Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se një person ka paraqitur se persona të dyshuar kanë ardhur në shtëpinë e tij të cilët janë paraqitur si anëtarë të KSHZ-së. “Më datë 07.05.2024 E.D. nga Krnjeva ka raportuar se tre persona nga KSHZ-ja kanë ardhur në shtëpi, me qëllim që gjyshi i tij të ushtrojë të drejtën e votës nga vendvotimi nr. 2828. E.D. ka dyshuar se nuk ishin personat e KSHZ-së. Sepse ata nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe duhej të ishin të pranishëm pesë persona”, thonë nga MPB. SPB Shkup merr masa dhe aktivitete për pastrimin e rastit.

Lexo më Shumë

Athina ndjek në heshtje, por me interes të madh zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Fitorja e qartë e kandidates së partisë VMRO-DPMNE, Gordana Silianovska me gati 20% më shumë të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski, kandidat i Lidhjes Socialdemokrate , tregon një shembull të qartë të tendencës përgjithësisht në rritje të kahut nacionalist në vendin fqinj,shprehen qaqret diplomatike greke. Zonja Silianovska, ashtu si lideri i VMRO, Kristian Mickoski, e përdorën shpesh në të kaluarën, por edhe në fushatën elektroale , premtimin për moszbatimin apo ndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe një në fshatin Bozovcë. “Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë. Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal…

Lexo më Shumë

Procesi në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shtyrë sërish. Sipas burimeve për mediat, mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, që pretendon se ka probleme shendetesore, duke mos u paraqitur në gjykatë. Gjykata vendosi që seanca e radhës do të zhvillohet më 22 maj në orën 10:30. Deputeti Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen ‘Babale’, teksa ‘Apeli’ do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh. Kujtojmë se…

Lexo më Shumë

Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Hacker në një postim në platformën X shkruan se ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh. “Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim i rëndë. Përsëri, duket se disa vende perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, shkruan ai. Ndryshe, Gjermania dhe…

Lexo më Shumë

Dalja deri në orën 9 të mëngjesit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë është 3,91%, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përcjell Open-TV. Kjo përqindje bazohet në gjithsej 98.79 për qind të vendvotimeve të përpunuara. Është një pjesëmarrje pak më e lartë se në raundin e parë, kur 3.02 për qind ushtronin të drejtën e votës në të njëjtën kohë. Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kumanovë kanë 93.508 votues. Në zgjedhjet parlamentare në dy orët e para të ditës së sotme e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës gjithsej 3624…

Lexo më Shumë

Sot gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski. Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre…

Lexo më Shumë

Në disa lokacione në Çair të Shkupit qytetarët kanë hasur në fletushka dhe grafite të shkruara me porositë “Nëse je musliman – Mos voto”, “Ke frikë Allahun, mos voto…”, “Mos voto”, etj. Këto porosi më tepër fetare nuk po dihet se nga kush po shpërndahen dhe se ato ishin hasur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por disa prej tyre kanë edhe mesazhin e bojkotit. Kjo fushatë e fshehtë vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të raundit të dytë por edhe sot gjatë ditës së votimit. Që zgjedhjet e kreut të shtetit të kenë sukses, është…

Lexo më Shumë

Në 3.480 qendra votimi në vend sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale mund të votojnë 1.814.317 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00. Pas mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë vetëm personat që ndodheshin në objektin ku po votohet në atë moment. Kush mund të votojë? Të drejtë vote ka çdo person i cili është i regjistruar në ekstraktin nga Lista zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm, pra letërnjoftim ose pasaportë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen atje. Xhaferi ka votuar në Forinë të Gostivarit, në fshatin ku ka lindur. Ndryshe, mbi 1.8 milion persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3480 vendvotime.

Lexo më Shumë

Kompanitë e sigurimeve do të vendosin të martën nëse do të rimbursojnë ata që kanë paguar për policat е sigurimit të automjeteve 15% më shtrenjtë për një javë sa ishte në fuqi vendimi për shtrenjtim. Sipas përllogaritjeve, nga 400.000 vetura, fuqia e të cilave kalon 44 kilovat, regjistrohen mesatarisht 10.000 vetura në javë, që do të thotë se kaq persona kanë paguar nga 840 deri në 1600 denarë më shumë për polica për auto përgjegjësi. Pasi më 25 prill Agjencia për mbikëqyrje të Sigurimeve rriti çmimin për 15%, më 2 maj, qeveria ndryshoi tarifën dhe ktheu çmimet e vjetra, por…

Lexo më Shumë