Me datë 21.06.2024 në ora 17.00 në Repartin e Policisë Tearcë, A.A (46) nga Jazhinca, Tetovë, ka raportuar se në periudhën prej datës 14.06.2024 deri në ditën e kallëzimit ,janë futur në një depo të kompanisë së tij në fshat me përdorim të forcë dhe një send i fortë i janë marrë disa sende. Është kryer këqyrja dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 21.06.2024 në ora 18:45, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria 43-vjeçarin B.P. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit dhe 49-vjeçarin M.S. nga Gostivari për shkak se me sjellje agresive kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike. Pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj personave do të bëhet kallëzimi përkatës.TS
Deputeti i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të diskutimit dhe votimeve të qeverisë së re, tha se LSDM-ja nuk do ta mbështesë qeverinë e re. “Ne nuk do ta mbështesim Qeverinë e re duke qenë se jemi opozitë, pres që të ketë një diskutim ku do të diskutohen të gjitha aspektet e programit të cilat i dorëzoi mandatari dhe kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski, dhe mendoj se në një pjesë të madhe të programit nuk janë realizuar premtimet që janë bërë nga të gjitha partitë që ishin në opozitë deri më 8 maj dhe sot formojnë qeverinë…
Hristijan Mickoski, kryeministri i ardhshëm, sot në Kuvend prezantoi programin e ri të qeverisë. “Situata në vend është afër vdekjes klinike, institucionet janë çuar në rrënim dhe mosfunksionim. Opinioni do të informohet për gjithçka, por ne nuk do të qajmë për situatën e keqe, por do të përgjigjemi me vendosmëri dhe së bashku do të duhet ta bëjmë këtë shoqëri më të mirë për të gjithë. Njoftoj menjëherë nisjen e furishme të investimeve. Nga e martja njoftoj një investim prej 400 milionë eurosh dhe më pas do të ulim taksat dhe do të rrisim pensionet. Mjaft diskutuam për çështjet etnike,…
27-vjeçari me inicialet D.Zh. është vënë në pranga në Sarandë për shkak se posedonte lëndë shpërthyese dhe gjithashtu doza kanabisi. Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia sekuestroi dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht dhe doza me kanabis. Në njoftimin e saj, policia shkruan: Sarandë/ Vijon kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis, vihet në pranga 27-vjeçari. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e…
Njësia e gjashtë dhe e fundit zgjedhore, sikurse edhe pesë të tjerat, konsiston në njëzet mandate parlamentare, nga të cilët tetë mandate janë të rezervuara për Frontin Evropian të BDI-së dhe koalicionin “VLEN”, pastaj për tre deputetë të VMRO-DPMNE-së me koalicionin dhe një për deputetin e LSDM-së, shkruan Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni”. Fronti evropian në këtë njësi zgjedhore “peshon” mbi 3.1 milionë euro – e nga deputetët milioner është Menduh Thaçi Koalicioni i Frontit Evropian në krye me BDI-në dhe shtatë deputetët në përbërjen e re parlamentare për të cilët kemi të dhëna nga fletët anketuese kanë deklaruar…
Për të hënën është paralajmëruar një protestë e re nga transportuesit privatë në Shkup. Ata pohojnë se nuk kanë marrë paga që nga janari. Kjo gjendje ka sjellë pakënaqësi të madhe mes punonjësve dhe ka shtyrë përfaqësuesit e tyre të organizojnë protesta për të kërkuar pagesat e tyre dhe për të ngritur zërin për kushtet e punës. Në ditën e parë të protestës, autobusët privatë do të qëndrojnë të parkuar në garazhet e tyre. Nëse nuk ka një reagim të kënaqshëm nga autoritetet e Qytetit të Shkupit, është e mundur që të ndërmerren masa më të rënda, si bllokimi i…
Në Kuvend ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Mickoski pritet të sqarojë programin dhe propozimin për përbërjen e qeverisë, pas së cilës duhet të fillojë debati për propozimin. Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca është paraparë të zgjasë maksimumi dy ditë, përkatësisht të përfundojë më së voni deri në mesnatën e nesërme. Qeveria do të zgjidhet nëse pro votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, kritikon Prokurorinë Speciale se po vonohet në ngritjen e aktakuzave për autorët e sulmit terrorist në Banjska më 24 shtator 2023. Sipas tij, një vonesë e tillë është e pajustifikueshme pasi ka prova dhe incizime për aktakuza ndaj përgjegjësit Milan Rardoiçiq dhe të tjerëve. Qorrolli në një intervistë për KosovaPress thotë se po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Krahas kësaj, ai flet për mundësitë e miratimit të kodit civil dhe largimin e masave ndëshkuese nga BE-ja. Qorrolli: E pakuptueshme vonesa për ngritjen e aktakuzës për Banjska “Është çështje e institucioneve ligjzbatuese dhe të…
Një shtetas 56-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me vendbanim në Wels të Austrisë, ka dashur të mbushte granulat në një makinë duke përdorur një hinkë të premten në mëngjes – por ai u zu poshtë dhe u plagos rëndë 56-vjeçari përdori një elevator për të vendosur çantën me granulat mbi hinkën 1.60 metër të lartë dhe, sipas policisë, u ngjit me elevator në hinkë për të çarë çantën, prej nga dolën të gjithë 800 kilogramët granulati i cili ra mbi të. Kolegët e kanë vërejtur aksidentin dhe i kanë ardhur në ndihmë shtetasit të Maqedonisë së Veriut, transmeton portali Shtegu.…
Greqia u godit nga vala e saj më e hershme e të nxehtit të regjistruar këtë muaj, duke shkaktuar vdekje të shumta, mbyllje të shkollave dhe atraksioneve turistike. Temperaturat tani kanë rënë pak nën pragun zyrtar të valës së të nxehtit prej 38 gradë Celsius. Nuk ka dyshim se vendi mesdhetar është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike në Evropë. Por cilat janë arsyet që Greqia është ndikuar kaq nga ndryshimet klimatike? Për të zbuluar, ne folëm me shkencëtarin e klimës Dr. Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimi në Observatorin Kombëtar të Athinës (NOA). “Mesdheu është një pikë e nxehtë e…
Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Vlorë. Policia njofton se një 29-vjeçare është rrahur nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive…

