Author: Hamdi Kumanova

CIVIL vlerëson se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale kane kaluar në mënyrë paqësore dhe demokratike, pa incidente dhe parregullsi të theksuara. Sipas kësaj organizate qytetarët kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre zgjedhor në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe parimet dhe standardet demokratike. Nga CIVIL theksojnë se disa parregullsi të evidentuara në 8 maj, nuk kanë ndikuar dukshëm në vlerësimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor. 80 vëzhguesit e CIVIL-it kanë qenë të shpërndarë në të gjithë vendin për të monitoruar zgjedhjet e dyfishta. “Disa nga anëtaret e këshillave zgjedhore në vendvotimet e mbuluara nga vëzhguesit e CIVILIT, kanë përkrahur ose…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, në prezantimin e raportit të 100 ditëve të qeverisjes teknike, i ka bërë thirrje kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, që të urdhërojë kositjen e kullosës të sprreth ndërtesës së Qeverisë sa më parë. Ndërtesa e Qeverisë është e mbushur me kullosë mbi një metër të lartë. I gjithë oborri i Qeverisë duket si xhungël dhe askush nuk shqetësohet për këtë dhe kjo nuk është bërë deri më sot, ndonëse thirrjet kanë kohë që vazhdojnë. – Oborri i Qeverisë është nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe NK Parqe dhe gjelbërim. Ne as nuk mundemi dhe as…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua nga Tetova, e punësuar në kazino, ka raportuar se në parkingun e kazinosë nën kërcënim një person ia ka marrë çantën me para nga qarkullimi ditor, përcjell TV21. “Më 09.05.2024 në orën 12.00 në SPB-Tetovë, 37-vjeçarja A.K. nga Tetova ka raportuar se rreth orës 08.20 tek parkingu pas kazinosë ku ajo punonte, një person i panjohur nën kërcënim i kishte marrë çantën me para nga qarkullimi ditorë në kazino. Janë marrë masa për të pastruar çështjen”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

MPB njofton se më datë 09.05.2024 në ora 14:00 në Koçan, zyrtarët policorë nga DPB Koçan kanë ndaluar O.C (38) nga Koçani. “Ai dyshon se rreth orës 12:30 në një objekt hoteliere në Koçan është sjellë në mënyrë agresive dhe ka goditur me armë një grua. Më pas, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe automjetin e tij “Audi”, iu sekuestrua një pistoletë 7.65 mm, 25 fishekë 7.65 mm dhe pranga. Personi u ndalua në stacionin policorë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kundër tij”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore ka hapur dyert për promovimin e ofertës akademike për gjithë studentët e ardhshëm nga vendi por edhe shtetet fqinje. Aktiviteti i sotëm i ditëve të hapura, fillimisht nisi me prezantimin e fakulteteve nëpër stande, ndërsa më vonë, edhe me vizita brenda kampusit të UEJL-së. Për dallim nga vitet e shkuara, sivjet, prezantimi i ofertave bëhet direkt nga studentët, të cilët janë edhe dëshmia kryesore e cilësisë së këtij institucioni, deklaroi rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti. “Sivjet kemi edhe fakultetin e shtatë të shkencave teknike pas atij të gjashtit të shkencave mjekësore. Gjithë këta do i ofrojmë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut zgjodhi presidenten grua, kurse koalicioni që udhëhiqej nga LSDM-ja pësoi disfatë historike. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e vendit mbetet të shihet, por shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare janë se vendi mund të devijojë nga rruga evropiane nëse nuk i përmbush premtimet, shkruan “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, duke analizuar rezultatin zgjedhor. Ish-Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker, vlerëson se zgjerimi i BE-së s`ka alternativë dhe se kjo është e ardhmja e Maqedonisë së Veriut. “Shoh momentin e vërtetë për zgjerimin, zëra të tilla vijnë nga Brukseli dhe nga kryeqendrat tjera evropiane, është koha…

Lexo më Shumë

Në përdorimin e emrit “Maqedoni”, pa përcaktimin “E Veriut”, në respektimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe në qëndrimin e Greqisë pa çështjen konkrete, theksin e vendosin disa nga mediumet greke në analizat pas burimeve të pardjeshme tek ne, pas fitores bindëse të VMRO-DPMNE-së dhe ndryshimit në skenën politike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Gazeta “Ta nea” në tekstin nën titull “Obligimi i tyre është respektimi strikt i Marrëveshjes së Prespës” shkruan se “Athina me interesim të shtuar dhe qetësi e ndjekë ndryshimin në skenën politike në Shkup”, ndërsa burime diplomatike greke thanë se zgjedhjet janë proces demokratik “rezultati…

Lexo më Shumë

Koalicioni “Fronti Evropian” në zgjedhjet e së dielës fitoi 19 deputetë, përcjell INA. BDI si subjekt udhëheqës i këtij koalicioni ka 10 deputetë, ASH e Ziadin Selës ka arritur të fitoj 4 deputetë, PDSH me dy deputetë, Lëvizja Populli e Zejdit 1 deputet, si dy deputetëve të partive turke, përcjell INA. Deputetët e BDI-së Ali Ahmeti Talat Xhaferi Musa Xhaferi Sadulla Duraku Dijana Toska Blerim Bexheti Ilir Hasani Rina Ajdari Ismail Jaoski Arbana Pasholli Deputetët e ASH-së Ziadin Sela Elmi Aziri Ilire Dauti Ilir Demiri Deputetët e PDSH-së Menduh Thaçi Fatmire Isaku Lëvizja Populli Skender Rexhepi Zejd Partia Demokratike e…

Lexo më Shumë

Koalicioni opozitar “VLEN” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike në zgjedhjet e së dielës fitoi 13 deputetë. Sa i përket mandateve që i takojnë këtyre partive, ASH e Arben Taravarit ka 5 deputetë, Lëvizja Demokratike 3 deputetë, Lëvizja BESA 2 deputetë, Alternativa 2 deputetë dhe Bekim Qoku nga Vetëvendosje, përcjell INA. ASH Rijad Shaqiri Salim Sulejmani Halil Snopçe Mimoza Musa Sadik Sulejmani Alternativa Afrim Gashi Bekim Sali Lëvizja BESA Bilall Kasami Fatmir Limani Lëvizja Demokratike Izet Mexhiti Merita Koxhaxhiku Saranda Imeri-Stafai VV Bekim Qoku

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të objektit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ku një dru është rrëzuar mbi një veturë Skoda Octavia që në atë moment po lëvizte në rrugë. Fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme. Mexhiti thotë se tashmë kanë nisur bisedimet për qeverinë e ardhshme, ndërkaq thekson se shqiptarët e Maqedoninë së Veriut nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë dhe se si rrjedhojë thotë se në qeverinë që VLEN pretendon të marrë pjesë, “qytetari do ta ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë”. “Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo…

Lexo më Shumë