Krerët e koalicionit “VLEN” së bashku me kuadrot e nominuara për të qenë pjesë e Qeverisë së re, gjegjësisht ministra, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në Shkup. VLEN njoftoi pikat programore të këtij koalicioni në qeverinë e re të titulluar “Kalojmë në veprim”. Me këtë rast, Arben Taravari, njëri nga liderët e “VLEN-it”, bëri të ditur se koncepti i qeverisë në ardhje do të bazohet në katër shtylla. “Ajo do të përqendrohet në katër shtylla: 1. Përshpejtim të integrimit evropian për çka Koalicioni VLEN është garanci në Qeverinë në ardhje në partneritet me BE-në dhe SHBA-të; 2.Luftë e pa…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 20.06.2024 në ora 20.30 në SPB Tetovë, 59-vjeçari H.N. nga Siniçani i Tetovës ka raportuar se rreth orës 20:00 në kryqëzimin e rrugës “Marshal Tito” me rrugën “Jane Sandanski” është sulmuar fizikisht nga një person, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Qendra për Menaxhimin e Krizës (QMK) rajonale e Ohrit njofton se Shërbimi i Shpëtimit Malor nga ora 13:40 deri në orën 15:00 ka pasur një operacion shpëtimi në territorin e Komunës së Ohrit. Një turist holandez i lëndua, i cili kishte thyer këmbën është nxjerrë nga nga rrethina e fshatit Elshani dhe më pas i është dorëzuar ekipit të Emergjencës mjekësore nga Ohri. Personi është transportuar në spitalin “St. Erazmo” në Ohër për trajtim të mëtutjeshëm.
Filantropi shqiptar Lazim Destani këto ditë po qëndron në Hamburg të Gjermanisë, ku përveçse ka shikuar ndeshjen e Shqipërisë, dje ka takuar edhe deputetin shqiptar në Parlamentin e Hamburgut, Sami Musa. Destani gjatë takimit me Musën ka pranuar edhe një mirënjohje që ia kishte dedikuar shkolla e mesme e ndërtimit në Tiranë “Karl Gega” në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë, për transportin e donacionit nga Gjermania, pajisje elektronike për shkollën “Karl Gega” të dhuruara nga një shkollë e Hamburgut. “Krahas momenteve plot emocion e krenari këto ditë kur po i ndjek nga tribuna ndeshjet e skuadrës Kuqezi në Gjermani,…
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në prezantimin e prioriteteve të qeverisjes së VLEN në mandatin katër vjeçar theksoi se VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal. Gjithashtu ai deklaroi se në qeverinë VMRO-VLEN do të fuqizohen komunat do të jenë niveli kryesor shtetëror, sa i përket investimeve, administratës, rendit civil dhe shërbimeve publike. “VLEN si pjesë e Qeverisë së re, do të zbatojë pikat e programit e saj, ndër të cilat është Decentralizimi i plotë lokal. Ne do të zbatojmë praktikën europiane të…
Nga data 18.06.2024, aplikuesit e kualifikuar, që parashtrojnë kërkesë për vizë, tani mund t’i përgatisin dokumentet edhe online përmes Portalit për shërbime konsullore. Në portalin për shërbime konsullore, si person i kualifikuar, mund të kërkoni që paraprakisht të bëhet shqyrtimi i kërkesës suaj nga Zyra e vizave, njoftoi Ambasada e Gjermanisë së Shkup, transmeton Portalb.mk. “Pasi të keni krijuar profilin tuaj personal, të keni plotësuar formularin e kërkesës dhe t’i keni ngarkuar dokumentet mbështetëse, do të merrni një informatë kthyese të drejtpërdrejtë nga Zyra e vizave. Ju do të keni një mbështetje individuale gjatë përpilimit dhe përgatitjes së dokumenteve tuaja”,…
EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2024 pranoi ofertën e EMV-së, ndërsa refuzoi disa oferta të kompanive për shkak të çmimit shumë të lartë. “Për 85% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë, ndërsa për 15% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi tre oferta nga kompanitë Duferco MK, EMV Shitje dhe Sole24, me çmime të ofruara që ishin rreth dy herë e…
SPB Tetovë njofton se një personi nga Gostivari i janë grabitur lopë dhe qengja. “Më 20.06.2024 në orën 21:30 DPB Gostivar, N.S. (20) nga fshati Raven i Gostivarit ka paraqitur se në periudhën nga ora 22:00 më 19.06.2024 deri në orën 20.06.2024 nga ferma e tij janë grabitur lopë dhe qengja”, thonë nga SPB Tetovë. Nga atje thonë se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit.
Pasi u bllokua nga banorët për dy ditë, banorët e Pçinjës, Studena Barës dhe Vakv lejuan që kamionët të hyjnë në deponinë e Krastës dhe të vazhdojnë me hedhjen e plehrave. Banorët kanë arritur marrëveshje që të hënën do të ketë takim me kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski dhe përfaqësues të popullatës lokale, ku do të marrin pjesë edhe institucionet më të larta. Banorët e Pçinjës dhe fshatrave përreth kërkojnë zhvendosjen e deponisë, pas zjarrit të madh që po vazhdon prej disa ditësh. Ata reagojnë se deponia po ndot rajonin e tyre dhe kulturat bujqësore që prodhojnë. Pas bllokadës dyditore…
Shqyrtohet të premten në Gjykatën Kushtetuese padia e bërë nga opozita për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se sot do të bëhet një rishqyrtim sa i përket kësaj çështjeje. “Ditën e sotme do të bëhet një rishqyrtim në Gjykatën Kushtetuese sa i përket çështjes së mandatit te deputetes Olta Xhaçka, pasi njëherë e ka shqyrtuar mandatin e saj dhe është ndalur te kompetencat që ka kuvendi për një kërkesë të tillë në raport me një pakicë parlamentare, që mund të bëjë padi të caktuar. Gjykata Kushtetuese, në përgjigjen e parë, kërkoi që të jetë kuvendi ai…
Ditën e sotme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranës. Kjo ështe protesta e 13-të që zhvillohet ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra pas dosjes “5D”. Në lidhje me protestën policia ka publikuar planin e masave ndërsa thekson se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Policia gjithashtu ka bërë thirrje edhe organizatorëve,…
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë, njoftoi Drejtoria për punë Hidrometeorologjike (DPH), transmeton Portalb.mk. “Temperatura minimale do të jetë prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9”, tha DPH. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me temperatura maksimale deri në 40 gradë. Sinoptikanët thonë se zona jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për këtë…

