Pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat e partisë- Aleanca për Shqiptarët, t’i takojnë Arben Taravarit, ka reaguar krahu i Selës. Ata thonë se do ta ankimojnë këtë vendim, duke shtuar se, ky vendim konfirmon se Taravari është shërbëtori I sistemit të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe ASH-së.
Ja dhe reagimi i plotë:
Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbetor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët. Ne zhvilluam një betejë gjyqësore të bindur në të drejtën tonë edhe statutare edhe ligjore, por gjithmonë të vetëdijshëm se po përballemi me një sistem dhe një shërbëtor të rëndësishëm të këtij sistemi.
Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite, fakti që lënda u kthye dy herë radhazi dhe u trajtua tre herë në gjykatën themelore, një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që Gjykata e Tetovës del kundër vendimit të vetë që e solli dy herë radhazi paraprakisht dhe ky vendim ndryshohet pikërisht tani kur Arben Taravari sot nuk ka as gjysmën e anëtarëve dhe delegatëve që kishte në fillim të procesit. As atëherë nuk kishte shumicë, ndërsa sot nuk i ka ngelur as gjysma e asaj pakice që kishte atëherë.
Në moment të fundit u ndryshua gjykatësi në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe nga shqiptar u vendos një maqedonas, e meqë kjo punë shkoj në dorë të një gjykatësi maqedonas, është e ditur se kënd e kanë ata në shërbim të tyre.
Të gjitha këto dëshmojnë se vendimi gjyqësor është politik, është atentat ndaj një partie politike shqiptare që për vite ishte faktor kryesor në skenën politike në vend dhe mbrojtës i fuqishëm i kauzës kombëtare shqiptare.
Tani do të pasojë edhe hapi i fundit i gjithë këtij skenari, ashtu siç paralajmëroi vasali i këtij sistemi, ribrendimi dhe zhdukja e emrit të shtrenjtë e të pastër ALEANCA PËR SHQIPTARËT. Ky ka qenë qëllimi që në ditën e parë të këtij skenari.
Por, ne nuk dorëzohemi! Aleanca për Shqiptarët janë aktivistët, anëtarët, luftëtarët e vërtetë të kauzës, ata që ruajnë idealin dhe misionin kombëtar që nga themelimi. Sot jemi edhe më të motivuar se kurrë më parë për të vazhduar betejën tonë, PËR SHQIPTARËT dhe ME SHQIPTARËT. Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit këtë vendim dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të luftuar e për të ruajtuar shtëpinë tonë që u themelua dhe u ngrit me sakrificë, por edhe me gjak, me mund e me djersë, të thelemuesve dhe aktivistëve, të gjithë atyre shqiptarëve me të cilët ndajmë të njëjtat ideale.
– Aleanca për Shqiptarët –
Ziadin Sela, Kryetar
Data 03.05.2026
Aktuale
- U kërcënua Blendi Hodai pas publikimit të parregullsive në Universitetin e Tetovës
- Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe lirisë së Karadakut
- Ndryshim në Policinë e Tiranës, Skënder Hita emëron shefin e ri i Komisariatit Nr. 6 (EMRI)
- VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur një projekt milionësh pa rezultat?
- “Të papranueshme dhe të dëmshme”- AGSH reagon pas deklaratave të Berishës ndaj mediave: Dënojmë gjuhën e përdorur nga kreu i PD-së! Kritika nuk duhet të shndërrohet në gjuhë linçuese dhe intimidim publik
- “Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum
- Ahmeti përkujton 2 Majin si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi
- Pesë persona privohen nga liria për dhunë familjare në Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Veles


