Dy pacientë, të moshës 76 dhe 66 vjeç, nga shtatë pacientët e shtruar në Klinikën Infektive me ethe të Nilit Perëndimor, janë në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, informoi se për edhe tre pacientë të tjerë me sëmundje akute të trurit priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Të gjitha shtatë rastet e konfirmuara janë nga Shkupi, ndërsa vetëm një pacient ka udhëtuar në Greqi. Pacientët janë mbi 60 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, por pjesa tjetër e pacientëve janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokolleve mjekësore. Nga Klinika apelojnë që qytetarët t’i ndjekin rekomandimet e shërbimeve kompetente.
“Momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 7 pacientë me infeksion të konfirmuar laboratorikisht me sëmundjen e etheve të Nilit Perëndimor. Për fat të keq, dy pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Njëri është 76-vjeçar, tjetri 66-vjeçar, të dy janë të intubuar dhe po trajtohen në repartin e kujdesit intensiv”, theksoi Fadil Cana – Drejtor i Klinikës Për Sëmundje Infektive.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Fico: Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është lufta jonë
- Strategjia e re e Kurtit për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Një angazhim për të rinjtë dhe aleatët
- Komb i bashkuar: Protesta për drejtësi pas vendimeve të Dhomave të Specializuara
- Parashikimi i motit
- Kriza e naftës në Europë/ Italia heq taksën rrugore, Gjermania ul tarifat për karburantet me 17 cent për litër, masa edhe Spanja e Greqia
- Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ “Ron Yeffet nuk e përmendi kot në përgjime…”! Gazetari: KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
- Revolta kundër Ramës nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të
- Çfarë di Berlini? Spitalet gjermane përgatiten për luftë dhe fluks masiv pacientësh, rikthehen bunkerët e Luftës së Ftohtë



