Këshilltari komunal në Këshillin e Komunës së Likovës, Nevzad Asipi, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Fatkeqësi Natyrore në Komunën e Likovës, gjatë inspektimit të sotëm në terren, ka kërkuar nga qeveria e RMV-së që të merren parasysh dëmet e shkaktuara nga breshëri, transmeton Almakos.
Për më gjërësisht lexo njoftimin në vijim:
Sot me datë 25 qershor 2024 komisioni për fatkeqsi natyrore në Komunën e Likovës është pran bujqëve në vendngjarje për të bërë verifikimin e dëmëve të kulturave bujqësore nga breshëri në F. Nikushtak, Vishtic dhe Ropalc.
Mbetemi me shpresë që të kemi vendim pozitiv nga Qeveria e RMV-së, me respekt nga komisioni i përbër :
Kryetar Nevzad Asipi dhe anëtarët
Bastri Rexhepi
Jahi Jahija
Mendu Nuhiu
Fisnik Destani.