thellë Që VLEN-i, vlente edhe kjo dihej, por që vlente kaq shumë…?! Që internacionalia e Prindit 1 dhe Prindit 2 do të humbiste edhe kjo dihej, por se do dërmohej në këtë përmasa… Faleminderit ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës! Pa kontributin tënd ky rezultat fantastik vështirë se…

Lexo më Shumë

Gjithsej 22 raste të reja të kollës së mirë janë raportuar në vend nga data 26 prill deri më 2 maj. Shumica e rasteve janë raportuar në kuadër të epidemisë në Shkup – 15, pastaj në kuadër të epidemisë në Kumanovë – dy, ndërsa rastet janë raportuar edhe në Prilep – dy, Kërçovë – një dhe dy rastet e para në Krushevë. Nga 22 rastet e reja, katër janë shtruar në spital, njoftojnë nga Instituti i Shëndet Publik (ISHP) në raportin e fundit publikuar pasditen e sotme. Deri më 2 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 538 raste të kollës…

Lexo më Shumë

Bazuar në rezultatet e fundit të KSHZ-së, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 41 deputete femra, por duhen edhe 7 të tjera nga të gjitha partitë për të arritur pragun e përfaqësimit gjinor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se me Formulën e Dontit, krijohet hapësirë për kandidaten e radhës femër në listat, pavarësisht nga cila parti, por duhet të jetë brenda njësisë së njëjtë zgjedhore. Mandatet e deputetëve në përbërjen e re: Nga 58 mandate të VMRO DPMNE-së, 23 janë deputete femra Nga 19 mandate të koalicionit “Fronti Evropian”, 5 janë femra Nga…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut. Osmani mes tjerash potencoi se mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin me presidenten e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy shteteve. “Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në platformën X. Ndryshe, Gordana Silanovska-Davkova, është presidentja e parë grua…

Lexo më Shumë

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka uruar fitoren e liderit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në zgjedhjet e djeshme parlamentare si dhe “presidentes së sapozgjedhur të vendit”. “Urime deri tek Hristijan Mickoski për fitoren bindëse të OBRM-PDUKM-së. Me padurim pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, rrugën evropiane të së cilës ne e mbështesim fuqishëm. Përgëzoj edhe presidenten e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova”, ka shkruar Plenkoviq në platformën X.

Lexo më Shumë