Deri në orën 15:00 janë marrë të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024 në Maqedoninë e Veriut. Dalja e votuesve është 32.12% për zgjedhjet presidenciale, ndërsa për parlamentaret është 36.84%, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Author: Hamdi Kumanova
Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare. Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra. Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në…
Menduh Thaçi sot ka votuar në të dy palë zgjedhjet. Ai ka shkruar në facebook: “Kam shumë shpresë se edhe këto zgjedhje do të jenë demokratike, korrekte dhe shpresoj në një dalje masive të qytetarëve”.
Një pjesë e Spitalit të përgjithshëm në Gjilan do të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila deri më tani ka zhvilluar aktivitetet në shkollën e ekonomisë të kësaj komune. Për këtë njoftoi gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky vendim u mor pasi nxënësit e kësaj shkolle për shkak të kushteve jo të mira, kanë vijuar mësimet me shumë telashe në shkollën ekonomike. Vitia përmendi se përpos punës teorike , në këtë objekt nuk mund të realizoheshin punët praktike dhe nuk kishte…
Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor. “Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës. Në disa komuna…
Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot para mediave se ka informacione se disa parti shqiptare po mundohen të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. “Deri tani dita e zgjedhjeve ka qenë transparente dhe e qetë. Unë supozojë se ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të ditës së zgjedhjeve, kjo nënkupton deri në ora 19:00. Nuk ka ndonjë arsye tjetër për të besuar se do të ketë çrregullime sepse për tri dekada e gjysmë ne pothuajse jemi në demokraci. Ajo që nuk është shumë e mirë për nivelin, për cilësinë e…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në Ukrainë është rrezik i madh, transmeton Anadolu. Në përgjigje të pyetjes për mbledhjen e nënshkrimeve në Ukrainë për vendosjen e trupave të NATO-së në territorin e këtij vendi, Peskov tha: “Ky është veprim jashtëzakonisht provokues. Qeveria e Kievit është e paparashikueshme. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në terren është rrezik i madh”. Lidhur me deklaratat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) se inteligjenca e huaj po përgatit atentat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov tha…
Komisioni Evropian shprehet se shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Lidhur me mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, BE ka përsëritur qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të…
Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar. Lajmi konfirmohet nga Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë. Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare. Nga këta punonjës, 15 mijë prej tyre pritet të punësohen në sektorin e manifakturës, ndërsa pjesa tjetër do të punësohen në turizëm dhe sektorët e tjerë të ekonomisë të prekur nga kriza e punonjësve. Shteti nga i cili do të vijnë punonjësit është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si transit për kalim…
Vrasja e mbetur në tentativë e një 33-vjeçari, e ndodhur në orët e para të 10 shtatorit 2023 jashtë një qendre argëtimi në Petroupol, është hetuar nga efektivët e policisë së Departamentit të Zhvatjes. Rreth orës 05:00 ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një 33-vjeçar duke e plagosur në këmbë. Nga hetimet e policisë rezultoi se autori i vrasjes së mbetur në tentativë është një 39-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Lion të Francës, pas një urdhër-arresti europian. Atë ditë, dyshohet se 39-vjeçari shqiptar ka debatuar për një…
Në komunën e Vrapçishtit në Gostivar procesi po vijon në rregull dhe pa probleme njofton TV21. Besnik Ameti, kryetari i Komisionit komunal tha se prej orës 7 janë hapur të gjitha vendvotimet pa asnjë incident dhe shpreson se deri në mbyllje të vazhdojë në këtë mënyre. “Procesi zgjedhor deri në këto momente shkon ashtu siç është paraparë prej orës 7 janë hapur të gjitha vendvotimet pa asnjë incident dhe vazhdon të jetë krejt në rregull. Sa i përket daljes së votuesve kemi 1418 të dhënat e orës 13 për president që i bie 5.38 % dhe 3234 që i bie…
“Në përputhje me informacionet e marra nga prokuroritë publik në gjithë shtetin, dita e sotme zgjedhore në të cilën votohet për zgjedhjet parlamentare dhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë deri në këtë moment është duke kaluar gjeneralisht qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit zgjedhor. Nga fillimi i votimit në mëngjes, deri te prokuroritë publik dhe në adresën e veçantë elektronike në [email protected] nuk janë paraqitur indicente dhe parregullsi në vendvotime të cilat kanë elemente të veprës penale”. Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e shkeljeve eventuale…

