Dy mësuesit nga Dubrava e Kaçanikut, me të njëjtin emër dhe mbiemër:, Gani Visha’t❤️ me nxënësit e tyre🫶 në Shtrazë🌲Respekte!
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani e ka konsideruar historik rezultatin e dy koalicioneve shqiptare në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut. Ministri Hasani thekson se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është drejt BE-së, ndërsa shton se tashmë vendi duhet të forcojë harmoninë etnike dhe fetare. “Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e 8 majit 2024. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike, feve dhe kulturave në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një drejtim: drejt Bashkimit Evropian…
Mandati i përbërjes së re kuvendore që u zgjodh në zgjedhjet e djeshme parlamentare, fillon të rrjedhë nga mbledhja konstituive në Kuvend. Sipas dispozitave të Kushtetutës, Kuvendi i sapozgjehdur mblidhet për konstituim më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Mbledhjen konstituive e thërret kryetari i Kuvendit nga përbërja e kaluar. Nëse nuk caktohet mbledhja konstituive në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e 21-të nga dita e përfundimit të zgjedhjeve. Kuvendin e përbëjnë nga 120 deri 140 deputetë. Deputetët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të…
Një 74-vjeçar u arrestua pasditen e së mërkurës në lidhje me sulmin ndaj ish-kryetares së bashkisë së Berlinit dhe senatores aktuale të financave të shtetit Franziska Giffay, i cili e la atë me lëndime të lehta në kokë dhe qafë. I arrestuari ishte i njohur për autoritetet, pasi në të kaluarën u dërgonte letra fyese politikanëve, ndërsa ishte mohues i shtetit. Pardje, gjatë një vizite të zonjës Gifai në një bibliotekë në lagjen Neukeln të Berlinit, ai e goditi nga pas me një send të rëndë që mbante në një çantë shpine dhe u largua me vrap. Senatorja u dërgua…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, me automjetin tip “Audi” që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. L., 76 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Pas disfatës së sotme në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Fatmir Bytyqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të LSDM-së, ndërsa priten edhe dorëheqje tjera ditëve në vijim. Ndryshe, LSDM ka pësuar humbjen më të madhe të saj në historinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta rrezikon të mbetet me vetëm 19 deputetë. Postimi i plotë i Fatmir Bytyqit në Facebook: “Jam këtu para jush si falënderues dhe me ndjenjë që shkon përtej rezultateve të zgjedhjeve parlamentare. Vota juaj për listën e deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane, ku unë isha bashkëbartës në Njësinë Zgjedhore…
Ahmeti falënderon qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politke në vend dhe se nga këto zgjedhje do të del me 19 mandate. Ahmeti me këtë rast tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in. “Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedgjeve të lira demokrahtike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit…
Izet Mexhiti nga VLEN, në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga komisionerët dhe vëzhguesit që të jenë të vëmendshëm deri në kutinë e fundit. “Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju. Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik! P.s. falënderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme, të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!”, ka shkruar Mexhiti.
Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë. Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit. “Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Media mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre. Si rezultat…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 96 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare, si dhe ka publikuar numrin e mandateve që do të kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e radhës të Kuvendit. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 120 ulëse në Kuvend, më shumë ka siguruar OBRM-PDUKM-ja e cila do të ketë 59 mandate. Më pas me 19 mandate është Fronti Europian, i pasuar nga LSDM-ja me 18 mandate. VLEN, i cili është koalicion i partive opozitare shqiptare ka siguruar 13 mandate, ndërsa në përbërjen e radhës “E Majta” do të përfaqësohet me 6 deputetë. Gjithashtu Lëvizja…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 17:00. Për zgjedhjet presidenciale pjesëmarrja është 42.32%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 46.93%. Gjithsej kanë votuar: Për zgjedhjet presidenciale: 452.412 qytetarë. Për parlamentare: 470.950 qytetarë

