Author: Hamdi Kumanova

Nëse Qeveria dhe Kryeministri konsiderojnë se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, le të shkojnë te VMRO të dakordohen për një marrëveshje të dobishme, theksoi lideri i SYRIZA-s Stefanos Kaselakis në intervistën për televizionin shtetëror grek “ERT”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina Kryetari i partisë opozitare greke tha se qeveria aktuale dhe kryeministri Kirjakos Micotakis në vitin 2019 “e instrumentalizuan çështjen, e ndanë popullin dhe i nxorrën në rrugë”. “Dhe që atëherë, jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për të ratifikuar aspektet pozitive të kësaj marrëveshjeje, por përkundrazi vjen e na thotë: “është një marrëveshje e dëmshme,…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ndërmarrë mekanizma demokratikë për të mbrojtur legjitimitetin e shqiptarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe deputet i BDI-së, Kreshnik Bekteshi. “Tek ne, si anëtarë të Kryesisë së BDI-së, idetë vijnë nga intelektualë dhe njerëz që kanë kontribuar shumë për shtetin, jo vetëm shqiptarët, por edhe nga komunitetet tjera etnike. Ne kemi diskutuar tashmë disa opsione. Deri në fund të javës do të ketë hapa konkretë që do të ndërmerren dhe paralajmërohen nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi për “TV Sitel”. Ato mekanizma, siç tha ai, bazohen në faktin se BDI-ja si lider…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur shumë i bindur se kjo parti nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. “Ne nuk bëjmë kolaicion me PDK-në dhe pikë. Edhe njëherë po e përsëris Levizja Vetëvendeosje nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, as para e as kurrëfar koalicioni. Pikë. Kryeministri Kurti i ka thirrë të gjithë krerët e opozitës, aty është përgjigj PDK. Unë jam pjesë e disa legjislaturave dhe kam parë që më së shumti që është thirru për seanca të jashtëzakonshme, unterpelanca është Kurti.”, tha Rexhaj. Ai tha se opozita ka pasur kërkesë të vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Një juri në Nju Jork e shpalli Donald Trumpin fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit duke e bërë atë ish-presidentin e parë të SHBA-së i dënuar për një vepër penale. Trump, i cili po kërkon sërish Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e këtij nëntori, u akuzua për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit si pjesë e një skeme që përfshin ish-avokatin Michael Cohen për të fshehur një pagesë prej 130 000 dollarësh për yllin e pornos, Stormy Daniels. Gjykatësi Juan Merchan do të shpallë dënimin e Trump më 11 korrik. Ish-presidenti përballet me një maksimum…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur para dy ditësh në një familje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Gjilan, ku një person ka përfunduar në Polici pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe me forcë e dëboi nga shtëpia. I njëjti u lirua me vendim të Prokurorit të Shtetit, por vazhdoi prapë me të njëjtat veprime ndaj gruas, e cila u detyrua që…

Lexo më Shumë

Presidenti Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm me qëllimin për të mbrojtur Kharkivin, sipas dy zyrtarëve amerikanë që janë në dijeni të çështjes. Zyrtarët të cilët kërkuan të mos identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nënvizuan se politika e Shteteve të Bashkuara ku Ukrainës i kërkohet të mos përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe armatime të tjera për të kryer sulme ofensive brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar. Vendimi vjen pasi zyrtarët Ukrainës shtuan kanë shtuar thirrjet ndaj…

Lexo më Shumë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë ku denoncoi se një zyrtar i lartë i shtetit i ka dërguar një mesazh kërcënues një prokurori të SPAK. Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live tha se zyrtari i lartë i shtetit, që sipas tij është nën hetim, ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë që të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq. “Një nga këta jo bota e krimit, por krimat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë…

Lexo më Shumë

Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili po shërohet pas një sulmi të fundit, është transferuar nga një spital në Banska Bystrica në kryeqytetin e vendit Bratislavë, sipas televizionit Markiza. Sipas njoftimit, Fico është shtruar në spitalin e Shën Mëhillit në kryeqytet. Miriam Lapunikova, drejtoreshë e Spitalit Universitar FD Roosevelt në Banska Bystrica, tha më parë se gjendja e kryeministrit po përmirësohej vazhdimisht. “Ne besojmë se gjendja e tij shëndetësore do të vazhdojë të përmirësohet dhe procesi i rikuperimit do të shkojë shumë mirë,” tha ajo. Një atentat për të vrarë Fico ndodhi në qytetin sllovak Handlova më 15 maj. Politikani…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 konfirmoi se në koalicionin VLEN është hapur debati që katër partitë politike, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të shkrihen në një parti, VLEN. “Në VLEN pra nuk bisedohet për ndarje, shkohet një hap më tutje. Kemi hapur një debat brenda neve se a duhet të shkrihet në një, a duhet të fuzionohet apo VLEN-i të mbetet si ombrellë, 4 subjektet të zhvillohen brenda VLEN-it. Pra është një debat shumë konstruktiv, një energji pozitive pra”, tha Mexhiti për TV21. I pyetur nëse ka ambicie që të kalojë…

Lexo më Shumë

Proceset zgjedhore ndikojnë në dinamikën e punësimeve të përkohshme dhe shërbimet konsultative në sektorin publik, por më së shumti ndikim kanë periudhat kur ndryshon pushteti. Këto janë rezultatet e analizës së zbatuar nga Instituti Nacional Demokratik-NDI dhe shoqata për hulumtim dhe analiza “ZMAJ”. Të dhënat flasin për rritje të punësimeve të përhershme në periudhën prej një viti pasi një garniturë politike ta merr pushtetin, ndërsa organizatat kanë konstatuar se numri i punësimeve të përkohshme apo angazhimit të njerëzve për shërbime konsultative, varen nga preferencat e partive që janë në pushtet. “Te punësimet e përkohshme dhe shërbimet konsultative, një garniturë politike…

Lexo më Shumë

Katërmbëdhjetë aktivistë pro-demokracisë në Hong-Kong u shpallën fajtorë me akuzën e kërcënimit të përmbysjes së rendit dhe ligjit në vend. Dy persona të tjerë u liruan. Arrestimi i aktivistëve përbën kështu një kërcënim real për sistemin demokratik në vend. Vendimet në gjyqin më të madh të Hong-Kongut kundër opozitës demokratike vijnë më shumë se tre vjet pasi policia arrestoi 47 opozitarë në bastisjet në të gjithë qytetin. Ata u akuzuan për komplot për të kryer përmbysje, e cila bie ndesh me ligjin e sigurisë kombëtare të vendosur nga Kina. Dënimi do të vijë në një datë të mëvonshme për ata…

Lexo më Shumë

Shtatë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin “Albkings”, i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim të shqetësimit dhe ngacmimit seksual. Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullaj Gashi, duke njoftuar edhe për mbylljen e këtij grupi. “Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe t’i arrestojë të gjithë kryerësit e…

Lexo më Shumë