Prokuroria e Korçës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Elton Grabockën, i cili u kap me 53.3 kg kanabis në makinë, që po tentonte ta trafikonte nga kufiri i Qafë-Thanës në Maqedoninë e Veriut. Lënda narkotike, u gjet poshtë sediljes së parë të makinës që drejtonte Elton Grabocka. Në total në makinën e tij u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre kanabis. ‘Gjatë hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë dhe në bashkëpunimin me Policinë Gjyqësore, u arrestua në…
Author: Hamdi Kumanova
Lidhja Demokratike i vlerëson zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare si të drejta dhe demokratike. “Parregullsitë e zbuluara duhet të jenë objekt i punës së institucioneve kompetente. Fitorja e dyfishtë me të cilën Gordana Siljanovska Davkova u bë presidentja e parë femër e Maqedonisë dhe 58 mandatet e fituara parlamentare të Koalicionit “Maqedonia jote”, të udhëhequr nga VMRO, paraqet nder dhe besim të madh, por edhe përgjegjësi dhe sfidë të fortë për reformat e premtuara radikale dhe forcimin e themeleve të Maqedonisë, si shtet demokratik, sovran dhe modern evropian. Një njollë në të gjithë procesin zgjedhor me tentativa për ta prishur atë,…
Seanca parlamentare për inaugurimin e fitueses së zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova, u caktua për të dielën, 12 maj 2024 në ora 12:00. Më pas Siljanovska-Davkova do të duhet të bëjë betimin para deputetëve në largim. Afati i fundit për dërgimin e rezultateve përfundimtare në Kuvend nga KSHZ është nesër (e premte) deri në orën 19.00. Sipas KSHZ-së, nga 99,09 për qind e vendvotimeve të proceduara dhe 99,82 për qind votues të procesuar, për Siljanovska-Davkovën votuan 560.173 qytetarë. Kundërshtari Stevo Pendarovski mori 251.541 vota. Mandati pesëvjeçar i Pendarovskit përfundon më 12 maj. Presidenti i ri i Maqedonisë mandatin për qeverinë e…
Kryetari i Partisë Populli, Zejd Rexhepi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë votuesit e Frontit Evropian, duke thënë se Fronti me 19 deputetë dhe mbi 33 000 mijë vota dallim karshi opozitës shqiptare do të jetë përfaqësues i shqiptarëve edhe në qeverinë e ardhshme. “138.000 herë Ju faleminderit nga zemra për përkrahjen aq masovike në këto zgjedhje parlamentare. Verdikti i juaj ishte i prerë: FRONTI EUROPIAN të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve parlamentare duke dal e para në të gjitha vendbanimet shqiptare dhe e dyta në nivel shtetëror. Me 19 mandate për deputet, me mbi 33.000 vota dallim…
Pas dorëheqjes së Fatmir Bytyqit dhe Kostadinovit, dorëheqje nga posti partiak në LSDM ka dhënë edhe Jovanka Trençevska. “Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku pushteti i takon popullit! Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën dje dhe votën për ndryshime në mënyrën tuaj! Gjatë mandatit tonë si Lidhje Socialdemokrate e Maqedonisë nuk kemi lënë askënd të vetëm, kemi futur masa dhe ligje që i ndihmojnë të gjithë qytetarët. Ne sollëm rrogat dhe pensionet më të larta, u kujdesëm për më të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.…
Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga. “Me datë 08.05.2024 në ora 22:20 në Stacionin Policor Vinicë është raportuar se në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë, në vendin e quajtur “Kamenolom”, automjeti “Volkswagen Tiguan” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga D.J. (42) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e tij”, thonë nga MPB. closevolume_off Pasagjeri…
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se ka hapur një hetim për sulmet ndaj tre protestuesve – njëri prej të cilëve politikan i opozitës – në një miting kundër të ashtuquajturit ligj për “agjentët e huaj”, mbrëmjen e 8 majit në Tbilisi. Ministri i Brendshëm, Vakhtang Gomelauri, tha të enjten se sulmet nga njerëz të paidentifikuar kundër specialistit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gia Japaridze, aktivistit Lasha Gvinianidze dhe politikanit të opoztës, Dimitri Chikovani, “do të hetohen plotësisht”. “Njerëzit u plagosën, për fat të keq”, tha ai, por nuk dha më shumë hollësi. Në një njoftim ndarazi, policia tha se gjashtë protestues…
Edhe pse disa qytetare e kane nisur plazhin, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset edhe në fillim të sezonit të ri turistik është pikërisht mungesa e fuqisë punëtore. Duket se kjo ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar te çmimet e restoranteve. Sipas një përllogaritje nga Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, çmimet në restorantet e jugut janë rritur mesatarisht 10 deri në 20%. Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushka tregoi në një lidhje me emisionin GoodMorning Albanians në se kamarierët në Sarandë paguhen mbi 1 mijë euro. “Është viti i tretë…
Presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një diferencë të konsiderueshme do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në një drejtim tjetër. “Do të bëhet e qartë shumë shpejt nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë i hapur dhe konsistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, kështu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska”, tha Radev. Presidenti…
Analisti Xhelal Neziri në Daily Click në TV21 tha se Hristijan Mickoski shumë shpejtë do të krijojë qeveri stabile. Sipas tij, 58 mandatet e fituara i kanë siguruar VMRO-DPMNE-së komoditet, ndërsa si partner shqiptar të koalicionit qeverisës Neziri thotë se e sheh VLEN-in. “Edhe BDI-ja, mendoj Fronti Europian e ka pasur të qartë se nëse VLEN merr mbi 10 deputetë, ndërkohë që VMRO-DPMNE merr mbi 50 deputetë , dhe të dyja bashkë arrijnë të formojnë një shumicë madje minimale , atëherë çështja e qeverisë është çështje e kryer, kur VMRO-DPMNE ka marrë 58 deputetë, që i jep një pozitë për…
SPB Tetovë njofton se një pronar i një objekti hotelerik ka paraqitur se 10 shtetas të huaj të cilët kishin ardhur për të punuar janë larguar nga vendi. “Më datë 08.05.2024 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, B.I (29) nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, menaxhere në një objekt hotelierik në Tetovë, ka raportuar se janë largua 10 shtetas të huaj nga Nepali të punësuar në objektin hotelierik. Sipas njoftimit, ata kanë arritur në zonë më 22.04.2024 dhe po atë ditë kanë raportuar qëndrimin e tyre në vendin tonë, në Sektorin e Punëve të Brendshme-Tetovë. Po merren masa për gjetjen e…
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës. Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë. I plagosur ka mbetur polici Januz Veselaj nga fshati Gllarevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, zyrtari policor i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. “Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të…

