Author: Hamdi Kumanova

Partitë politike kanë parashtruar 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Vazhdon afati prej 72 orëve ku KSHZ-ja duhet të vendos lidhur me ankesat. Më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni VLEN – 10, VMRO – DPMNE – 8, LSDM-ja – 5 dhe “Levica” – 4 ankesa. “Ankesat e VLEN-it të gjithë janë në NJZ.6, në vendvotime në Tetovë, Gostivar, Zhelinë, Bogovinë dhe Vrapçisht. Ankesat e VMRO-DPMNE-së janë në vendvotime në Ohër, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dolnen dhe Resnjë. Të LSDM-së në njësinë zgjedhore 5, derisa ankesat e “Levicës” në Çair, Strugë dhe Gazibabë”, tna KSHZ. Fronti…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Vlen sot duhet t’i vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim. “Bashkëpunimi do të bazohet në tri shtylla: integrimet evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë. U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt pardje në shtabin e VLEN. Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi vendimin e Gordana Siljanovska Davkovës për të përdorur emrin Maqedoni gjatë inaugurimit të saj si të paligjshëm, të palejueshëm dhe provokues, dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje presidentes së re “që t’u kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që dalin nga roli i saj”, por tha gjithashtu se “çdo hap i Shkupit drejt Evropës”, ndër të tjera, varet nga përdorimi i emrit kushtetues, njofton korrespondentja e AIM-s nga Athina. Në një postim në Facebook të publikuar herët në mëngjes, Mitsotakis kujton qëndrimet e Demokracisë së Re kur ishte në opozitë, thekson…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit gjatë ceremonisë së betimit, njoftoi Shërbimi për Punë të Jashtme të BE-së (EEAS), përcjell Telegrafi Maqedoni. “BE rikujton rëndësinë e përputhshmërisë së plotë me marrëveshjet ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në deklaratën e EEAS. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dje përmes rrjetit social “X” tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me anëtarësimin në BE duke zbatuar reformat dhe duke respektuar marrëveshjet e lidhura, përfshirë atë të Prespës. “Që Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Pas dorëzimit të detyrës presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, ish-presidenti Stevo Pendarovski me një postim në Facebook falënderoi qytetarët për besimin e treguar në pesë vitet e fundit të mandatit të tij. “Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin e treguar dhe të gjithë bashkëpunëtorëve me të cilët kemi punuar së bashku në pesë vitet e fundit”, shkruan Pendarovski. Pendarovski dje zyrtarisht ia ka dorëzuar kryesinë Siljanovska-Davkovës në vilën “Vodno”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici. Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 22-vjeçare në Obiliq, e cila e ka denoncuar personin me të cilin është në lidhje dashurie qe një kohë. Burimet kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje mes tyre, duke i…

Lexo më Shumë

Duke nisur nga sot, marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare. Drafti në fjalë pritet që të prezantohet në komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në atë të Politikave të Jashtme, nga ekspertët. Kujtojmë se dy ministrat, ai shqiptar, Igli Hasani dhe Antonio Tajani më 6 shkurt të këtij viti firmosën marrëveshjen për njohjen e viteve të punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve. Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Kur filluan protestat në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër projektligjit të vendit për “agjentët e huaj” muajin e kaluar, organizatorët fillimisht planifikuan të mbanin protesta vetëm në ditët kur mblidhej Parlamenti për çështjen e projektligjit, në mënyrë që ta ruanin energjinë e protestuesve. Por, pasi Parlamenti e kaloi në lexim të parë këtë projektligj më 17 prill, shumë protestues të rinj nuk donin të pushonin. Demonstratat vazhduan gjatë fundjavës së kaluar dhe protestuesve iu bë thirrje ta kalojnë natën në qendër të kryeqytetit, në mënyrë që prania e tyre të ndihet në prag të tubimit të Parlamentit më 13 maj, kur…

Lexo më Shumë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk ka zhvilluar ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë. Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që po transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë. Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar emërimin e Andrei Belousov në postin e ministrit të Mbrojtjes, pozicion që deri më tani mbahej nga Serghei Shoigu. Ky vendim u dha përmes një mesazhi në kanalin Telegram të Këshillit të Federatës të cituar nga Tass. Në qeverinë e mëparshme, Belousov mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë. Kreu i Kremlinit kërkoi të rikonfirmohej Sergei Lavrov si ministër i Jashtëm. Emërimet do t’i dorëzohen Këshillit të Federatës në një mbledhje më 14 maj. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Gjendet një trup i pajetë anës lumit të Vjosës. Personi i pajetë është rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me rastin në fjalë. Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës , e cila ka bërë këqyrjen e vendit.

Lexo më Shumë