Author: Hamdi Kumanova

Mjekët amë nga Kumanova kanë reaguar ndaj gjobave të marra për ordinancat, ku sipas tyre, gjoja tejkalimin e barnave të shpërndara. Kryetari i Shoqatës së mjekëve amë nga Kumanova, dr. Fatmir Asani, tha se janë gjobitur 15 ordinanca shëndetësore. Rritje të pikëve për barnat e shpërndara kërkojnë edhe mjekët e Kumanovës. “Ne mbështesim protestën, por nuk do të mbyllim klinikat. Në Kumanovë rreth 15 klinika shëndetësore janë gjobitur për shënimin e barnave, antibiotikëve apo të tjera. Mjeku nuk është ai që numëron vazhdimisht por shkruan kur ka nevojë, përpiqemi të jemi racional. Nuk varet vetëm nga ne por edhe nga…

Lexo më Shumë

Deputeti Sali Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, pjesë e Frontit Europian, mohon deklaratat e fundit të Izet Mexhitit nga VLEN, i cili mbrëmjen e djeshme duke aluduar në deputetët turq në Front, tha se 3-4 deputetë “me një këmbë janë pjesë e shumicës së re”, përcjell TV21. Murat për TV21 thotë se bisedime për të kaluar në shumicën e re nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të ketë “Ne jemi pjesë e Frontit Europian dhe ngelemi në Frontin Europian. Gjithçka tjetër është spekulim. Bisedime të tilla nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka…

Lexo më Shumë

Turqia ka filluar me prodhimin masiv të tankut të parë “Made in Turkiye”, Altay – kanë njoftuar nga industria turke e Mbrojtjes. Presidenti i saj Haluk Gorgun ka shpërndarë të dhënat më të fundit sa i përket tankut turk Atlay – duke theksuar se kanë filluar prodhimin masiv. Ai madje tha se ka vendet që duan të punojnë me Turqinë për ta bërë brend ndërkombëtar, dhe se janë në vazhdim të negociatave me ta. Gjenerata e re e tankut Altay prodhohet nën projektin BMC Defence, dhe ka arritur standardet më moderne siç edhe kërkohet. “Shumë nënsisteme janë lokalizuar – teknologjia…

Lexo më Shumë

Pothuajse 15 mijë nxënës që mbarojnë arsimin e mesëm këtë të shtunë do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore, gjuha amtare dhe letërsia. Risi në këtë vit shkollor është se në vend të klasave, testet do të bëhen në hapësira të mëdha salla, salla sportive të shkollës. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke. Provimi i dytë i jashtëm (me zgjedhje)…

Lexo më Shumë

Më 29.05.2024 në orën 12.35 në rrugë ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetova kanë privuar nga liria personin M.A. (20) nga Pallcishti i Poshtëm i Tetovës sepse tek ai është gjet dhe u konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë në stacion policor për procedurë të mëtejshme dhe kundër tij do të ndiqet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e VLEN Halil Snopçe në një prononcim për Ora News ka hedhur kritika ndaj Frontit Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për veprimin e bojkotimit të votimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi dhe rreshtimit në një vijë me partinë ekstreme të majtë Levicën. Snopçe deklaron që për herë të parë në Maqedoni të Veriut kishte debat të ashpër në zgjedhjen e kryetarit të parlamentit që ishte shqiptar, ku partia ekstreme e majtë Levica ofendonte zgjedhjen e një përfaqësuesi shqiptar në krye të Kuvendit të RMV-së deri sa në anën tjetër,…

Lexo më Shumë

Nëse VMRO-DPMNE arrin dy të tretat e shumicës në Parlament dhe miratohet ligji i nevojshëm, Qeveria do të rrisë numrin e ministrave të saj nga 20 në 24 ministra. Aktualisht, Qeveria e kryesuar nga kryeministri teknik Talat Xhaferi ka 20 anëtarë, katër prej tyre janë nënkryetarë. VMRO-DPMNE planifikon të shtojë katër ministri të reja, një pjesë e të cilëve do të jetë si dikastere të reja dhe një pjesë do të rigrupohen nga ato ekzistuese dhe do të bëhet transferimi i disa sektorëve nga njëri në tjetrin. Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale Ministria e Sportit (Agjencia e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka ndaluar personin M.M. (42) nga fshati Debresh i Gostivarit. Ai ishte i dënuar me 10 vite burg për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, ndërsa po kërkohej me fletarrest qendror me vendim të gjykatës për shkak të arratisjes nga burgu i Idrizovës i cili duhet t’i vuante edhe gjashtë vjet burg. Gjatë arrestimi tek ai janë gjetur dhe konfiskuar mjetet nga veprat e kryera penale. Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dërgohet në burg./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Për të 13-ën ditë nuk po funksionojnë sallat operative të Kirurgjisë, LSDM dhe BDI, duke e lënë shëndetësinë në kaos, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Dhjetëra e qindra pacientë janë dërguar në spitalet e tjera të Shkupit për shkak se nuk funksionon Kirurgjia në Klinikë, e që prej 2 ditësh nuk funksionojnë as aparatet CT dhe rentgen. Sikur të mos mjaftonte kaosi me sallat e operacionit. Dhe ndërsa Klinika është në kolaps, të paktën pesë nga menaxherët dhe administruesit e Kirurgjisë, duke përfshirë Admir Dajoski, drejtorin ekonomik, shkuan në një udhëtim në mes të kaosit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje pyesin se…

Lexo më Shumë

Deklarata e autoriteteve në Ministrinë e Arsimit se rezultatet do të shpallen javën e kaluar është e pasaktë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i publikon rezultatet e konkurseve për bursa për studentët e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Përkatësisht, pas më shumë se katër muajsh nga shpallja e konkurseve për bursa për studentë të magjistraturës dhe doktoraturës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk i ka publikuar listat e rezultateve, pavarësisht se numri i bursave është i vogël. Studentët e shqetësuar që aplikuan në këto konkurse në disa raste iu drejtuan redaksive…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedh sot kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetares aktuale Dobrilla Kacarska skadon më 2 qershor. Në seancë me votim të fshehtë zgjedhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve me dy të tretat e shumicës së numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve. Çdo gjyqtar mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarësh të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve. Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për…

Lexo më Shumë