Author: Hamdi Kumanova

Ishte dhjetori i vitit 2012 kur u raportua një prej krimeve më të bujshme në Shqipëri. Një 34-vjeçare, e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e tretë, u vra në formë makabre nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Çeliku. Ngjarja tronditëse u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku Shpëtim Çeliku, asokohe 35 vjeç, e goditi me sqepar të renë e cila ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë. Për ngjarjen, u fol edhe në emisionin e “Opinion”, më 17 dhjetor 2012: Dy vajzat e mitura të çiftit përjetuan momente terrori, ndërsa alarmi në polici u dha nga…

Lexo më Shumë

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak të mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ceremonia e trajnimit ushtarak organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School”, e që zgjati dy muaj u mbajt të premten. Lidhur me këtë arritje të Kosovës ka shkruar edhe ambasadori i vendit tonë në Abu Dabi, Xhabir Hamiti. “Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të…

Lexo më Shumë

Tre trupa të pajetë u gjetën të shtunën në mëngjes në një shtëpi në Çaçak në Serbi, shkruan N1. Policia ishte njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se tre trupa të pajetë ishin gjetur në një shtëpi dhe hetimi është duke vazhduar. Kështu ka deklaruar policia e Çaçakut për N1. Është njoftuar edhe prokuroria kompetente. Mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një vrasje./Express

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë në familje është regjistruar në lagjen nr. 17 të Durrësit, ku një 76-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë me një send të fortë. Sipas Policisë së Durrësit, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë ndërhyrë në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës që mund të kishte pasur pasoja fatale. Në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 76 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes. Hetimet paraprake treguan se gjatë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 05.12.2025 në orën 09:50, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.E. (38) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprave penale ,,vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, të kryera gjatë muajit të kaluar në shitore dhe markete. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë një parashtresë përkatëse. Gjithashtu më 06.12.2025 në orën 00:05 në fshatin Çajle, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria A.K. (44) nga fshati Lëunovë, rrethi…

Lexo më Shumë

Në Kavadar sot në Kongresin e 18-të të VMRO-DPMNE-së pritet të rizgjedhet Hristijan Mickoski për udhëheqës të partisë, i cili është edhe kandidati i vetëm për këtë funksion. Në Kongresin nën moton “Vizion që ndërton shtet – Për brezat e ardhshëm 2030”, pritet të marrin pjesë 2.600 persona, nga të cilët 850-860 delegatë dhe 1700-1800 mysafirë dhe në të duhet të miratohet “Strategjia Maqedonia 2030”.

Lexo më Shumë

MPB njofton 05.12.2025 në orën 14:30 në SPB Tetovë, I.S. (58) nga fshati Bërvencë ka denoncuar se ditën e mëparshme në periudhën nga ora 13:30 deri në 19:30 para fabrikës së mobiljeve në fshatin Bërvencë, një person i panjohur ka hyrë në automjetin e tij të tipit “Yugo” me targa të Tetovës, e cila ka qenë me dyer të shkyçura, dhe është përpjekur ta ndezë automjetin, por pasi nuk ka arritur në qëllimin e tij, ka vënë zjarr në automjet. Zjarri është fikur nga kalimtarë të rastit. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Forumin e Dohas 2025, që do të mbahet nga 5 deri më 8 dhjetor 2025 në Doha, Katar. Siç njofton shërbimi për shtyp i Kuvendit, tema e forumit të sivjetëm është: “Drejtësia në veprim: më shumë se vetëm një premtim për përparim”. Në kuadër të aktivitetit, në margjinat e Forumit të Dohas, kryetari i Kuvendit do të realizojë takime me homologun e tij, Hasan bin Abdullah Al-Ganim, kryetar i Këshillit të Shuras së Shtetit të Katarit, pastaj me Sultan bin Saad Al-Muraiki,…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, megjithëse në disa segmente ka lagështi, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane mbetet mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e RMV-së, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohen vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM rikujton shoferët se detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2025 dhe do të jetë i vlefshëm deri më 15 mars 2026, pavarësisht kushteve aktuale të motit.

Lexo më Shumë

Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot po mbahet Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit. Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t’i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit – gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete. “Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët – promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit”, informojnë organizatorët e ngjarjes. Organizatorë janë Shoqata e bletarëve “Qyteti i Bletëve” – Tetovë, Shoqata…

Lexo më Shumë

Takimi i zëvendëskryeministrit Arben Fetai me Daniel J. Lawton, zëvendës-ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është edhe një dëshmi e qartë se rruga e reformave ka marrë mbështetjen më të fortë ndërkombëtare. Kur flasim për qeverisje të mirë, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, nuk jemi vetëm. Sot, partnerët tanë strategjikë në SHBA e njohin dhe e vlerësojnë ndryshimin që po ndërtohet. Ata shohin përpjekjen, seriozitetin dhe vullnetin që po investohet për të rikthyer besimin te institucionet. Në kuadër të kësaj, roli dhe bashkëpunimi me përfaqësues të tjerë kyç të administratës amerikane, si Mark Tervakoski, drejtor i…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për uljen e çmimit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gjë që do ta ulë faturën përfundimtare të qytetarëve me rreth 1 përqind. Pjesa e faturës që rregullohet nga Komisioni përbën rreth 36 për qind, pra afërsisht një të tretën e çmimit të përgjithshëm, ndërsa furnizuesi universal EVN Home së shpejti do të llogarisë dhe shpallë çmimin e ri përfundimtar që do të vlejë për qytetarët nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Në vitin 2026 çmimi për transmetimin e energjisë elektrike ulet me 2,67%, çmimi i operatorit të tregut…

Lexo më Shumë